LIVE UPDATES
Aktualitet

Klandestinët lëshohen nga ‘zinxhirët’, 3 palestinezë bëjnë namin me vjedhje në Tiranë, dalin fotot dhe dësh

10 Janar 2020, 16:42 Nga DOSJA
Klandestinët lëshohen nga ‘zinxhirët’, 3

“Nuk kishte vend në kamp, shteti shqiptar nuk më pranoi atje. Kështu që u detyrova të qëndroj rrugëve dhe për këtë, herë jam detyruar të lyp dhe herë edhe të vjedh”. Kjo është deklarata e njërit prej tre palestinezëve të arrestuar nga Policia e Tiranës për një seri vjedhjesh të kryera në kryeqytet. Osmane Ellabasi është vetëdeklaruar se është i biri i Abdullahut dhe sipas tij ka lindur në Palestinë në vitin 1996. I dyti është prezantuar si Yassine Lawli, i biri i Yousufit, lindur në 1994. I treti Ahmed Basri, lindur në 2002 në Ramallah të Palestinës. Por, ndërsa tre klandestinët raportojnë këto të dhëna personale, policia u ka marrë atyre shenjat e gishtave, i tha një burim ekskluziv gazetës “Si” dhe po konfirmon identitetin e tre të dyshuarve. Sipas burimeve konfidente të gazetës “Si”, tre të arrestuarit nuk kishin asnjë dokument identifikimi me vete edhe pse kontrolle janë ushtruar edhe në hotelin ku të dyshuarit qëndronin. “Ne përherë e më tepër po shoqërojmë individë nga vendet e luftës”, pohoi për gazetën “Si” një burim policor në kushtet e anonimatit, “dhe përherë e më shumë, vendosemi në lëvizje për të zbuluar identitetin e tyre”. I njëjtë është edhe rasti i tre djemve të arrestuar sipas policisë kundër të cilëve ka një sërë provash për akuzat e vjedhjes, por nuk ka asnjë provë që të vërtetojë identitetin e tyre. Për këtë shkak, policia i ka referuar në prokurori të tre hajdutët me të dhënat personale që ata vetë kanë deklaruar , ndërkohë që lidhur me profilin e tyre, Interpoli do japë përgjigje me rëndësi për hetimin.

Dosja e palestinezëve

Kallëzimi më i fundit që vulosi fatin e tre klandestinëve ishte ai i shtetases Olimbi Imeri, tregoi një burim pranë policisë. Gruaja ka thënë në polici se i kishin vjedhur 20 palë këpucë, ndërkohë që gjatë ditëve të para të vitit rezultojnë të vjedhura prej tyre dy shishe Wiski dhe 4 mijë lekë në një bar kafe, rroba e atlete në dyqanin e shtetases Laureta Hasanmema, një telefon në farmacinë e A. P. Gjithashtu, klandestinët shikohen si autorë të vjedhjes edhe të telefonit Samsung në pastiçerinë franceze, si dhe të një portofoli që i përkiste Maria Theresa Marchal. Për të gjitha këto ngjarje tre shokët nga Palestina janë tradhtuar nga kamerat e sigurisë.

Dëshmia ekskluzive

Policia i tregoi gazetës “Si” rrëfimin e tre të rinjve. Ata rrëfyen se kanë hyrë në Shqipëri prej tetë ditësh përmes rrugëve ilegale. “Kemi hyrë nga kufiri i gjelbër dhe erdhëm nga Greqia”, pohuan veç e veç secili nga të prangosurit teksa përktheheshin në shqip nga një përkthyese e licencuar. Gjatë këtyre ditëve, të rinjtë klandestinë kanë fjetur rrugëve dhe së fundmi kanë gjetur një hotel të lirë. Ata i kanë pranuar të gjitha ngjarjet që sipas tyre kanë ndodhur për shkak të përpjekjeve për të mbijetuar. Policia thotë për gazetën “Si” se ditën e arrestimit ata kanë qenë duke kaluar në rrugë dhe kishin me vete disa palë këpucë, rroba të përdorura të palara, kapele rripa, telefona që ishin të sistemuara në gjashtë çanta”. Por, për këto sende të dyshuarit sipas agjentëve që i morën së pari në pyetje, thanë se i kishin gjetur në koshin e mbeturinave.

Dëshmia e Osmane Ellabasi

Gazeta “Si” po zbardh dëshminë e njërit prej palestinezëve që prezantohet si Osmane Ellabasi. Fillimisht, ai pyetet për vjedhjen e një telefoni në “Rrugën e Kavajës”.

Palestinezi duke vjedhur një telefon

Ellabasi: Unë bashkë me dy shokët e mi prej tetë ditësh kemi hyrë në Shqipëri. Kemi hyrë nga kufiri grek. Gjatë këtyre ditëve kemi fjetur kryesisht në rrugë. Ju më pyesni nëse kemi vjedhur apo jo njësi tregtare, unë ju them që jo. Ne kemi vjedhur lokale, farmaci. Nëse ju më orientoni jam i gatshëm t’ua tregoj. Ditën që na arrestuan ishim duke ecur në rrugë me gjithçka kishim, të cilat i ngremë në krahë dhe aty mbajmë rrobat e trupit. Këto sende i gjenim dhe i siguronim në kosha. Kemi vjedhur vetëm për të ngrënë.

Policia: Ju deklaruat se keni qëndruar edhe në një hotel. Na tregoni ku keni fjetur?

