LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve” të Jeruzalemit: Krenar për harmoninë ndërfetare unike që mikprit

21 Tetor 2020, 16:03 Nga DOSJA
Presidenti Meta merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Izraelit Reuven Rivlin, nëpërmjet një video-konference.

Meta theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët ndihen shumë krenarë për harmoninë ndërfetare unike, si model frymëzues për të gjitha vendet.

Kreu i Shtetit, pasi vlerësoi marrëdhëniet miqësore me Izraelin, vuri në dukje krenarinë e kombin shqiptar që në periudhën më të errët të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre.

FJALA E PLOTË E PRESIDENTIT META

Shalom (Paqe) nga Tirana, nga Shqipëria! Të dashur miq të Kneset-it (Parlamentit izraelit) nga Jeruzalemi dhe nga mbarë bota gjithashtu! Dëshiroj t’ju përcjell përshëndetjet e mia më të ngrohta, si dhe gjithashtu ato në emër të popullit shqiptar! Sot, teksa jeni mblidhur në atë qytet të shenjtë, do të dëshironim t’ju bashkoheshim lutjeve tuaja për paqe jo vetëm për Jeruzalemin, por botën mbarë! Kombet tona janë të lidhura me një nyje historike dhe miqësi që është përçuar dhe trashëguar nëpër shumë e shumë breza. Megjithëse jemi vende dhe kombe relativisht të vegjël, ne gjithmonë kemi luftuar për të drejtën që të jetojmë të lirë në truallin tonë. Ne gjithashtu ndajmë së bashku angazhimin tonë të plotë për shumëllojshmërinë fetare si një element thelbësor i demokracive tona. Ishte pikërisht kjo lidhje që i bëri shqiptarët t’i ofronin mikpritje, strehim dhe mbrojtje bashkësisë hebreje shqiptare, si dhe gjithëve atyre hebrenjve që po arratiseshin nga vendet e tjera evropiane për t’i shpëtuar asgjësimit pothuajse të sigurt nga Holokausti gjatë territ të dhunshëm dhe tmerreve të Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që doli nga ajo periudhë e errët duke numëruar një popullsi më të shumtë hebreje se sa kishte para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri nuk u vra asnjë hebre i vetëm, madje as edhe një prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë nga populli ynë. Shumë familje shqiptare rrezikuan jetën e tyre në përmbushje të misionit fisnik të mbrojtjes së jetëve hebreje. Dhe për këtë jemi shumë krenarë! E gjithë bota duhet të jetë krenare për shembullin tonë si dhe për kodin e nderit dhe mikpritjen shqiptare! Ne jemi gjithashtu shumë krenarë për harmoninë ndërfetar unike që mbizotëron në Shqipëri. Që nga kohë të vjetra, të cilat nuk mbahen mend, shqiptarët kanë jetuar krah për krah njëri-tjetrit në paqe, në një “vëllazërim fetar”, duke i shpalosur kështu botës mesazhin e bashkëjetesës dhe dialogut midis feve të ndryshme. Kujtimi i trimërisë së “Njerëzve të drejtë mes kombeve” duhet të mbahet mend dhe të çmohet si një shenjë e mbrojtjes nga ana e Zotit të Plotfuqishëm për popullin e tij të zgjedhur. Ka një thënie të shenjtë se: Ai që shpëton qoftë edhe një jetë njerëzore, ka shpëtuar botën mbarë! Ç’është e vërteta, Zoti është treguar dashamirës për kombet tona tona dhe na ka bekuar me paqe dhe liri në tokat tona. I kemi mirëpritur zhvillimet më të fundit mes Shtetit të Izraelit dhe vëllezërve tanë në Kosovë. Do të donin ta shfrytëzonim këtë rast për të falënderuar edhe udhëheqjen e miqve tanë të përbashkët në Shtetet e Bashkuara për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike. Në librin e profetit Jeremia, shkruhet se ne duhet të “Kërkojmë paqen në qytetin, në të cilin ju kam caktuar të jetoni si dhe t’i falemi Zotit për të; sepse në paqtimin e qytetit ju do të gëzoni edhe paqen tuaj!” Zoti i Plotfuqishem le ta bekojë Izraelin, Shqipërinë e të gjitha kombet dhe t’i sjellë paqe dhe mirëqenie qytetit të Jeruzalemit si dhe të gjitha qytetet ku ju ka përcaktuar të jetoni! Paqja qoftë mbi ju të gjithë!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll
Politike 21 Tetor 2020, 14:42

GREQI– Kryetari i Komitetit Parlamentar të Bashkimit Evropian, Manolis K. Kefalogiannis, ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Shqi...

Politike 21 Tetor 2020, 13:50

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama sërish ka përmendur presidentin e vendit gjatë aktivitetit që zhvilloi ditën e sotme në Elbasan. Rama u shpreh se Meta ka marrë t...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet