Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një deklarate, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në Prishtinë kërkoi pezullimin e tarifës që Kosova ka vendosur për mallrat serbe, ndryshe do të përballen me pasojat. Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj Ramush Haradinaj ka theksuar se tarifa për mallrat serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi deri në momentin që Serbia ta njohë Kosovën si shtet.
“Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullua, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezullua taksën nëse ka gatishmëri për me u rregullua marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra,”- shprehet Haradinaj.
Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Siç komunikoi Presidenti Trump në letrën e tij Presidentit Thaçi: “Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifikuar gjatë bisedimeve të paqes, dhe që të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje’.
Disa komentatorë dhe politikanë sugjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojnë atë nga gjitha pasojat e vendimeve në arenën ndërkombëtare. Ne tërheqim vërejtjen kundër konstatimeve se Kosova ose cilido mik i SHBA-së mund ndërmarrin veprime që shkojnë kundër interesave tona strategjike, pa u përballur me pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim të menjëhershëm të tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur procesin e dialogut.
Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë dialogun dhe refuzimi për të pezulluar tarifat shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale.
Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:
Greqia ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës me 153 vota pro, nga 300 deputetë gjithsej që ndodheshin në parlamentin grek. Zougla raporton se në këtë mënyrë u ë...
Shtyhet seanca parlamentare për votimin e emrit të ri të Maqedonisë në Parlamentin grek. Seanca ishte parashikuar të zhvillohej mbrëmjen e të enjtes, por është ...
MBRETËRI E BASHKUAR- Theresa May hoqi dorë nga posti i saj si kryeministre e vendit më 24 maj, një ngjarje që lidhet me krizën që ka përfshirë vendin pas v...