Ellabasi: Po, ne kemi fjetur në hotele dhe kemi paguar gjithsej 100 euro, emrat nuk ua di, por me sa mbaj mend mbase quhej “Rruga e Shkodrës”, në dijeninë time aty kishte shumë hotele.

Dy shokët duke vjedhur në farmaci- Investigimi

Gazeta “Si” u interesua pranë policisë ku edhe mësoi se për shkak të një serie ngjarjesh të ndodhura në Tiranë muajt e fundit është ripërpiluar mënyra e shpërndarjes së postblloqeve. “Ne besojmë se një serial vjedhjesh të kryera në kryeqytet veçanërisht ndaj qendrave tregtare, kryhen nga individë të paskeduar dhe mjaft profesionistë”, tha një burim policor pranë departamentit kundër vjedhjeve të dhunshme. Disa prej këtyre ngjarjeve kanë ndodhur kryesisht ndaj bizneseve dhe për këtë arsye prej javësh policia po patrullon në zonat me dyqane dhe biznese. Ky plan mbahet sekret. Dyshimet lidhen edhe me fluksin e madh të klandestinëve që vijnë nga vendet e luftës, të cilët po e përdorin Shqipërinë si korridor. “Shumë prej tyre janë të pakontrolluar, ata merren nga trafikantët, ju premtohet që do dërgohen në Gjermani, por në të vërtetë ata braktisen rrugëve të Shqipërisë, duke u kthyer në autorë ngjarjesh kryesisht në hajdutë”, shpjegoi një zyrtar i lartë policie për gazetën “Si”. Zyrtari hodhi dritë mbi dyshimet që po forcohen përditë se shumë nga këta shtetas që janë klandestinë dhe që për ta nuk dihet asgjë, ekziston rreziku të përdoren për ngjarje të shumta. Por, ky mbetet ende një dyshim i fortë, për të cilin duhen prova për të blinduar versionin paraprak policor.

Rastet e mëparshme

Në fund të muajit dhjetor 2018, gjykata shqiptare dënoi me një vit e gjashtë muaj burgim një të ri nga Algjeria për vjedhje dhe goditje për shkak të detyrës. 23-vjeçari ishte banues i përkohshëm në Qendrën e Azil-Kërkuesve në Babrru. Ai u kap nga roja e një kompanie ndërtimi në një kantier. Prokuroria tha: “Duke zbardhur mëngjesi, i riu theu dritaren e një kontenieri për të hyrë brenda për të vjedhur. Aty u kap nga roja i objektit Dylber Kici. Në kontenier gjendeshin vegla pune. Menjëherë roja ka njoftuar policinë”.

Por, ndërkohë algjeriani është bërë agresiv pas shoqërimit të tij në polici. Efektivi Shpëtim Demucaj tregon: “Pasi e kontrollova, e futa në dhomat e shoqërimit. Gjatë kësaj kohe, personi nuk komunikoi asnjë fjalë. Herë pas here e kontrolloja me sy. Kur zgjata kokën për ta parë sërish nga kafazi, ai u afrua dhe më qëlloi me grusht në fytyrë”.

Aq janë përhapur vjedhjet nga varfëria prej këtij grupi dhe kontingjenti sa edhe vetë ata që jetojnë në qendrën e azil-kërkuesve janë detyruar të denoncojnë bashkatdhetarët e tyre. Katër shtetas nga Irani, Afganistani dh Algjeria do të thirren si viktima në një proces penal në gjykatë. Të dëmtuarit janë Ahmet Muhamet, Ali Rashid, Avdel Zijaoud dhe Muhamed Rasulzadeh. Për të njëjtën çështje janë dërguar në gjykatë dhe gjenden nën proces gjyqësor Anvar Alavi dhe Sadak Gramshad, dy të rinj të moshës 27 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje të disa telefonave në brendësi të kampit. Por, ndaj tyre rëndon edhe akuza për dhunë, pas dëshmisë së një punonjëseje sociale në brendësi të kampit.

Psikologia Marjeta Karaj deklaroi: “Kur Anvar ju gjetën telefonat e vjedhur, ai në dorë mori një thikë, e mori në kuzhinë dhe i inatosur kërkonte mos t’i afrohej askush. Ashtu qëndroi edhe kur erdhi policia, ishte dhe dukej agresiv”.

Por, psikologët thonë se jetesa në kamp me shumë persona të panjohur shkakton tension dhe natyrisht që aktet e dhunës duhen shikuar më tepër si dështim i stafit të angazhuar në brendësi të qendrës ku mbahen azilkërkuesit. E njëjta psikologe e intervistuar nga gazeta “Si” tregon se dikur ajo ka qenë e angazhuar pranë kësaj qendre dhe aty kushtet nuk janë aspak të mira, madje ndaj të huajve që kërkojnë azil sapo kapen nga policia shqiptare, edhe ushqimi është i pamjaftueshëm. Për këtë shkak thotë e intervistuara, azilkërkuesit jetojnë në qendër me të ardhurat e tyre dhe shpesh dalin në Babrru për të blerë ushqime dhe produkte konsumi. Por, ata nuk kanë të ardhura, ndaj edhe shtyhen për të vjedhur. Marrë nga Gazeta SI

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ahmed basri osmane ellabasi shpëtim demucaj yassine lawli ahmed basri osmane ellabasi shpëtim demucaj yassine lawli


Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Janar 2020, 16:02

GREQI– Nëntë të burgosur kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshjeje të ashpër në burgun Avlonas në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se sherri ka nisur mes d...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit