Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
TIRANË– Dhimitraq Ziu, nëndrejtori i policisë së Tiranës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë fqinjët e tyre nëse shohin që ata thyejnë karantinën. Një ditë pas nisjes së karantinës, Ziu, në një intervistë për AbcNews, shprehet se mbrëmë janë vendosur 20 gjoba për thyerje të urdhrit të ndalimit të lëvizjes.
Ziu shtoi se qytetarët janë ndërgjegjësuar për rrezikun dhe pjesa më e madhe e tyre po zbaton urdhrat me përjashtime të vogla. Sipas tij, një natë më parë në terren kanë qenë 250 efektivë policie por duhet edhe ndihma e qytetarëve. Ai u bëri thirrje që të denoncojnë çdo thyerje karantine që shohin.
Intervista e plotë:
Si ka qenë dita e parë me orën policore?
Ka qenë një mbrëmje e qetë. Ora e policisë për shkak të një vlerësimi nga komuniteti dhe biznesi do të quhet ora e qytetarëve dhe bizneseve.
Bindje dhe ndërgjegjësim apo frikë nga gjoba?
Jo nuk është frikë nga gjoba. Mbrëmë ka qenë bindja dhe ndërgjegjësimi qytetar, pasi kemi vendosur vetëm 20 masa administrative për Tiranën. 4 për drejtues automjetesh dhe janë sekuestruar, një për subjektin dhe 15 për qytetarët që ndodheshin për këto qytetarë, në këtë lokal.
Nuk e dinin për urdhrin e ri?
Jo, e dinin dhe e bënin me dashje dhe qytetarët, u kënaqën se ka qenë bezdisje për qytetarët. Policia kishte ndërhyrë disa herë.
Si ka qenë nata e parë, do të ishit që në fillim të rreptë?
Mbrëmë hasëm problematika me qytetarët por u gjet rruga më e mirë e mundshme. Vazhduam me këshillimin, kishte të papritura, për shkak se e-Albania nuk funksiononte nga ngarkesa. Por toleranca e policisë për rastet e spitaleve apo ambulancat, u tregua tolerante, por duke zbatuar kërkesat për maskat.
Po për maskat sa gjoba janë vendosur?
Ne zakonisht jemi 250 masa administrative në ditë në Tiranë, këtu varion.
Kaq policisë ka apo qytetarët janë aty te kjo?
Kjo është në raport të drejtë me ligjin.
Nuk është se keni një normë?
Absolutisht. Paligjshmëria e dukshme do të përballet me ligjin
Keni konflikte në rastin e vendosjes së gjobave?
Sikur kemi konflikt me njerëzit që e bëjnë me dashje kemi edhe përkrahjen e qytetarëve që të vendosen masat. Në momentin që ka konflikt kemi edhe qytetarë që na bëhen pro.
Nga gjobat në 24 orët e para, cfarë vlere kishin?
Vlera me 10 mijë lekë të vjetra për shtetasit, 1 milion të reja për subjektin dhe për drejtuesit e mjeteve masë administrative dhe bllokim mjeti.
Sa forca jeni?
Mbrëmë bëmë një organizim të ri me forca shtesë.
Sa ishte numri?
Rreth 250 për Tiranën.
Keni mungesa për shkak të pandemisë?
Edhe policia është pjesë e prekjes.
Sa % e policëve mungojnë se janë të infektuar?
Ka edhe punonjës policie, ne jemi edhe drejtpërdrejt me qytetarët dhe nuk e kemi informacionin e duhur nëse qytetari që komunikojmë është i prekur. Por me mundësitë tona me masa, jetojmë si qytetarë. 2 punonjës policie kanë humbur jetën, një e kemi në spital, në gjendje të përmirësuar.
A vazhdoni të monitoroni kush thyen karantinën?
Ne vijojmë me mundësitë tona.
A keni informacion nga sistemi shëndetësor se kush është i infektuar?
Pa diskutim na vijnë raportet, i kalojmë te policët e zonave që i verifikojnë.
Në Tiranë nuk po e respektojnë karantinën?
Nuk na rezulton kështu. Ne kemi edhe ndihmën e qytetarëve që na njoftojnë, por janë të pakta telefonatat. Të gjithë qytetarët dhe komshinjtë të informojnë se policia do të jetë pranë qytetarëve për t’ia komunikuar urdhrin.
Keni kapur?
Po kemi pasur.
Sa?
Mund të jenë rreth 10 persona, janë ndëshkuar me masë administrative
Këtu nuk do të keni këshillim por do të jeni të rreptë?
Jo, sepse do të ketë vepër penale për punonjësit e policisë.
Sot është nata e dytë e Shqipërisë në karantinë. Pas orës 22:00 nuk mund të lëvizë askush që nuk ka autorizim dhe nëse kjo gjë ndodh, ndëshkohet me 10 mijë lekë të reja gjobë. Baret dhe restorantet gjithashtu janë mbyllur. Këto masa do të vijojnë deri në datën 2 dhjetor.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin nacional Korçë Pogradec në afërsi të fshatit Gështenjas. Burime për Dosja.al bëjnë m...
TIRANË– Gjashtë mësues, të cilët janë infektuar me koronavirus ndodhen aktualisht të shtruar në spital. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Arsi...
TIRANË– Videoja që po shikoni vjen nga ura poshtë të cilës një person ndërroi jetë pasi mori flakë. Siç shihet, e gjithë zona është rrethuar d...
TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme, ku një person mori flakë. Sipas njoftim...
TIRANË- Një person ka ndërruar jetë, pasi ka marrë flakë pranë godinës së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur...
TIRANË- Kisha Ortodokse “Shën Theodhori” , ka reaguar pasi mediat greke kanë raportuar se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është e r...
TIRANË– SH.T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë është infektuar me...
FIER– Marjus Isufaj, një ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim që për gjashtë vite me rradhë ka drejtuar, Qëndrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Ele...
Hollanda, një vend i Bashkimit Europian, i njohur si “parajsë fiskale, ka pesëfishin e popullsisë së Shqipërisë.Por, dy kompani të ndryshme të regjistruara në a...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një postim prekës për efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët në këto ditë karantine, ende rrugëve në postbll...