LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më fal nanë, por nuk mundem ma”/ Motra e Saimir Jakut letër mediave: S’mund të na shenjoni si target të mundshëm, n

11 Janar 2020, 06:37 Nga DOSJA
“Më fal nanë, por nuk mundem ma”/ Motra e Saimir Jakut

TIRANE-– Adelina Jaku, motra e Saimit Jakut, ish-drejtorit të OSHEE-së dhe tezja e Kreshnik Jakut, që janë ekzekutuar vite më parë, ka reaguar publikisht për vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen. Në në një reagim përmes rrjeteve sociale, motra e ish-drejtorit të OSHEE-së, është shprehur se familjarët e saj mund të shënjohen si target i mundshëm për krimin e radhës.

Jaku thekson se 3 vitesh nuk ndjek më lajme, pasi sipas saj janë të pavërteta. “Shokët dhe shoqet e klasave të tyre, ish-kolegë, i kanë njohur nga afër. Ata ishin dy të rinj me ëndrra, njerëz normalë për moshën e tyre, sigurisht jo shenjtër, por as ata sikurse i shitën gazetat e televizionet! Nuk ishin as kriminelë, e as trafikantë dhe për këtë nuk gjendet asnjë akuzë ndaj tyre e jo më dënim i faktuar për trafik e banda, përveç lajmeve të “profesonistëve” pas vdekjes së tyre.”, shprehet ajo.

Ashpër reagon Jaku edhe ndaj gazetarëve pasi thotë se ” ushqehen me fatkeqesitë e njerëzve në mënyrën më të paskrupullt, që kërkojnë të pinë gjak edhe nga të vdekurit”.

LETRA E PLOTE PUBLIKE

Jam Adelina Sali-Jaku, motra e Saimirit, kriminel dhe tezja e Kreshnikut trafikant. Lavdi zotit që djali im është vetëm 10 vjeç sot se kush e di çfarë do të ishte sipas Klodianave, Dorianëve, Andeve, e lloj lloj medie të “fjalës së lirë”. Nuk më ka pëlqyer kurrë të shoh edicionet e lajmeve, të ndjek portale plot me informacione pa vlerë, veçanërisht këto 3 vitet e fundit kur unë humba 2 nga njerëzit e mi të shtrenjtë. Vëllain, Saimirin dhe nipin Kreshnikun. Ngjarje tronditëse por që në jetë ndodhin. Nuk gjetëm shpjegim, nuk gjetëm arsye, nuk u gjetën as vrasës.

Me këto humbje të pashërueshme të shpirtit hoqa dorë nga leximi i lajmeve online apo i ndjekjes së tyre në Tv kur pashë se si këta dy njerëz që ne humbëm, na i shndërruan në kriminelë, banda kriminale etj-etj, pavarësisht se pa mbledhur kurrfarë informacioni të saktë apo fakti, për çfarë shkruajtën. Pa pyetur sigurisht nëse për këto shpifje disa njerëz të gjallë denigrohen! Pa e vrarë mendjen (sepse kjo merr kohë dhe energji) bënë lajme, fituan klikime dhe audiencë…

Nuk po ndalem të sqaroj si qe jeta e tyre e shkurtër sepse ata njerëz që vërtetë na njohin, e dinë fort mirë se qe e ndërtuar me sakrifica, mundime e dhimbje…

Shokët dhe shoqet e klasave të tyre, ish-kolegë, i kanë njohur nga afër. Ata ishin dy të rinj me ëndrra, njerëz normalë për moshën e tyre, sigurisht jo shenjtër, por as ata sikurse i shitën gazetat e televizionet! Nuk ishin as kriminelë, e as trafikantë dhe për këtë nuk gjendet asnjë akuzë ndaj tyre e jo më dënim i faktuar për trafik e banda, përveç lajmeve të “profesonistëve” pas vdekjes së tyre.

Na u thërmua shpirti, por siç tha nëna ime: “Mos Dëgjoni më lajme e llafe pazari, por të mbledhim thërrimet e zemrave t’i bashkojmë e të vazhdojmë jetën, sepse ajo nuk është vetëm dhuratë por edhe detyrë për njerezit”.

Dhe ne të gjithë, në heshtje ashtu bëmë, duke filluar ajo me shembullin e saj, motra jonë e madhe që ka dhe plagën dyfishe të humbjes së vëllait e të djalit, dhe të gjithë ne, bijtë e bijat e saj.

Sot pas më shumë se tre vitesh nga tragjeditë që kaluam, ndihemi të sulmuar të kërcënuar e shumë të lënduar, këtë herë jo prej plumbash, por nga një tufë gjallesash, nuk e di nëse mund t’i quaj spiker, folës, zhurmues, sepse të më ndjeni për ashpërsinë, por njerëz nuk mund t’i quaj!

Nuk mund të quaj njerëz, disa “gazetare investigative” që transmetojne një ngjarje tjetër tragjike në Shqipërinë tonë dhe pa një rrjedhë logjike ndërtojnë “kronologji datash” skenarë të tërë vrasjesh të cilat ndodhin mes dy ”bandave kriminale!”!

Do të doja t’i pyesja Klodianat, Dorianat, Andet, Lalat, Bezatet, Borat e shirat e shumë të tjerë si këta, kush ishte banda e Saimirit? Kush ishte banda e Kreshnikut? Kur janë gjykuar sa qenë gjallë për trafik të lëndëve narkotike? Kur janë dyshuar për të tilla krime??? Kur???!!!! Por nuk mundem, nuk mundem se në mes të kesaj dhimbje të thellë që kam në shpirt, me qeshet. Po po, më qeshet në mënyrën më të pështirë se sa të MJERE janë! Ata nuk kishin kurrë një dyshim për të tilla akuza sa jetuan e jo me dënim të faktuar!

Unë ende sot nuk e di kush m’i vrau familjarët dhe pse??? Jam ende në hijen e dyshimeve, por nëse duan, këta gazetarë që “dinë gjithçka”, le të na e thonë!

Gazetarë që ushqehen me fatkeqesitë e njerëzve në mënyrën më të paskrupullt, që kërkojnë të pinë gjak edhe nga të vdekurit!

Pyes veten nëse e dinë zonjat dhe zotërinjtë profesionistë, dhe mediat ku ushqehen, se SHPIFJA NDAJ TE VDEKURVE të cilët tashmë nuk mund të vetëmbrohen, përbën vepër penale! Gjithsesi unë me këmbëngulje dhe durim do të përpiqem t’ua kujtoj nëpërmjet personave që i kanë njohuritë e nevojshme ligjore.

Nuk besoj se u bëhet vonë se duke sajuar këto “hasmëri familjesh që kontrollojne qytetin”, siç shprehen ata, nxisin makabritete të tjera dhe bëhen më të rrezikshëm se vetë vrasësit, që nuk u gjendën deri tani!

Më dhimbsen për paaftësinë që kanë si fillim për të qenë njerëz që mendojnë, e më pas për të qenë edhe profesionistë! Vite dritë larg me të dyja.

Dua të sqaroj që neve si familjarë, nënës tonë, motrave e vellait, nuk na ndryshoni asgjë në jetë me të pavërtetat që shpifni por, MUND TË NA SHENJONI SI TARGET TË MUNDSHËM PËR KRIMIN E RADHËS TË CILIN DO TË NXITONIT TA BËNIT LAJM!

Për ta mbyllur duhet t’i kërkoj falje nënës time e cila pavarësisht se për këtë shkrim mund dhe të mos njoftohet, sigurisht që nuk do të ishte dakort që ta shkruaja! Nuk do të ishte dakort sepse ajo “nuk do t’i fryj zjarrit”. Më fal nanë, por barra që na kanë vu asht shumë ma e randë se na takon e unë nuk po mundem ma!!!!

Reagimi i Adelina Jakut lidhet me vrasjen në Rrëshen disa ditë më parë të Kastriot Reçit, biznesmen i cili i vra me një plumb në zemër. Kastriot Reçi, biznesmeni që u ekzekutua dyshohet të jetë autori i vrasjes së ish-drejtorit të OSHEE-së Saimir Jaku. Ende për vrasjen e Reçit nuk ka një autor, por edhe për kalvarin e ekzekutimeve në këtë qytet.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adelina jaku kreshnik jaku saimir jaku vrasje në rrëshen vritet kastriot reci adelina jaku kreshnik jaku saimir jaku vrasje në rrëshen vritet kastriot reci

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Janar 2020, 21:06

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për kërcënimin e bërë nga Lideri Suprem i Iranit, Ali Kahmenei, i cili hodhi akuza kundër vendit...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj