LIVE UPDATES
Aktualitet

Monitorimi i VOA në Shqipëri: Çdo i sëmurë me COVID shpenzoi të paktën 1 mijë USD për mjekime, qeveria iu dha vetëm 40

23 Shtator 2021, 16:57 Nga DOSJA
Monitorimi i VOA në Shqipëri: Çdo i sëmurë me COVID

Në Tiranë, Organizata “Together for Life” publikoi sot dy raporte monitorimi mbi buxhetin për shëndetësinë gjatë pandemisë Covid-19, të përgatitura me mbështetjen e Fondacionit Westminister për Demokraci në Shqipëri. Në këto studime theksohet se të sëmurët me Covid-19, që u kuruan në shtëpi gjatë 15 muajve të pandemisë u përballën me kosto të larta për mjekime nga fondet e veta, duke shpenzuar së paku 1 mijë dollarë për person.

Ekspertët vërejtën se paketa e rimbursimit nga qeveria për shpenzimet ndau vetëm afro 40 dollarë për person. Në monitorimet e organizatës “Together for Life” dhe Fondacionit Westminster për Demokraci në Shqipëri, për rimbursimin e mjekimeve të Covid-19 për periudhën 9 mujore shtator 2020-maj 2021, thuhet se paketa e rimbursimeve qeveritare për qytetarë të COVIDIT nuk pati ndikim te të sëmurët.

Ata harxhuan nga portofoli familjar afro 1 mijë dollarë secili, por rimbursimi ishte vetëm 40 dollarë për vetëm 1 mijë e 708 persona.

“Raporti vëren se sipas deklarimeve zyrtare, të paktën 4.7% e popullsisë ishte e infektuar nga Covid-19 deri në maj të këtij viti, ndërsa popullsia që ka marrë rimbursim për shpenzimet e kurimit nga Covid-19 është 0.25%. Ekspertët theksojnë se shpenzimet për trajtimin e sëmundjes ishin 10 deri 20 herë më larta se fondet e përfituara nga rimbursimi” – thotë Denisa Canameti, eksperte e organizatës “Together for Life”.

Në një raport të dytë mbi monitorimin e buxhetit të shëndetësisë në 9 muajt e fundit, autorët theksojnë se Pandemia nuk po ushtron presion të lartë për fonde shtesë në buxhet, por ata vërejnë se shpenzimet në sektorin e shëndetësisë në dy vitet e fundit janë rritur me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore.

Buxheti i shtetit i këtij viti parashikoi një rënie të lehtë (0.2%) në shpenzimet totale për financimin e sektorit të shëndetësisë. Vitin e kaluar sektori i shëndetësisë zinte vetëm 7.4 për qind të shpenzimeve totale buxhetore, me një rënie të lehtë nga viti 2018, ndonëse pandemia shënoi dy valë të rënda infektimesh në gusht dhe nëntor.

“Përvoja tregoi se jo spitalet por parandalimi i përhapjes së koronavirusit është mjeti kryesor në përballimin e pandemisë. Pra, fondet e dhëna për vaksinat janë fonde për parandalimin e sëmundjes. Fillimisht nuk kishte protokolle. Njerëzit e shqetësuar për shëndetin u shtynë të merrnin mjekime vet. Ministria e shëndetësisë ka bërë disa protokolle, dhe ministria financon ato protokolle të bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nuk mund të jetë përgjegjëse nëse erdhën më shumë medikamente. Ato nuk janë përdorur të gjitha ashtu si duhet. Njerëzit pa dashur kanë përdorur jashtë rregullave edhe medikamente, që u kanë edhe keq” – thotë zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëkohësisht drejtuese e Komitetit Teknik kundër Pandemisë.

Analistët vërejnë se fondet për shëndetësinë kanë ardhur në rënie dy vitet e fundit në raport me totalin e buxhetit të shtetit. Shpenzimet për përballimin e pandemisë ne aspektin shëndetësor pritet të jenë sa 12,6 % e totalit të buxhetit të sektorit të shëndetësisë për dy vitet 2020 dhe 2021.

Raporti i monitorimit të buxhetit vëren se nga fondet për krizën shëndetësore vitin e kaluar një pjesë e madhe 38 për qind shkuan për pajisje mbrojtëse për stafet mjekësore dhe shumë pak për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e koronavirusit ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje