LIVE UPDATES
Politike

Miratoi ndryshimet në Kodin Penal, Meta iu kërkon llogari institucioneve: S’di çfarë keni bërë, s’kam informacion për

27 Prill 2020, 12:41 Nga DOSJA

TIRANË- Pak ditë pas votimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Penal, presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të

Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrisë së Shëndetësisë, asaj të Drejtësisë dhe të Brendshme, Institutit të Shëndetit Publik dhe Drejtorisë së Policisë. Në letrën e tij, Meta iu bën thirrje për bashkëpunim. Presidenti thotë se nuk ka informacion se cila ka qenë puna e këtyre institucioneve në lidhje me porositë që dha presidenti për ndryshimet në Kodin Penal. Por çfarë kërkoi Meta? Kreu i shtetit kërkoi plotësimin e shtratit ligjor dhe informimin  e publikut për këto ndryshime.

Deri më sot, nuk kemi administruar informacion zyrtar se si është punuar nga ana juaj në këtë drejtim, por sjell në vëmendjen tuaj edhe një herë nevojën për bashkëpunim dhe koordinim mes institucioneve shtetërore përgjegjëse” shkruan ai.

Më 16 prill 2020, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, ku parashikohet konkretisht: Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhërin për karantinim;

Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhërat për karantinim;

Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin;

Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse;

Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia;

Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda përfshirë këtu edhe vdekjen;

Letra e plotë:

Të nderuar, Në datën 16 prill 2020, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi Ligjin nr. 35/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Ky ligj u shpall me dekret në datën 22 prill 2020 dhe në datën 23 prill 2020 u botua në Fletoren Zyrtare. Dekretimi i këtij ligji në datën 22 prill, u shoqërua me një deklaratë për shtyp ku shprehimisht u kërkua që, përpara hyrjes në fuqi të dispozitave të reja në Kodin Penal:

• Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komiteti i Ekspertëve dhe Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, të vlerësojnë plotësimin e kuadrit ligjor apo nënligjor që lidhet drejtpërdrejt me aplikimin e legjislacionit penal, si dhe përcaktimin e qartë dhe shterues sipas ligjit nr. 15/2016 të listës së sëmundjeve infektive të rrezikshme, që lidhen me zbatimin e masave të jashtëzakonshme, procedimin administrativ apo penal;

• Të gjitha kufizimet, masat e veçanta apo rregullat, shkelja e të cilave sjell sanksione administrative e më pas, penale, të nxjerra nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave apo çdo organ tjetër i ngarkuar nga ligji, t`i nënshtrohen një fushate të gjerë e të vazhdueshme informimi publik, përpos botimit të detyrueshëm dhe brenda afatit në Fletoren Zyrtare;

• Fushata e informimit duhet të përfshijë edhe normat e reja penale;

• Pushteti vendor dhe Qeveria duhet të rrisin kapacitetet e tyre për t`iu përgjigjur në kohë kërkesave dhe nevojave më jetësore të shtresave më në nevojë dhe sidomos të pensionistëve, të cilëve iu është kufizuar liria e qarkullimit;

• Njoftimi i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë i personave të diagnostikuar, karantinuar apo izoluar, dhe i të afërmve të tyre dhe personave të tyre të kontaktit, të jetë i dokumentuar.

Deri më sot, nuk kemi administruar informacion zyrtar se si është punuar nga ana juaj në këtë drejtim, por sjell në vëmendjen tuaj edhe një herë nevojën për bashkëpunim dhe koordinim mes institucioneve shtetërore përgjegjëse për sa më sipër. Gjithashtu, ritheksoj se, zbatimi i ndryshimeve në Kodin Penal që përmbajnë figurat e dy veprave të reja penale, e që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me situatën në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë COVID- 19, nuk duhet të lërë asnjë shteg për keqinterpretim sa i takon rrethit të subjekteve dhe veprimeve apo mosveprimeve që ngarkojnë me përgjegjësi penale.

Për shkak të rëndësisë së madhe që kanë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, që mund të preken apo ndikohen nga legjislacioni penal, bëjnë të domosdoshme që normat e reja penale, të aplikohen me transparencë, objektivitet, dhe në respektim të parimit të ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike.

Një normë e re penale rrezikon të aplikohet me vështirësi dhe të cenojë të drejta, nëse përmbajtja e saj nuk kuptohet në mënyrë të unifikuar, e për pasojë, as nuk zbatohet në mënyrë të unifikuar. Në këtë këndvështrim, zbatimi i normës penale në mënyrë të unifikuar, ka një funksion garantues për liritë themelore të njeriut dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

Përpos sa më sipër, lind nevoja e një bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për hartimin e udhëzuesve integralë që do të orientojnë Policinë e Shtetit, dhe sistemin e drejtësisë penale në tërësi, për aplikimin e dispozitave të reja të Kodit Penal, bazur në kritere të qarta teknike dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi që lidhen me kuptimin e termave si “gjendje e epidemisë”, “masa të jashtëzakonshme”, “urdhër i organeve kompetente për karantinim ose izolim”, “person mbartës”, “detyrimi i njoftimit nga autoritetet shtetëtrore përkatëse”, apo “sëmundje infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin”.

Miratimi i këtyre udhëzuesve dhe publikimi i tyre, duhet t`i paraprijë hyrjes në fuqi të dispozitave të reja të Kodit Penal, për të patur një zbatim objektiv, në përputhje me parimet kushtetuese dhe me rrethanat që kanë diktuar miratimin e këtyre normave të reja penale në këto momente.

Orientimet e unifikuara do të garantojnë që këto norma të reja penale të aplikohen në mënyrë sistematike, për përmbushjen e funksioneve të këtyre figurave të reja të veprave penale, funksionin garantues se do të zbatohen këto dispozita vetëm sipas elementëve që janë përcaktuar qartë në ligj, ashtu si dhe funksionin mbrojtës ndaj lirive dhe të drejtave themelore që lidhen me jetën e shëndetin e njeriut, ashtu si dhe me shëndetin publik në tërësi.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

 

(F.m;F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndryshimet ne kodin penal ilir meta ndryshimet ne kodin penal

Sondazh

Poll
Politike 26 Prill 2020, 19:52

TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr Bamir Topi në një lidhje direkte nga shtëpia e tij për “E Diell” në Top Channel zbuloi de...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën