LIVE UPDATES
Bota

Ndarja e Kosovës/ Ish-ministri serb Vuk Jeremiç: Rama, Thaçi, Vuçiç e Soros po punojnë bashkë

27 Janar 2019, 18:27 Nga DOSJA
Ndarja e Kosovës/ Ish-ministri serb Vuk Jeremiç: Rama, Thaçi,

Ish-Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç zbulon se miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Toni Bler dhe Aleks Soros, i biri i Xhorxh Soros, po lobojnë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, Vuk Jeremiç tregon, gjithashtu, se kush po lobon në Shtëpinë e Bardhë për llogari të Serbisë.

Der Standard: Cili është roli i konsulentëve që paguan Serbia në funksion të idesë për shkëmbimin e territoreve?

Vuk Jeremiç: Wolfang Petritsch punon në nivelin e Bashkimit Evropian. Tony Blair, si ish-kryeministër britanik, punon në të gjitha nivelet dhe me të gjitha palët. Në Amerikë është Corey Lewandowski, ish drejtuesi i fushatës presidenciale për Trump, i cili drejton një firmë konsulence në Uashington. Lewandowski takoi Vuçiçin në Beograd dhe loboi në Washington për ndarjen e Kosovës. Mbi të gjitha, Alexandër Soros përpiqet të bindë përfaqësuesit e demokratëve në SHBA për ndarjen e Kosovës.

Ish ministri i jashtëm serb në vitet 2007-2012 thotë se Plani Thaçi-Vuçic për ndarjen e Kosovës mbi baza etnike është mbajtur shumë i fshehtë edhe në Serbi dhe se ai ka dëgjuar për këtë plan, “kur Tony Blair udhëtoi në Gjermani për të bindur Angela Merkelin për këtë ide. Ajo është kreu i vetëm i qeverive perëndimore që ka hedhur poshtë publikisht ndryshimet e kufijve. Si rezultat, në qarqet diplomatike u bë e njohur se Vuçiç është i gatshëm të japë Luginën e Preshevës në Kosovë në shkëmbim me zonat në Kosovën e Veriut.”– thotë ai për gazetën austriake Der Standard.

Gjatë intervistës ish-ministri i jashtëm serb analizon lëvizjet dhe rolin Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës në përpjekjen për kufijtë e rinj me baza etnike mes Kosovës dhe Serbisë.

Der Standard: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Vuçiç dhe Thaçi janë duke punuar së bashku në këtë rast. Pse?

Jeremiç: Ata e kuptojnë se anëtarësimi në BE është një rrugë e gjatë, kështu që kanë vendosur prioritete të tjera. Vuçiçi po thellon sundimin autokratik, Thaçi po përpiqet të qëndrojë në pushtet dhe Rama i bie fyellit të nacionalizmit. Pavarësisht akuzave verbale publike, këta punojnë shumë ngushtë me njëri-tjetrin pas dyerve të mbyllura. Por, nuk mund të ndërtosh marrëdhënie të qëndrueshme dhe të mira mes dy popujve, duke i nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit me retorika luftarake. Historia e ka provuar këtë jo shumë larg në kohë. Në fillim të viteve 1990, kur Sllobodan Millosheviç (Presidenti serb) dhe Franjo Tuxhman (Presidenti kroat) mbajtën lidhje të ngushta dhe biseduan për ndarjen e Bosnjës pas dyerve të mbyllura, kjo përfundoi në një katastrofë.

Jeremiç ngre shqetësimin tjetër se marrëveshja për një shkëmbim territorial midis Vuçiçit dhe Thaçit nuk garanton miratimin e saj në Këshillin e Sigurimit dhe as pranimin e Kosovës në OKB nga Rusia dhe Kina, si dy anëtare të Këshillit të Sigurimit.

“Rusia ndoshta do të kërkonte një çmim shtesë. Veç të tjerash, përcaktimi i kufijve ndërmjet grupeve etnike në Ballkan nuk do të mbaronte, sipas shembullit te Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit e BE-së e dinë se një pikëpamje e tillë afatshkurtër, në plan afatgjatë, është një recetë për një destabilizim të përtërirë të Ballkanit.”– argumenton Jeremiç.

Ish-ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç shprehet se nevoja e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Europian (Federica Mogherini) për të mbuluar me një triumf mungesën e dukshme të sukseseve këtë mandat dhe humbja e interesit nga SHBA për rajonin ka çuar që BE-ja dhe SHBA të braktisin parimet e tyre në politikën e Ballkanit.

I pyetur nga Der Standard, nëse parashikon që këtë vit të ketë ende një marrëveshje midis Vuçiçit dhe Thaçit, duke përfshirë edhe shkëmbimin territorial, ish ministri i jashtëm serb përgjigjet: “Vlerësoj mundësinë në 50%, sepse ka kundërshtim të fortë. Si në Serbi, dhe në Kosovë, shumica e popullsisë është kundër kësaj marrëveshjeje. Në Serbi është kundër edhe Kisha Ortodokse. Do të doja që politika evropiane të kthehej në perspektiva afatgjata dhe të mos bënte zgjidhje të shpejta.”

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic edi rama hashim thaci korrigjimi i kufijve vuk jeremic xhorxh soros aleksander vucic edi rama hashim thaci korrigjimi i kufijve vuk jeremic xhorxh soros

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj