E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje të shtunën duke arritur nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas. Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë si Gega, Kastrati dhe Alpet, nafta po tregtohet me 230 lekë për litër.
Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Vetëm të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë. Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi.
Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.
Nafta në bursat ndërkombëtare është rritur për shkak të situatës në Ukrainë, duke rritur në nivein më të lartë në gati 9 vjet.OPEC ka deklaruar se pavarësisht situatës do të vazhdojë të mbajë të njëjtin nivel prodhimi sipas marrëveshjes së dakordësuar më parë edhe para konfliktit në Ukrainë.
Në fillim të muajit shkurt nafta u rrit për herë të parë këtë vit në tregun e brendshëm, duke reflektuar si shtrenjtimin e saj në bursa, ashtu dhe fillimi i zbatimit të një takse të re, që parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që sipas doganave kishte një efekt prej 1.33 lekë për litër pa TVSH. Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur tetë herë, duke arritur në rreth 200 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 92 lekë për litër, ose rreth 55%.
Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi.Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Xhevahir Alushi këtë vit zotëron 8 krerë lopë në fermën e tij në Zall Herr nga 10 krerë vitin e kaluar. Fermer i qumështit prej 22 vjetësh, Xhevair Alushi pohon...
Gjatë dy viteve të pandemisë, importet e produkteve farmaceutike shënuan rritje të zbehtë, kurse shitjet regjistruan rritje të fragmentuara në disa operatorë që...
Pandemia ka nxitur konsumin e një baze të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin grupin e suplementeve, vitaminave, antibiotikëve, kortizonikëve, antikoagula...
Kriza e ardhshme. Historia na jep të dhëna, por hera e ardhshme do të jetë ndryshe, shkruan The Economist“Për historianët çdo ngjarje është unike”, shkro...
TIRANË- Gjatë 4 viteve në vijim qeveria synon të zbatojë një plan masash që synon reduktimin e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, që aktualisht ...
TIRANË- Individët zotëronin 18% të instrumenteve të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare në fund të vitit të kaluar. Në vlerë, kjo përkthehet në një ...
TIRANË- Importuesit kryesorë të miellit dhe të ushqimeve garantuan se, vendi nuk do të vuajë nga furnizimet, pavarësisht situatave dhe vështirësive që ka k...
TIRANË– “Shqipëria ka rezervë edhe për 6 ditë bukë,”- kjo shprehje e thënë në mbledhjen e fundit të qeverisë së Stabilitetit nga ish-kryeministri Yll...
Në dokumentin e ri të politikës fiskale, 2022-2026 qeveria angazhohet që të analizojë përjashtimet tatimore, me synim heqjen e tyre, në TVSH, akcizë etj, të cil...
Avni Nela ka 30 vjet që merret me biznesin e miellit dhe të bukës. Ka përjetuar rritjen e parë të çmimit të bukës në vitin 1992, ka përjetuar vitin 1997....