Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka bërë sërish një reagim në lidhje me votën e emigrantëve. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se kohët e fundit sipas tij ka pasur deklarime kontradiktore për votimin e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.
Ai ka sqaruar edhe deklaratën e tij duke thënë se fjala e tij “emigrantët mund të votojnë pa u regjistruar” është nxjerrë jashtë kontekstit. Ai shtonse se adresa është shumë e rëndësishme, për të votuar pasi sipas tij aty do të merret dhe zarfi ku është hedhur vota.
Majko ka thënë ndër të tjera se nëse dikush ka ndryshuar adresën të cilën ka vendosur në momentin e plotësimit të dokumentave për kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike, çdo shtetasi jashtë vendit, i lind e drejta të aplikojë për ndryshimin e adresës për tu bërë rregullimi në rregjistrin e gjendjes civile.
Reagimi i Pandeli Majkos
SFIDA ME VOTEN JASHTE VENDIT
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor e ka bërë votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit një detyrim ligjor. Nga përfaqësues të strukturave të Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve po vinë deklarime kontradiktore. Dje anëtari i KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) bëri në media komentin se “…Objektivisht është e pamundur vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Sepse nuk ka një regjistër për të treguar se kush është regjistruar ku. Sepse vota hidhet aty ku je regjistruar dhe jo ku banon (!?). Aludimi për mohimin e të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit me arsyetimin e mosrregjistrimit të adresës është i qartë në paqartësi. Në se dikush ka ndryshuar adresën të cilën ka vendosur në momentin e plotësimit të dokumentave për kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike cdo shtetasi jashtë vendit, atij i lind e drejta të aplikojë për ndryshimin e adresës (së ndryshuar) për tu bërë rregullimi në rregjistrin e gjendjes civile. Zbatimi i Ligjit Nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe rregjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” është ndihmues në verifikim dhe korrigjues. Ky ligj në asnjë rast nuk sfidon të drejtën e votës për shtetasit jashtë vendit. Ajo garantohet nga Kodi Zgjedhor i votuar me shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë. Në aktin nënligjor të Ligjit Nr. 14/2016, në pikën 6 të Vendimit Nr. 915, datë 4.11.2020 të Këshillit të Ministrave “Deklaruesi plotëson formularin e deklarimit të adresës me të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku ka vendbanimin e përhershëm, për veten e tij dhe/ose edhe për anëtarët e së njëjtës certifikatë familjare, në rastin kur ata jetojnë me deklaruesin.” Ky rregjistrim “në grup” nga një familjar për anëtarët e tjerë të familjes bën të qartë se “rregjistrimi” i adresës sipas Ligjit Nr. 14/2016 është larg standartit për ta barazuar atë me rregjistrimin për votim. Me shkresën e datës 23 dhjetor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ju drejtua me shkresë Drejtorisë së Gjendjes Civile për identifikimin e shtetasve që banojnë jashtë vendit. Kjo është një lëvizje e duhur ligjore e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ajo vlerëson se e drejta e votës lidhet VETEM me rregjistrin e gjendjes civile. Cdo tentativë për të bllokuar aplikimin e të drejtës së votës të shtetasve jashtë vendit me justifikimin se nuk janë rregjistruar “të gjitha” adresat do të ishte moszbatim i një detyrimi ligjor të Kodit Zgjedhor. Një koment i imi në mbledhjen e fundit të nënkomisionit të diasporës dhe migracionit u hoq nga konteksti në disa media dhe më nxori në “konkluzionin” e cuditshëm se “… votimi nuk ka nevojë për regjistrimin e adresave…”(!) Në Kuvendin e Shqipërisë është i rregjistruar i gjithë proceverbali e mbledhjes në fjalë. Ky fakt më “përplasi”, sipas medias, edhe me kryetarin e Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Padiskutim, adresa jashtë vendit është e nevojshme për votimin pasi aty do të trokasin për të marr zarfin e votës. Ajo që ka rëndësi, është se e drejta e votës për shtetasit jashtë vendit