E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Talibanët kanë vënë ndalesë në përdorim të valutave të huaja në Afganistan, duke kërcënuar me dëme tjera në ekonominë që është përballur me shumë vështirësi, prej kur ky grup ka marrë pushtetin në muajin gusht.
Prej tani, secili që përdor valuta të huaja për biznes, do të ndiqet penalisht, kanë thënë talibanët në një deklaratë të ndarë me gazetarët më 2 nëntor.
“Situata ekonomike dhe interesat kombëtare të shtetit kërkojnë që të gjithë afganët të përdorin valutën afgane në të gjitha transaksionet”, është thënë po ashtu në deklaratë.
Valuta kombëtare, afgani, është zhvlerësuar në mënyrë drastike, prej kur talibanët kanë rrëzuar nga pushteti Qeverinë e përkrahur nga mekanizmat ndërkombëtarë, në mes të muajit gusht.
Shumë transaksione në këtë shtet të shkatërruar nga lufta kryhen me dollarë amerikanë, derisa zonat kufitare përdorin valutën e Pakistanit për tregti.
Teksa ekonomia e Afganistanit veçse përballet me vështirësi, për shkak të ndaljes së ndihmave, rritjes së çmimeve të ushqimit dhe rritjes së shkallës së papunësisë, talibanët janë duke kërkuar njohje ndërkombëtare dhe po kërkojnë lirimin e miliarda dollarëve që janë bllokuar në bankat jashtë vendit.
Afganistani është varur tejet shumë nga fondet ndërkombëtare në 20 vjetët e fundit, pasi tri të katërtat e gjithë buxhetit për shpenzime publike, janë siguruar nga ndihmat.
Në përpjekje për të ndalur krizën humanitare, komuniteti ndërkombëtar, ka thënë se do të ofrojë paketa mbështetëse për Afganistanin dhe fqinjët e tij.
Marrë nga REL
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, është arritur përparim historik dhe se liderët e Kinës dhe Rusisë kanë...
AUSTRALI-Cleo Smith, e zhdukur prej 18 ditësh në Australi, është gjetur gjallë e shëndoshë në një shtëpi të mbyllur. Vajza 4-vjeçare u zhduk nga familja ...
SHBA– Gara për guvernator supozohej të ishte një fitore e lehtë për demokratët, por gjërat ndryshuan. Anketat tregojnë se demokrati Terry McAuliffe, i cil...
AUSTRALI- Mediat australiane publikuan të martën mesazhe midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit australian Scott Morrison, teksa ky i fundi...
BOSNJE&HERZEGOVINË- I dërguari special i presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dielën do të bëjë një vizitë zyrt...
FRANCË- Një burrë është qëlluar me thikë pasi kërcënoi oficerët e sigurisë në një stacion hekurudhor në Paris. The Indipendent shkruan se sipas raportimeve...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka publikuar ditën e sotme Kontratën e Angazhimit për të Rinjtë, një mënyrë për të mbështetur ata që nuk janë as...
MAQEDONIA E VERIUT- Një grua nga fshati Jabollçishtë e Epërme në Maqedoninë e Veriut ka rrahur tre burra me shkop. Zhurnal.mk shkruan se 44-vjeçar...
AUSTRALI– Dy vajza adoleshente janë akuzuar për tentative vresje ndaj një mësueseje, e cila u godit me thikë në një shkollë të mesme në Perth. Mediat njof...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje të martën Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian. Ky njëherësh s...