Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Mbi 29 mijë persona / Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit për festat e fundvitit
29 Dhjetor 2021, 08:50Nga DOSJA
DURRËS – Festat e fundvitit kanë sjellë një numër të lartë emigrantësh, të cilët kanë hyrë nga Porti i Durrësit në vendin tonë. Sipas të dhënave nga ky institucion, mbi 29 500 persona kanë hyrë në vend për festat e fundvitit nga ky port në 10 ditët e fundit, ndërsa fundjavat regjistrojnë dhe fluksin më të madh të mbërritjeve në vend nga ky vendkalim kufitar.
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur edhe dy tragetet e linjës së Barit, ndërsa para mesditës pritet të mbërrijë dhe ai i Ankonës. Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se në 10 ditët e fundit të këtij viti kanë udhëtuar afro 35 000 pasagjerë, prej të cilëve mbi 29 000 në hyrje dhe pjesa tjetër në dalje.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në vend për këto festa kanë hyrë rreth 12 mijë persona më shumë. Sipas Top Channel, prej dy javësh, në fuqi kanë hyrë dhe masat për përballimin e fluksit në port për të shmangur vonesat në përpunim. Sipas autoriteteve policore po punohet me 20 sportele, 10 prej të cilave të dedikuara për udhëtarët me automjete, 7 sportele për këmbësorët dhe 3 për kamionët.
Në hyrje, në zbatim të protokollit të Komitetit, strukturat policore u kërkojnë udhëtarëve certifikatën e vaksinimit të vendit ku ka aplikuar vaksinën, përfshirë edhe PCR e të pavaksinuarve.
(E.H/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOLUMBI – “Asnjë dritë nuk shihet në fundin e spirales së dhunës në Ekuador”. Kështu nis artikulli i medias vendase e cila thekson se prania e sasive të m...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje të rinjve të aplikojnë për 400 vende të lira në Ushtrinë Shqiptare. Ai ka publikuar nismën e rekrutimit...
TIRANË – Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë. Megjithatë, afërsisht një e...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al e hap me kërkesën e Bashkive të Kavajës dhe Vorës për të nisur dhënien ...
SHQIPËRI – Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe mesatar në...
TIRANË – Viti që po mbyllet ka sjellë një rritje të lartë të dëmeve nga aksidentet rrugore të paguara nga kompanitë e sigurimit. Për 11-mujorin 2021,...