LIVE UPDATES
Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë, ‘mbytet’ Durrësi, shumë fshatra pa drita

27 Dhjetor 2021, 06:30 Nga DOSJA
Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë, ‘mbytet’

SHQIPËRI – Që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, i gjjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar edhe problematikat e para në disa zona të vendit.

Kështu, raportohet se në Vlorë, ka pasur probleme me lundrimin e anijeve të vogla, si pasojë e dallgëve të mëdha të cilat arrijnë deri në 2.5 metra. Në lidhje me këtë situatë, Autoriteti Portual i Vlorës ka marrë vendimin që të anulohen të gjitha lundrimet e anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit, deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullime për kryerjen e lundrimit.

Probleme si pasojë e motit të keq ka pasur edhe në Gjirokastër dhe në fshatrat përreth saj, ku raportohet se është krijuar situatë e vështirë mëngjesin e së hënës për shkak të daljes së ujërave nëpër rrugë.

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë bërë që disa lagje dhe rrugë të qytetit të Durrësit të jenë nën pushtetin e ujit. Situata më e rëndë paraqitet në lagjen nr.18, pranë stadiumit. Sikurse shihet në video, uji i cili ka depërtuar mbi trotuare ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Shirat e rrëmbyer përgjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar probleme seriozore në furnizimin e energjisë elektrike në disa zona në Gjirokastër. Burime zyrtare konfirmojnë se OSHEE Rajoni Gjirokastër ka konstatuar defekte serioze në katër fidëra të linjës 10 kV. Konkretisht ka mungesë energjie në Kordhocë të Lazaratit, në fshatin Bulo, disa fshatra të Njësisë Administrative Zagorie dhe Grapsh në Njësinë Administrative Dropull, si dhe në fshatin Maricaj Njesia Administrative Buz.

Përkeqësimi i kushteve të motit në orët e para të ditës së sonte, 27 dhjetor, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Referuar raportimit të orës 09:30, OSSH njofton se, zonat në Fier, Fushë Krujë, Lezhë dhe rreth Tiranës, kanë mungesë të energjisë elektrike.

Në territorin e Prefekturës së Qarkut Shkodër kanë vijuar reshjet e shiut gjatë gjithë natës, ku në zonat malore kanë rifilluar dhe reshjet e dëborës. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Rrugore  bëhet me dije se ka rënie gurësh e inertesh nga skarpatet e malit, të cilat pastrohen nga kontraktorët. Aktualisht nuk raportohet për bllokim të qarkullimit në asnjë aks rrugor. Probleme ka pasur edhe me furnizimin me energji elektrike.

I gjithë Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë krijuar problematika të shumta në qytet. Ujërat kanë vërshuar në rrugët e qytetit duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, kryesisht në bulevardin ‘Gjergj Fishta’.

Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit nga Tirana në Klos. Më problematike situata paraqitet në Bypassin e Murrizit ku ka rënie të shumta të gurëve. Rrëshiqtja e tokës si pasojë e fryrjes nga shiu ka bërë që në një gjatësi të konsiderueshme ky segment të bëhet i vështirë për qarkullimin e automjeteve si rezultat i pranisë së gurëve. Po ashtu në pjesën e Qaf Murrizit ka reshje dëbore me intensitet të ulët, ndërsa momentalisht problemi i vetëm është prania e gurëve në rrugë.

Sipas meteorologëve, kjo situatë e motit pritet të vijojë gjatë natës dhe deri mëngjesin e ditës së nesërme, ndërkohë që temperaturat do të ulen lehtë gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18 °C.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Përmbyten rrugët në Gjirokastër, Policia apelon: Bëni kujdes, ruani distancën!

Kaos në Rrugën e Arbrit, masive gurësh bllokojnë qarkullimin e automjeteve

Reshjet e dendura të shiut, probleme në Lezhë, rrugët e qytetit mbulohen nga uji

Moti i keq, rënie gurësh dhe disa fshatra pa energji elektrike në Shkodër

Moti i keq me reshje shiu e erë të fortë, OSSH: Disa qytete kanë mungesë energjie

Moti i keq / Probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Gjirokastrës

VIDEO/Reshjet e shiut, disa lagje e rrugë të Durrësit nën ujë, përmbytet ‘Lagja 18’

VIDEO / Përroi del nga shtrati në Lazarat, izolohen dhjetëra familje

Furtunë dhe dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi në Vlorë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti ne shqiperi moti sot moti moti ne shqiperi moti sot

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj