Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vetëm 30 minuta! Yuri Kim futet me dosje blu, shkon takon Nikollën, 0 koment për mediat
4 Prill 2022, 10:29Nga DOSJA
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar sot në Kryesinë e Kuvendit një takim as gjysmë ore me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Takimi ka nisur në orën 12.30 dhe ka përfunduar fiks 30 minuta më pas, ndërsa nuk ka preferuar që të japë asnjë koment për mediat që ndodheshin në ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit. Pyetjeve e thirrjeve të gazetarëve, ajo u është përgjigjur vetëm me buzëqeshje e me 0 komente.
Nuk dihet nëse ky ka qenë një takim rutinë punë apo është folur për çështje specifike, pasi në të njëjtën godinë, PD dhe PS po diskutonin lidhur me procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Po ashtu bie në sy fakti që në dorë, ambasadorja Kim ndryshe nga herët e tjera nuk mbante çantën e saj, por një dosje me ngjyrë blu.
Deri më tani Kuvendi ka dhënë detaje lidhur me takimin duke bërë me dije se u bisedua mbi rolin edhe kontributin e Kuvendit në lidhje me thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit. Po ashtu, në njoftimin zyrtar shtohet se gjatë bisedimeve është diskutuar për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër krimit të organizuar. Ndërsa nga e Ambasadës ende nuk ka asnjë njoftim.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në njoftimin e bërë publik nga Kuvendi bëhet e ditu...
TIRANË– Disa ditë pasi Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e ri të Partisë Demokratike që u votua në Kuvendin e 11 dhjetor. Sot, kreu i grupit parl...
TIRANË– Ministria e Bujqësisë ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me situatës me gripin e shpendëve në vendin tonë. Një njoftim zyrtar, të cilin e...
LIBRAZHD– Ura e ‘Gurit’ e cila ndodhet mbi lumin e Gostimës në fshatin Polis, të Librazhdit është shembur. Për shkak të mirëmbajtjes, ky atraksion turisti...
TIRANË– Kjo fillim jave mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimin e vranësirave. Herë pas here këto vranësira do të krijojnë mundësi për resh...
TIRANË- Dosja.al krijoi një sondazh lidhur me figurën e kreut të ri të shtetit që do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta. Dosja.al ka pyetur ndjekësi...
PËRMET– Dëbora ka zbardhur edhe parkun kombëtar të “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”. Pranvera trokiti edhe në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangël...