Hodhi shokun e tij nga ura në kanalin e ujërave të zeza dhe fshehu krimin, zbardhen emrat e viktimës dhe autorit
10 Dhjetor...
Aktualitet
“Në 2021 më pak aksidente”/ Bilanci i DPSHTRR, përjashton 2020 për shkak të Covid
29 Dhjetor 2021, 10:32Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka bërë një raport në lidhje me aksidentet rrugore që kanë ndodhur përgjatë vitit 2021 në vendin tonë. Gonxhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se është bërë një krahasim të dhënash për aksidentet e ndodhura në vitin, 2018, 2019 dhe 2021, duke përjashtuar nga lista vitin 2020, pasi sipas tij ka pasur shumë kufizime lëvizjesh për shkak të pandemisë.
Në statistika rezulton se në vitin 2021 krahasuar me vitet që janë marrë në shqyrtim kemi një ulje të numrit të aksidenteve rrugore që kanë çuar në fatalitet.
POSTIMI:
“Pak ditë na ndajnë nga 31 dhjetori, mbyllja e vitit 2021, që infografikat e Aksidenteve Rrugore të 11-mujorit dhe projeksionet e tregojnë vitin më POZITIV sa i takon rënies së ndjeshme të numrit të aksidenteve, rënies së indeksit përfshirje drejtuesi mjeti për numër drejtuesash mjeti/numër mjetesh rrugore në qarkullim, uljes së shkaktarëve të aksidenteve të moshave 18-24 vjeç e deri 34 vjeç, uljes së fataliteteve, rënies së numrit të të lënduarve nga aksidentet dhe rritjes së sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës! Statistikat tregojnë qartë se puna shumë më e mirë me kualifikimin e drejtuesve të rinj të mjeteve, programet e aktivitetet edukative e ndërgjegjësuese, reformimi i akteve rregullatore e masat ndëshkuese, investimet në infrastrukturë e sinjalistikë po sjellin rezultate të prekshme e sot ndërsa kemi rritje të jashtëzakonshme të përdoruesve të rrugës në shoferë, pasagjerë dhe mjete rrugore , por edhe në pedalues e këmbësorë , kemi gjithnjë e më pak aksidente dhe viktima! Lutemi të kujdesemi gjatë fundvitit që të mos nxitojmë në trafik e në kushte moti me rrezikshmëri Të mbrojmë veten e të tjerët, të festojmë JETËN‼️(Viti 2020 nuk përfshihet sepse pati karantinë e shumë bllokime qarkullimi!)”, shkruan Gonxhe.
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 7 vite burg, të ish-efektivit të policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin prill të këtij viti për ng...
GJIROKASTËR– 44 kilogramë e 500 gramë kanabis, 4 kallëpë me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar në kuadë...
DURRËS – Festat e fundvitit kanë sjellë një numër të lartë emigrantësh, të cilët kanë hyrë nga Porti i Durrësit në vendin tonë. Sipas të dhënave nga ...
KOLUMBI – “Asnjë dritë nuk shihet në fundin e spirales së dhunës në Ekuador”. Kështu nis artikulli i medias vendase e cila thekson se prania e sasive të m...