të rregjistruar në rregjistrin e gjendjes civile nuk mund të refuzohet nga procesi i rregjistrimit adresave të shtetasve jashtë vendit. Shtetasit të cilët kanë adresën e saktë jashtë vendit, në rregjistrin e gjendjes civile, janë votues me të drejta të plota ligjore. Me trajtimin sipërfaqësor të Ligjit Nr. 14/2016 imagjinoni që një shtetasi që sapo ka marrë pasaportën, përshembull në Greqi, ti kërkosh të aplikojë sërish tek e-albania për të pasur të drejtën e votimit…(!) Kush kërkon një rregjistrim të ashtuquajtur të “plotë” të adresave të shtetasve jashtë vendit për tu “dhuruar” pastaj të drejtën kushtetuese të votës gabohet. E drejta dhe procedura nuk kanë konflikt. Rregjistrimi i “plotë” i adresave do kthehet shpejt në një cështje e cila do të diskutojë edhe vetë kredibilitetin e zgjedhjeve. Pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor, shtetasit të cilët konfirmohen nga rregjistri i gjendjes civile se banojnë jashtë vendit duhet të largohen nga listat zgjedhore të votuesve brenda vendit. Shtetasit që banojnë jashtë vendit, janë subjekt i një liste tjetër zgjedhore. Nga kjo listë, do të krijohet lista e votuesve jashtë vendit. Ajo do të krijohet pasi cdo shtetas nga lista e shtetasve jashtë vendit aplikon personalisht pranë Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve. Në këtë aplikim, sërish, do të jetë detyruese adresa e banimit jashtë vendit. Sa mandate i takojnë cdo qarku elektoral, pas largimit nga listat zgjedhore të votuesve brenda vendit të emrave të cilët konfirmohen ligjërisht se nuk jetojnë në Shqipëri? Kjo është një pyetje, përgjigjen e së cilës e ka vetëm Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Pohimi i një “gjykatësi” të saj, se pa mbaruar rregjistrimi i adresave të shtetasve jashtë vendit nuk mund të ketë aplikim te së drejtës të votës jashtë vendit, funksionon njëlloj për të aluduar, se pa larguar të gjithë shtetasit me banim jashtë vendit nga listat zgjedhore brenda vendit zgjedhjet nuk mund të zhvillohen në 25 prill të vitit që vjen. Kjo logjikë shakatërron zgjedhjet! Sikur, edhe vetëm një votues jashtë vendit, të plotësojë kushtet ligjore për të votuar Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka detyrimin ti plotësojë kushtet e aplikimit të së drejtës së votës. Cdo diskutim tjetër është antiligjor. Tashmë është e sigurtë, shtetasit tanë jashtë vendit do të “kthehen” në shtëpi me votë! Vota e tyre nuk ka rendësi për ngjyrën politike. Askush nuk duhet ti frikësohet adresës politike të kësaj vote. Ajo është votë e njerzve që duan vetëm Shqipërinë.
Pak ditë më parë, Majko në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët, Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme emigrantët mund të votojnë pa bërë deklarimet e adresave.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme është takuar me Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. Lajmin e ka bërë të ditur ...
TIRANË– Shqipëria do të marrë vaksinën e kompanisë “Pfizer”. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vetë lajmin, duke dhënë siguri se procesi i injektimit do të...
TIRANË- Vajza e madhe eLulzim Bashës, Dafina ka festuar ditën e sotme ditëlindjen. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e Kryetarit të Opozitës, Aurela ...
TIRANË- Lëvzizja Vetëvendosje në Shqipëri, bën të ditur se do të do të angazhohet në mbështetje të iniciativave qytetare që çojnë përpara kandidatë ...
KRUJË- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ditën e sotme kanë inspektuar shkollën që po ndërtohet në Derven të Kr...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë të sapodiplomuar, të cilët kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vend...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme At Gjergj Fishtën me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presiden...
TIRANË– Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj private dhe ajo profesionale.Ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, To...
TIRANË– Ish-deputeti i Bardh Spahia ka reaguar në emër të Partisë Demokratike pas shkarkimit të mjekut të QSUT-së, Ilir Allkja. Spahia shkruan se mjeku u s...