LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Mohoi dashurinë e diktatorit Hoxha, si u vra natën shkencëtarja Sabiha Kasimati, i gjithë fshati dëgjoi ulërimat e saj. Li

26 Prill 2020, 15:19 Nga DOSJA
Mohoi dashurinë e diktatorit Hoxha, si u vra natën shkencëtarja

TIRANË– Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha. Një martesë që solli në jetë tre fëmijë por që nuk ngelil pa u komentuar (sigurisht që nën zë). Shumë tregojnë se të dy u dashuruan kohën e luftës, ndërsa të tjerë përmendin një tjetër emër. Thuhet se dashuria e Enver Hoxhës ka qënë shkencëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati.

Dashuri e cila nuk iu kthye kurrë…

Por kush është Sabiha Kasimati? Si u njoh ajo me diktatorin shqiptar dhe përse u pushkatua pa mëshirë në vitin 1951?

Sabiha vinte nga një familje e njohur intelektuale libohovite. I ati i saj, Abdurrahman Kasimati, i kishte kryer studimet universitare për Mjekësi në Turqi, ku punoi si mjek dhe jetoi me gjithë familje deri në vitin 1927. Pikërisht në këtë vit u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Korçë, vend në të cilin edhe Sabihaja filloi studimet në Liceun Francez. Pikërisht këtu ndodhi takimi i parë më Enver Hoxhën. Thuhet se ai e kishte shprehur pëlqimin ndaj saj, e ajo me elegancë e kishte mbajtur larg. Deri kur mes tyre filluan përplasjet…

PËRPLASJA ME ENVERIN

Pika e vlimit kapi kulmin me dënimin e shkrimtares Muniveçanërisht nga dënimi i shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari. Sabihaja filloi të shprehte hapur pakënaqësinë për regjimin dhe për Enver Hoxhën, shokun e saj të klasës në Liceun e Korçës. Këto pakënaqësi të saj tërësisht intelektuale dhe demokratike, bënë që emri i Sabihasë të futej në listat e zeza të Sigurimit të Shtetit si “kundërshtare e regjimit”. Por ajo nuk u tërhoq…

Duke qenë se Sabihaja kishte mbaruar Liceun Francez bashkë me Enver Hoxhën dhe e njihte mirë, i kërkoi një takim. Aty ajo i tha: “Kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektualët. Dua të të pyes se me cilët ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me teneqexhinjtë apo me këpucarët”? “Boll lexove iluministët francezë, të këshilloj të lexosh Marksin dhe Leninin”, ishte përgjigja e Enverit. Pas dy ditësh, Nako Spiru, të cilin Sabihaja e kishte shok, e thirri Sabihanë për një kafe dhe në bisedë e sipër i tha: “Sabiha, duhet ta qepësh gojën, jo me karficë, por me babushkë”.

VRASJA

Megjithatë ishte tepër vonë. Emrit të saj i ishte vënë kryq nga vetë Enver Hoxha. Sabihaja ishte vendosur “listën e zezë” pasi dyshohej si agjente por edhe sepse dinte shumë për diktatorin. Si shkak për eliminimin e saj u zgjodh shpërthimi i ndodhur më 19 shkurt të vitit 1951 në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë.

Vendosja e “bombës” në legatën sovjetike do të konsiderohej si sulm terrorist ndaj regjimit dhe do të përdorej si pretekst për fillimin e një spastrimi ndaj “armiqve të popullit”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideruan një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë këtu edhe Sabiha Kasimatin (si e vetmja grua).

Pavarësisht nga mungesa e çdo provë të fajit, gjë që e pranoi edhe vetë prokurori i çështjes, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi më 20 shkurt 1951.

Më 25 shkurt 1951, gjykata i dënoi që të gjithë me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Tre ditë përpara se t’i ekzekutonin, në Menik ishte hapur një gropë e thellë për të futur në një varr të përbashkët. Të lidhur me tela me gjemba, 23 personat e dënuar me vdekje ishin rreshtuar krah njëri-tjetrit dhe prisnin komandën “zjarr” për t’ju shkëputur filli i jetës.

Edhe pse asnjë prej tyre nuk njihej me njëri-tjetrin, sërish burrat u munduan që ta shpëtonin Sabihanë. Në momentin kur “xhelatët” hapën zjarr ata dolën para trupit të Kasimatit, duke e shpëtuar. E gjallë mes një grope plot me të vdekur ajo bërtiste: “Mos më vrisni”!

Por nuk u kursye…

Rrëfimet për të nuk u ndalën aty. Bënorët e zonës tregonin pas diktaturës se atë natë Sabihanë nuk e kishte kapur plumbi dhe e kishin torturuar, deri sa kishte dhënë shpirt. Fshatarët tregonin se kishin dëgjuar klithma gjatë natës, një zë gruaje që ulërinte “Çfarë i kam bërë perëndisë?”.

Kohë më pas, kishte kaluar andej një traktorist që nuk ishte në dijeni të ngjarjes dhe duke punuar, kishte nxjerrë trupin e saj në sipërfaqe, meqenëse ajo ishte hedhur më vonë se të tjerët, përderisa kishte vdekur e fundit.

IRONIA

Duket se fati i Sabihasë ka qënë i lidhur ngushtë me atë të familjes Hoxha. Aq sa dita e saj e vdekjes përkon me të venë e diktatorit Enver Hoxha. Nexhmije Hoxha ndërroi jetë më 26 shkurt të 2020, ndërsa 69 vite më parë u vra mizorisht Sabihja, pikërisht me urdhër të personit që e dashuroi aq shumë, aq sa nuk mundi ta linte të gjallë.

Mëria për dashurinë e mohuar, firmosi fatin tragjik të shkencëtares, e cila preferoi të mbytej në një gropë me 22 të vdekur, sesa nga regjimi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur enver hoxha nexhmije hoxha sabiha kasimati enver hoxha nexhmije hoxha sabiha kasimati

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit