"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Ndryshimi drastik i Nora Malajt/ Ish-deputetja tregon ditët e vështira: Në spital humba 6 kg, vuajta shumë për shkak të di
11 Gusht 2020, 10:11Nga DOSJA
TIRANË- Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka treguar vuajtjet që ka kaluar gjatë 3 javëve në spital. Malaj për “News 24” ka treguar se ka humbur 6 kg në 21 ditët e betejës me COVID 19. Politikania rrëfeu se fillimisht mendonte që ishte prekur nga gripi, por skaneri tregoi që po kalonte virusin.
“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte covid, mendova që ishte ftohje. E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë. Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar. Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona. Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të. Kam marrë holluës gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve”, tregoi Malaj.
Ajo tha më tej se nga virusi është prekur edhe burri i saj.
“E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy.”, u shpreh ajo.
Ish-deputetja njoftoi pak ditë më parë se kishte fituar betejën me COVID-19. Ajo rrëfeu se për ditë me radhë ka pasur temperaturë, djersitje dhe dhimbje gjymtyrësh.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar sot sekuestrimin e pasurisë së Valentin Selajt. Në një n...
GREQI- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në shtetin grek. Mediet vendase raportojnë se një burrë i pirë tentoi të vriste me sëpatë gruan e tij, ...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin kundër COVID-19.Në një postim në mediat social...
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar sot dy persona që ishin në kërkim për dhunë në familje dhe për vjedhje me dhunë. Në një njoftim për mediat, blut...
TIRANË- Shefja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho ka fituar betejën me koronavirusin. Braho e ka dhënë vetë lajmin në rrjetet sociale, ku...
TIRANË- Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i përket COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka publikuar një stu...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 34-vjeçarin me iniciale A.N, i cili aksidentoi për vdekje një person. Ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme,...
BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar sot një 29-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike kundër bashkëshortes së tij.Në një njoftim për mediat,...
TIRANË- Mjeku i njohur, Erion Dasho ka deklaruar se në spitalet COVID ka më shumë pacientë të dyshuar, se sa pacientë të diagnostikuar me koronavirus.Sipas...
KRUJË- Policia e Krujës ka proceduar penalisht 49-vjeçarin me iniciale L.P, pasi akuzohet për ndotje të ajrit. Uniformat blu bëjnë me dije se 49-vje...