LIVE UPDATES
Aktualitet

Ishin kthyer në tmerr për grabitjet me armë, ndalohen dy persona në Korçë, një tjetër në kërkim

10 Janar 2020, 19:43 Nga DOSJA
Ishin kthyer në tmerr për grabitjet me armë, ndalohen dy persona

KORÇË– Dy persona janë ndaluar nga Policia e Korçës gjatë operacionit “Start 2020”, pasi akuzohen për tentativë vrasje, kanosje dhe vjedhje banesash. Një tjetër është shpallur në kërkim si bashkëpunëtori i dy të ndaluarve.

Policia nuk i ka identifikuar të ndaluarit por ka publikuar inicialet e tyre. Të ndaluarit janë: Q., të dy 28 vjeç dhe banues në Korçë, ndërsa në kërkim u shpall 24-vjeçari me iniciale K.A.

Përveç tyre, nën hetim në gjendje të lirë janë edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen për “pastrim të produkteve të veprës penale”, madje njëri prej tyre gjatë operacionit kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë. Bëhet fjalë për: E. F, 27 vjeç dhe V. K., 48 vjeç, po ashtu banues në Korçë.

Gjatë operacionit të Policisë, është sekuestruar një armë gjahu, të cilët të ndaluarit dyshohet se e kanë përdorur gjatë grabitjeve të banesave dhe sendet e marra nga to.

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Start 2020” për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimeve ndaj personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia ndalon dy shtetas dhe shpall në kërkim një tjetër, të tre me precedent të mëparshëm penal, të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, si tentativë vrasje, kanosje, vjedhje.

Procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë me inicialet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, njëri prej të cilëve gjatë këtij operacioni, kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Sekuestrohet një armë gjahu si dhe sende të vjedhura.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, kapjen dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar të tyre, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Start 2020” si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. A., 24 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve E. F, 27 vjeç dhe V. K., 48 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë fazave të këtij operacioni, rezulton se dy shtetasit e ndaluar, B. Q; D. S., si dhe shtetasi i shpallur në kërkim K.A., të cilët kanë precedent të mëparshëm penal, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 30.08.2019, në lagjen nr. 2, Korçë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit J. K., pa shkaktuar dëme në njerëz.

Më datë 20.12.2019, në lagjen nr. 7, Korçë, në lokalin e shtetasit E. S., shtetasi A. Z. (i cili u arrestua në flagrancë për këtë ngjarje) në bashkëpunim me shtetasin B. Q., kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.

Më datë 08.01.2020, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi B. Q., dhe K. A., për motive të dobëta dyshohet se nëpërmjet kërcënimit të armës, kanë kanosur shtetasin N. F.

Më datë 07.01.2020, në lagjen nr. 14, Korçë, kanë thyer xhamin e automjetit tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit B. R., ku kanë vjedhur 100 euro dhe një çantë me dokumente.

Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 15., Korçë, kanë tentuar të vjedhin dyqanin në pronësi të shtetasit M. P.

Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 14., Korçë, kanë vjedhur 50.000 lekë, në lokalin në pronësi të shtetasit E. R.

Më datë 10.01.2020, në lagjen nr. 4., Korçë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases V. K.

Shtetasi E. F., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe së bashku me shtetasin V. K., dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, të cilën e posedonte pa leje shtetasi K. A., dy televizorë plazma dhe gjashtë telefona celularë.

Materialet hetimore në ngarkim të pesë shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korce operacioni 'start 2020' policia e korces korce operacioni 'start 2020' policia e korces

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë