LIVE UPDATES
Bota

Ndërhyrja e hakerëve rusë, SHBA merr masa të reja për sigurinë kibernetike 

20 Shkurt 2021, 09:26 Nga DOSJA
Ndërhyrja e hakerëve rusë, SHBA merr masa të reja për

UASHINGTON – Të tronditur nga një sulm gjithëpërfshirës që mund të ketë zbuluar për Rusinë sekretet e qeverisë dhe korporatave, zyrtarët amerikanë po përpiqen të forcojnë mbrojtjen kibernetike të vendit dhe po pranojnë se një agjenci e krijuar dy vjet më parë për të mbrojtur rrjetet dhe infrastrukturën e Amerikës nuk ka fondet, mjetet dhe autoritetin për t’iu kundërvënë kërcënimeve të tilla të sofistikuara.

Ndërhyrja, gjatë së cilës u vodh programi i përdorur gjerësisht nga kompania SolarWinds Inc. me bazë në Teksas, ka nxjerrë në pah ekspozimin e thellë ndaj rreziqeve të rrjeteve kompjuterike të strukurave të qeverisjes civile dhe kufizimet e përpjekjeve për t’i pikasur kërcënimet.

Ka mundësi që të fillojë gjithashtu një valë shpenzimesh për modernizimin e teknologjisë dhe sigurinë kibernetike.

“Ka nxjerrë në pah investimet që duhet të bëjmë në sigurinë kibernetike për të patur aftësinë për t’i bllokuar këto sulme në të ardhmen”, tha Anne Neuberger, zëvendës këshilltarja e sapoemëruar e sigurisë kombëtare për teknologjinë kibernetike dhe emergjencat, gjatë një seance informimi të Shtëpisë së Bardhë.

Reagimi pasqyron seriozitetin e një sulmi që u zbulua vetëm në muajin dhjetor. Hakerat, ende të paidentifikuar, por për të cilët zyrtarët thonë se gjasat janë që të jenë rusë, kishin qasje të pakufizuar në të dhënat dhe postën elektronike të të paktën nëntë agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe rreth 100 kompanive private, me shkallën e plotë të kompromentimit ende të panjohur. Dhe ndërsa ky incident duket se kishte për qëllim vjedhjen e informacionit, ai rriti frikën se hakerat e ardhshëm mund të dëmtojnë infrastrukturën kritike, si rrjetet elektrike ose ujësjellësat.

Presidenti Joe Biden ka në plan të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzekutiv që zonja Neuberger tha se do të përfshijë tetë masa të destinuara për të trajtuar mangësitë e sigurisë të ekspozuara nga sulmi. Administrata ka propozuar gjithashtu zgjerimin me 30% të buxhetit të Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara (CISA), një njësi pak e njohur më parë që tashmë është nën vëmendje intensive për shkak të sulmit kibernetik ndaj SolarWinds.

Presidenti Biden, duke mbajtur të premten fjalimin e tij të parë të rëndësishëm ndërkombëtar në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, tha se trajtimi i “papërgjegjshmërisë ruse dhe piraterisë në rrjetet kompjuterike në Shtetet e Bashkuara dhe në botë është bërë kritike për të mbrojtur sigurinë tonë kolektive“.

Republikanët dhe demokratët në Kongres kanë bërë thirrje për zgjerimin e përmasave dhe rolit të agjencisë, e cila është pjesë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ajo u krijua në nëntor 2018 ndërsa ishte krijuar perceptimi se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara po sulmonin gjithnjë e më shumë strukturat civile të qeverisjes dhe rrjetet e korporatave, si dhe infrastrukturën kyçe, si p.sh. rrjeti i energjisë që është gjithnjë e më i ekspozuar në një botë të ndërlidhur.

Duke folur në një seancë të fundit mbi sigurinë kibernetike, Ligjvënësi republikan nga Nju Jorku, John Katko, u kërkoi kolegëve të tij që me shpejtësi “të gjenin një mënyrë legjislative për t’i dhënë CISA-s burimet e nevojshme për të reaguar plotësisht dhe për të na mbrojtur”.

Paketa e ndihmës COVID-19 e Presidentit Biden bëri thirrje për 690 milionë dollarë më shumë për CISA-n, si dhe i jepte kësaj agjencie 9 miliardë dollarë për të modernizuar rrjetet kompjuterike në të gjithë qeverinë amerikane, në partneritet me Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme.

Kjo është tërhequr nga versioni më i fundit i projektligjit për ndihmën sepse disa ligjvënës nuk panë ndonjë lidhje me pandeminë. Por Ligjvënësi Jim Langevin, bashkë-kryetar i Grupit të Sigurisë Kibernetike të Kongresit, tha se fondet shtesë për CISA-n ka të ngjarë të rigjenerohen me mbështetje dypalëshe në një legjislacion të ardhshëm, ndoshta në një projekt-ligj të infrastrukturës.

Infrastruktura jonë kibernetike është aq e rëndësishme sa rrugët dhe urat tona“, tha ligjvënësi demokrat Langevin në një intervistë. “Është e rëndësishme për ekonominë tonë. Është e rëndësishme për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe ne duhet të sigurohemi se kemi një infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme kibernetike.”

CISA operon një sistem, të emërtuar “Ajnshtajni”, për zbulimin e kërcënimeve, i cili nuk arriti të zbulonte ndërhyrjen tek SolarWinds. Brandon Wales, drejtori i përkohshëm i CISA-s, tha se kjo ishte për shkak se shkelja ishte fshehur në një përditësim legjitim të programit nga SolarWinds për klientët e saj. Pasi arriti të identifikojë veprimtarinë keqdashëse, sistemi ishte në gjendje të skanonte rrjetet federale dhe të identifikonte disa viktima nga radhët e punonjësve të qeverisë.

U krijua për të punuar në bashkëpunim me programe të tjera të sigurisë brenda agjencive“, tha ai.

Ish-kreu i CISA-s, Christopher Krebs, i tha këtë muaj Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin mbështetjen për agjencinë, në mënyrë që të mund të lëshojë grante për shtetet dhe qeveritë lokale për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike dhe përshpejtimin e modernizimit të sistemeve elektronike në të gjithë qeverinë federale, siç propozohej në projekt-ligjin e Presidentit Biden.

Marrw nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ndërhyrja e hakerëve rusë shba siguria kibernetike  ndërhyrja e hakerëve rusë shba siguria kibernetike 

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit