LIVE UPDATES
Bota

Mosmarrëveshja e peshkimit, Franca liron peshkarexhën britanike

3 Nëntor 2021, 07:59 Nga DOSJA
Mosmarrëveshja e peshkimit, Franca liron peshkarexhën britanike

Franca ka liruar një peshkarexhë britanike që u arrestua javën e kaluar, tha ministri britanik i Mjedisit Eustice për stacionin Broadcaster Sky. Qeveria e tij përshëndeti vendimin e Francës për të mos vendosur sanksione tregtare për momentin. Ato do të hynin në fuqi sot. Parisi kishte kërcënuar ndër të tjera se do të mbyllte disa porte për anijet britanike të peshkimit. Nga ana e saj, qeveria në Londër kishte paralajmëruar kundërmasa.

Mosmarrëveshja ka të bëjë me licencat e peshkimit. Londra ishte zotuar të jepte një sasi të caktuar të tyre për kohën pas Brexit-it. Franca ankohet se këto dokumente po refuzohen, por Britania e kundërshton këtë.

Franca e akuzon Britaninë se nuk respekton marrëveshjet e Brexit-it dhe se ka mohuar licencat e shumë peshkatarëve francezë për të peshkuar në ujërat britanike, në kundërshtim me marrëveshjen. Nga Londra, akuzat janë hedhur poshtë. Londra thotë se bëhet fjalë vetëm për disa dhjetëra peshkarexha, që nuk kanë marrë leje për shkak të mungesës së dokumenteve. Të dyja palët tani duan të rifillojnë bisedimet për këtë temë.

Paralajmërimet parashikonin masa të tjera

Peshkarexhën britanike që liroi sot, Franca e kishte ndaluar të enjten. Një varkë e dytë u paralajmërua, sepse u tha se dyshohej që po lundronte pa licencë në ujërat franceze. Annick Girardin, ministrja franceze e ngarkuar me peshkimin, tha se varka ishte sekuestruar gjatë një inspektimi pranë Le Havre për peshkim atje pa licencë. “Nuk është luftë me armë, por është ndeshje”, tha ajo për radion RTL.

Qeveria britanike shprehu irritim për këtë veprim dhe kërkoi sqarime për këtë çështje. Një zëdhënës i kryeministrit britanik Boris Johnson tha se ambasadori britanik në Francë kishte kërkuar bisedime me ministrin francez të Evropës.

Franca kishte kërcënuar gjithashtu se do të forconte kontrollet doganore, të sigurisë dhe të tjera mbi anijet dhe kamionët britanikë që udhëtojnë midis dy vendeve. Përveç kësaj, mund të ketë masa që prekin furnizimet me energji në Britani, u tha,

Në Twitter, ministri i Brexit-it në Britaninë e Madhe, David Frost reagoi: “Është shumë zhgënjyese që Franca e ndjen të nevojshme të bëjë kërcënime natën vonë kundër industrisë së peshkimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe, me sa duket, tregtarëve në përgjithësi”. Ai tha se tani do të kërkonte sqarime në Paris, por gjithashtu po shqyrtonte “çfarë veprimesh duhet të ndërmarrim në dritën e këtij informacioni”, u shpreh Frost.

Ujërat britanike janë ndër më të pasurat me peshq në Atlantikun e Veriut dhe përfaqësojnë pjesën më të madhe të peshqve që kapen në BE. Negociatat midis Komisionit Evropian dhe qeverisë në Londër mbi marrëveshjet konkrete për peshkimin vazhduan këtë javë. Krahas statusit të Irlandës së Veriut, peshkimi ishte çështja më e ndjeshme në negociatat e daljes nga BE.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota britani e madhe france licensat e peshkimit britani e madhe france licensat e peshkimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj