Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Ditën e sotme u mblodh Komisioni i ligjeve, i cili shqyrtoi nen për nen projektligjin për azilin në Republikën e Shqipërisë me anë të së cilit synohet të bëhen ndryshime që do të sigurojnë një kornizë ligjore sipas standarteve evropiane për të gjithë azilkërkuesit.
Ky projektligj parashikon ndalimin e hyrjes apo qendrimit në shtetin tonë për të gjithë personat që cënojnë sigurinë në shtetin tonë. Relatorja Elena Xhina, sqaroi në komision arsyet pse janë bërë ndryshime te neni që i ndalon hyrjen dhe qendrimin në vendin tonë personave të dënuar. Sipas deputetes, do duhet të qartësohet se nuk bëhet fjalë për personat që cënojnë sigurinë publike por personat që cënojnë sigurinë e shtetit shqiptar.
“Te Neni 11, pika 3b, ndryshimi është propozuar për faktin se, nëse do ta lexoni me kujdes dispozitën nuk bëhet fjalë për vepra që cënojnë rendin dhe sigurinë publike, por bëhet fjalë për vepra që cënojnë rendin dhe sigurinë në Republikën e Shqipërisë. Pra, nëse do ta shohim me kujdes si vazhdon fjalia nuk bëhet fjalë fare për vepra që cënojnë rendin dhe sigurinë publike pasi kemi dhe vepra që janë zhurma në mjedis, kemi vepra pafund, ndërsa kur flasim për vepra që cënojnë rendin dhe sigurinë e Republikës së Shqipërisë, janë vepra të rënda. Fakti që është hequr ai “minimum 7 vjet” ishte për faktin se kishte vepra që dënoheshin 10 vite e lart, për këto lloj krimesh. Do ta kemi parasysh te komisioni i sigurisë që të gjejmë titullin që i përkojnë kreut të kodit penal që mos kemi probleme të tilla, që të qartësojmë që bëhet fjalë për cënimin e sigurisë së shtetit dhe jo sigurisë publike”, shprehet relatorja e projektligjit Elena Xhina.
Ndër të tjera në krahasim me ligjin ekzistues janë parashikuar afatet për shqyrtimin e kërkesës nga struktura përgjegjëse në ministrinë përkatëse për çështjet e azilit dhe refugjatët që, si rregull, zgjasin 6 (gjashtë) muaj nga data e paraqitjes sëkërkesës, rastet e zgjatjes së afatit të cilat bëhen për një periudhë shtesë prej 3 (tre) muajsh, si dhe është përcaktuar afati maksimal kohor për përfundimin e shqyrtimit të kërkesës që është 21 (njëzet e një) muaj nga paraqitja e tij.
Pas pyetjeve, sygjerimeve dhe komenteve të ndryshme, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.
Njoftimi nga KUVENDI:
21 tetor 2020
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në drejtimin e kryetarit z.Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, në mbledhjen virtuale të radhës shqyrtoi projektligjin “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”. Projekt-akti ishte miratuar më herët në parim dhe në mbledhjen e sotme u vijua me shqyrtimin nen për nen dhe në tërësi të tij. Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin: z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, z. Sokol Sheti, Drejtor i Drejtorisë së Azilit dhe z. Fatmir Shehu, Drejtor i Drejtorisë Juridike në MB, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve të komisionit. Relatorja Elena Xhina parashtroi në nisje të mbledhjes se është punuar me iniciuesit e projekt-aktit lidhur me disa problematika që ishin në fushën e përgjegjësisë së komisionit dhe është arritur një dakordësi për ri-formulimin e neneve të veçanta. Pas pyetjeve, sygjerimeve dhe komenteve të ndryshme, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë. Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës elektronike të komunikimit, “Cisco Webex”.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Maskat janë kthyer në një aksesor për kryeministrin Rama e duket se do ti ndryshojë javë pas jave.Pas maskës së zezë me trëndafil e cila simbolizonte pa...
TIRANË– Zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi është liruar nga detyra. Vendimi është firmosur sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Këshill...
TIRANE– Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i janë përgjigjur kryeministrit Rama për sa i përket përzgjedhjes së k...
TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujdesin e ve&ccedi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij pas refuzimit të punëtoreve të rafinerisë së Ballëshit për të dalë nga greva e urisë. Me anë të ...
TIRANE– Partia Demokratike, përmes sekretarit të përgjithshëm ka nxjerrë një video për të treguar propagandën e qeverisë e se çfarë është bërë në vend. G...
VORË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar në Vorë, ku edhe ka takuar banorë të prekur nga tërmeti. Gjatë bashkëbisedim...
TIRANE– Deputeti Myslym Murrizi ka njoftuar se sapo ka rregjistruar partinë e tij Lëvizja Demokratike Shqiptare në Gjykatë. Sipas njoftimit partia u regji...
TIRANE– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat u shpreh se dalja e kryeministrit Edi Rama nga inceneratori në Elbasan është n...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka ftuar edhe demokratët që s’janë vlerësuar apo ata që nuk kanë gjetur hapësirë në PD, që të behën pjesë e Partisë Socialiste. K...