LIVE UPDATES
Bota

Murati: Më 2021 patëm tri kriza në Kosovë, kishim nevojë për fonde shtesë

31 Dhjetor 2021, 13:35 Nga DOSJA
Murati: Më 2021 patëm tri kriza në Kosovë, kishim

KOSOVË – Qeveria e Kosovës gjatë këtij viti është përballur me tri kriza, për të cilat ka pasur nevojë për mjete shtesë financiare, tha Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Kosova edhe sivjet është përballur me pandeminë COVID-19, për të cilën është kërkuar mbështetje shtesë financiare. Kriza e dytë është importimi i inflacionit. Për të lehtësuar këtë situatë, ministria ka ndarë 40 milionë euro për familjet në nevojë dhe e fundit është kriza energjetike. Ministria e Financave për këtë ka ndarë mbi 40 milionë euro” tha ministri në konferencën përmbyllëse për këtë vit.

Në aspektin ekonomik, Murati tha se Kosova ka shënuar përmirësime, duke konsideruar rritjen ekonomike më të madhe që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

“Deri në përmbyllje të vitit, deri sa të bëhen të gjitha kalkulimet e nevojshme dhe raportimet e të gjitha të dhënave, pritet që të ketë rritje dyshifrore, 10 për qind reale”, tha Murati.

Rritja ekonomike viteve të fundit në Kosovë ka arritur deri në pesë për qind. Kjo rritje sipas tij reflektohet edhe nga rritja e qarkullimit të bizneseve gjatë këtij viti. Në krahasim me vitin 2019, qarkullimi i biznesit është rritur për 23 për qind. Gjatë këtij viti, sipas ekspertëve të ekonomisë, bizneset kanë shënuar rritje të qarkullimit, për shkak të rritjes se remitencave dhe ardhjes në numër të madh të qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nga muaji janar deri në muajin tetor të këtij viti, vlera e remitencave në Kosovë ka arritur në 955 milionë euro apo 160 milionë euro më shumë se vitin 2020. Përveç remitencave, shpenzimet e qytetarëve nga diaspora ishin në shumë prej 1.33 miliard euro. Të hyrat nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, sipas të dhënave që i ka prezantuar ministri, kanë arritur vlerën deri në dy miliardë euro. Gjatë këtij viti, sipas tij, ka pasur edhe rritje të numrit të të punësuarve.

Nëse krahasojmë muajin shtator të këtij viti më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, figurojnë mbi 25 mijë vende të punës më shumë. Prej këtyre 25 mijë vende pune të regjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës, janë rezultat direkt i masave të Pakos se Ringjalljes Ekonomike”, tha Murati.

A mund ta ndalë Kosova rritjen e çmimeve?

Në bazë të Pakos për Ringjallje Ekonomike, e miratuar në muajin korrik, Qeveria e Kosovës ka mbështetur krijimin e vendeve të punës.Për tre muaj, qeveria në bazë të kësaj pakoje ka paguar nga 170 euro, për të punësuarit e rinj. Ndërkaq për të punësuarit e formalizuar ka ndarë 10 milionë euro. Secilit person që është regjistruar si punëtor i ri, qeveria i ka paguar kontributet pensionale në vlerë prej 10 për qind të pagës deri në 12 muaj.

Megjithatë, shkalla e papunësisë sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, ka arritur në 26 për qind. Kuvendi i Kosovës ndërkaq më 17 dhjetor ka miratuar buxhetin për vitin 2022 prej 2, 7 miliardë euro, që sipas Muratit është buxheti më i lartë që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora ekonomia ne kosove hekuran murati kosova ekonomia ne kosove hekuran murati kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj