Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GREQI – Fofi Gennimata, udhëheqësja e opozitës socialiste të Greqisë, Lëvizja për Ndryshim, u nda nga jeta ditën e sotme pas një beteje të gjatë me kancerin.
Vdekja e Gennimatës, e cila muajin e ardhshëm do të mbushte 57 vjeç, u njoftua nga spitali Evangelismos ku ajo po merrte trajtim që prej 12 tetorit.
Sipas Reuters, zyra e Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ai u trondit kur mësoi për vdekjen e Gennimatës dhe një ditë zie kombëtare u shpall të mërkurën, kur do të mbahet edhe funerali i saj.
Ajo ishte në mes të një gare lidershipi për partinë, e treta më e madhe në Greqi. Gennimata njihet si një figurë proshqiptare dhe në listën për deputetë kishte kandidatë shqiptarë.
Mitsotakis, i cili mbërriti në Arabinë Saudite për një vizitë dy-ditore të hënën, do të ndryshojë orarin e tij për t’u kthyer në Greqi të martën në mbrëmje. Turneu i tij i planifikuar në ishujt grekë për të mërkurën dhe të enjten u anulua gjithashtu.
Gennimata u zgjodh kryetare i ish-partisë qeverisëse PASOK në vitin 2015 dhe në vitin 2017 u emërua kryetare e Lëvizjes për Ndryshim, një koalicion i partive të qendrës së majtë që u formua rreth PASOK-ut. Ajo ishte e bija e Georgios Gennimatas, i cili ishte një anëtar themelues i PASOK, i cili ishte dominues në Greqi në vitet 1980 dhe 1990. Nënë e tre fëmijëve, Gennimatas u zgjodh për herë të parë në parlament në vitin 2000.
Homazhet nga i gjithë spektri politik u derdhën për Gennimatën, e cila kishte dalë në publik deri pak para se të shtrohej në spital. Trëndafila të bardhë u lanë në vendin e saj në parlament ndërsa ligjvënësit mbajtën një minutë heshtje.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA- Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi të hënën se përqendrimet e gazeve që krijojnë efektin serë, kishin arritur një rekord të ri vitin e kaluar...
AUSTRALI– Një merimangë që i ngjan Elton John-it ka fituar simpatinë e fansave të shumtë në një faqe në Facebook.Sipas DailyMail, merimanga e vogël kërcye...
GJENEVË– Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të dielën se nëse vendet nuk përdorin mjetet ...
SUDAN-Në Sudan, Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe shpërndau këshillin e përbashkët civilo-ushtarak që kishte drejtuar vend...
AFGSNISTAN- Miliona afganë do të përballen me urinë këtë dimër nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP)...
MBRETËRI E BASHKUAR – Sinjalizuesja e Facebook do të dëshmojë para deputetëvë të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar lidhur me shqyrtimin e ligjit ...
KOSOVË– Minsitria e Shëndetësisë së Kosovës la njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një 1 humbje jete nha Covid-19.Sipas njoftimit në 24 orë...
ITALI– Moti i ka pushtuar Sicilinë për të dytën ditë radhazi me stuhi, përmbytje, dëmtime në njerëz dhe prona ku një çift, burrë e grua, ai 67 vje&...
KOSOVË– Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar vendimin e PZAP-së që Hani i Elezit të shkojë në rivotim. Gjykata aprovoi si të bazuar ankesën e Partisë...
Gjermania tha se është e shqetësuar me paralajmërimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për dëbimin e ambasadorit gjerman në Ankara.“Jemi të ...