LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mos dëshmo se përndryshe do të vrasim ty dhe djalin tënd”/ Zbardhet zanafilla e sherrit mes Jetmir Muçllarit dhe “Li

29 Gusht 2020, 08:44 Nga DOSJA
“Mos dëshmo se përndryshe do të vrasim ty dhe djalin

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj biznesmenit Jetmir Muçllari (Çekiçi) në Pogradec. Gazetari Elton Qyno  ka zbardhur kërcënimin që Ilir Berberi, i njohur ndryshe si Liri i Rrushkës i ka bërë biznesmenit para derës së gjykatës më 10 shkurt të 2020. Ky kërcënim erdhi pasi Jetmir Muçllari kishte vendosur që të dëshmonte në gjyq kundër Mariglen Topuzit, i cili i ka djegur makinën “BMWX6” djalit të tij, Johan Muçllari. Ndërkohë, kërcënimi me jetë dhe krijimi i bllokadës përpara derës së gjykatës së Pogradecit ishte organizuar jo vetëm nga Ilir Berberi, por të pranishëm ishin edhe Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit, dhe anëtarë të tjerë të bandës së Pogradecit.

“…nëse nuk tërhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd…”, mësohet t’i ketë thënë Liri i Rrushkës biznesmenit.

Pas kërcënimit të orës 10:40 të 10 shkurtit në derë të gjykatës dhe përplasjeve fizike, Muçllari bëri denoncim në komisariat. Ai kishte filmuar momentet e përplases, të cilat janë filmuar gjithashtu edhe nga kamerat e sigurisë së gjykatës.

“…teksa po shkoja para gjykatës, kam vënë re se kishte grumbullime të shumta njerëzish. Në këtë moment, kam njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, se disa persona më kishin zënë rrugën dhe nuk më linin të hyja në ambjentet e gjykatës, për të dhënë dëshminë……aty kanë qenë Ilir Berberi, djali i tij Firdeues Berberi, Xhuljano Topuzi dhe Meardi Berberi. Mua fillimisht më është afruar Firdeus, të cilin unë e njoh si djalin e “Lilit të Rushkës” dhe pasi më ka kapur nga krahu më ka thënë:”…ti nuk do të futesh për të dëshmuar, përdryshe do ta vrasim ty dhe djalin tënd…. Pas Firdeusit, më ka ardhur babai i tij, Ilir Berberi ose “Lili i Rushkës” dhe më ka thënë: “…nuk do të hysh në gjyq, kam ardhur tre herë për të takuar, por nuk më ke pranuar…”.ka thënë biznesmeni në Polici.

Jetmir Muçllari, ka treguar se më tej se nuk është tërhequr për dëshminë dhe tij dhe ka tentuar të futet në sallën e gjyqit.  Muçllarit para efektivëve të Policisë ka rrëfyer se gjatë momentit të përplasjeve, nga salla e gjyqit ka dalë prokurori Erjon Pustina si dhe një grua tjetër, punonjëse e gjykatës, dy punonjës policie me uniform dhe përsëri personat që ndodheshin aty, nuk e kanë lejuar të hyjë në sallën e gjyqit. Pas pak minutash Jetmir Muçllari mundi të futej më pas në sallën e gjyqit, por nuk dëshmoi, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që ndodhej.

Për këtë ngjarje, policia shoqëroi Firdeus Berberin, Meard Berberin, Ilir Berberin dhe Xhuljano Topuzi për akuzat e “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo shërbim publik” e kryer në bashkëpunim dhe “Kanosjes për të mos dëshmuar” e kryer në bashkëpunim.

Më pas gjykata e Pogradecit vendoi masën e “arrestit në burg” për Xhuljano Topuzin dhe “arrest shtëpie” për Firdeus Berberin. Ndërsa, u lanë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi. Por, 7 muaj nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit, ka dyshime të forta se këta persona, kanë kryer dy atentet në Hotel Voloreka, pronë e Jetmir Muçllarit.

Ndërkohë gazetari tregon detaje se mbiemri i parë Jetmir Muçllarit ka qenë Çekiçi. Biznesmeni e ka ndryshuar mbiemrin e tij, pasi i ndruhej një hasmërie. Në vitin 2010, Jetmirit, i kanë vrarë djalin e xhaxhait Festim Çekiçi.

Dy atentatet ndaj pronarit të hotel Voloreka

Për 2 sulmet me armë që ndodhën në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec, policia gjithsej ka arrestuar 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorit. Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj hotel voloreka ilir berberi jetmir muçllari liri i rrushkës atentat ndaj hotel voloreka ilir berberi jetmir muçllari liri i rrushkës

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Gusht 2020, 05:57

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se raporti  “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut” nuk është i sakt...

Aktualitet 29 Gusht 2020, 05:30

KUKËS- Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës, pasi qytetarët e Kosovës preferojnë bregdetin shqiptar. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj