Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
MSH: Asnjë humbje jete dhe 43 të infektuar në 24 orët e fundit
4 Prill 2022, 15:18Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë medije se 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 43 të infektuar nga pandemia e koronavirusit, por fatmirësisht as sot nuk ka viktima. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 833 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 43 qytetarë, ndërsa në të gjithë vendin ka 497 pacientë aktivë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 833 testime, 43 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 62 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 833 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki: 30 në Tiranë, 5 në Lushnje, 2 në Gramsh, nga 1 qytetar në Sarandë, Delvinë, Fier, Kavajë, Kamëz, Tropojë. Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,924 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Prill 2022)
Raste të reja ditore 43 Të shëruar në 24 orë 62 Të shtruar në spitale 15 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 833
Testime totale 1,781,178 Raste pozitive 273,913 Raste të shëruara 269,924 Raste Aktive 497 Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
DIBËR- Dibranët vijojnë të derdhin prodhimin e vitit të kaluar të mollëve. Ndonëse për ta ka qenë një sezon shumë i mbarë me prodhim shumë të lartë, munges...
ELBASAN- Biznesmeni Gjergj Luca u ka kërkuar të gjitha punëtoreve që të dalin të ankohen për problemet që kanë mbi rritjen e çmimeve të shportës ushqimor...
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar sot në Kryesinë e Kuvendit një takim as gjysmë ore me kryeparlamentaren Lind...
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në njoftimin e bërë publik nga Kuvendi bëhet e ditu...
TIRANË– Disa ditë pasi Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e ri të Partisë Demokratike që u votua në Kuvendin e 11 dhjetor. Sot, kreu i grupit parl...
TIRANË– Ministria e Bujqësisë ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me situatës me gripin e shpendëve në vendin tonë. Një njoftim zyrtar, të cilin e...
LIBRAZHD– Ura e ‘Gurit’ e cila ndodhet mbi lumin e Gostimës në fshatin Polis, të Librazhdit është shembur. Për shkak të mirëmbajtjes, ky atraksion turisti...