Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë. Megjithatë, afërsisht një e katërta e martesave përfundojnë në divorc në Shqipëri. Revolucion femëror: Gratë janë ato që ndërmarin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur.
Sipas të dhënave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vitin 2018, rreth 3,600 kërkesa për divorc, ose 54% u bënë nga bashkëshortet. Në 2019-n, rreth 4300 gra iu drejtuan Gjykatës për të kërkuar zgjidhje martese, ose gati 56% e kërkesave.
Arjana Manreka, psikologe, pohon për Monitor se, në vendin tonë janë kryesisht këto arsye që kontribuojnë në divorc: abuzimi fizik, problemet financiare, infertiliteti, pabesia apo tradhëtia dhe konfliktet mes tyre ose me familjarë të përfshirë. Sipas saj, fuqizimi i grave ka çuar në një rritje të divorceve sepse nuk e kanë më të vështirë ekonomikisht të ‘mbijetojnë’ pas martese, ashtu sikurse edhe opinioni që dikur i rëndonte, tani nuk përbën problem madhor. Sipas saj, suksesi profesional i grave ka ndihmuar në emancipimin e tyre ideologjik dhe ekonomik nga burrat, gjithashtu i bën gratë dhe burrat më pak të ndërvarur, duke ndryshuar përfitimet e martesës dhe kostot në rast se ndahen. Kjo perspektivë çon në pyetje të reja kërkimore, sidomos për efektin afatgjatë të pandemisë, pohon në fund psikologia.
Ulen divorcet në 2020-n, priten në rritje në 2021
Viti 2019 shënoi dhe numrin rekord të divorceve në vend, me gati 8 mijë të tilla, me një rritje prej 17.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Emigracioni, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëveshjet financiare kryesojnë listën si arsyet kryesore pse po divorcohen shqiptarët. Shifrat treguan për 2019 se kishim 26.1 divorce për 100 martesa. Në vitin 2020, sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri i divorceve ka rënë ndjeshëm, duke zbritur në rreth 6 mijë, me një tkurrje prej 26.45 me vitin e mëparshëm. Kjo rënie reflekton situatën e krijuar nga pandemia, që çoi ndër të tjera dhe në mbylljen e Gjykatave dhe shtyu shqyrtimin e kërkesave për divorc.
Avokatja Margarita Kola pohon për Monitor se, ekspertët e fushës ligjore presin një reflektim të situatës së divorcit në shifrat që do të dalin për vitin 2021. Sipas saj, një pjesë e rasteve për divorc, të ardhura në fund të 2020, kanë nisur shqyrtimin në 2021. Arsyet janë: Mosfunksionimi i gjykatave, numri i ulët i gjykatësve në punë pas Vetingut etj.
Znj. Kola shton, se si tendencë botërore, pandemia shtoi konfliktet në çift, të cilat u reflektuan ose me divorc, ose më kërkesa për konsulenca martesore. Ndërsa sipas saj, kjo e dyta është thuajse jo e pranishme në Shqipëri (profesioni i konsulentit martesor/familjar) dhe duke marrë në konsideratë se, shqiptarët e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë te palë të treta, qoftë edhe psikologë, kjo do të çojë te një numër më të lartë të divorceve në 2021. (MONITOR)
(E.H/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al e hap me kërkesën e Bashkive të Kavajës dhe Vorës për të nisur dhënien ...
KORÇË – Një shtetas 62-vjeçar nga fshati Podgorie i Maliqit është i gjetur i vetëvarur në një shtyllë larg shtëpisë së tij. Sipas infor...
VORË/KAVAJË – Shpërndarja e granteve të rikonstruksionit për qytetarët shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 2019-s do të vijojë edhe ...
SHQIPËRI – Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe mesatar në...
TIRANË – Viti që po mbyllet ka sjellë një rritje të lartë të dëmeve nga aksidentet rrugore të paguara nga kompanitë e sigurimit. Për 11-mujorin 2021,...
GREQI- Lejet e qëndrimit për emigrantët që u skadojnë më 31 dhjetor do të shtyhen deri më 30 mars të vitit të ardhshëm. Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari Shp...
MILOT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Lezhë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.Bëhet me dije se në ...
HOLANDË – Policia holandeze vuri në pranga një 24-vjeçar shqiptari, i cili rezulton se është dënuar në Belgjikë për trafik refugjatësh drejt B...
EKUADOR- Rritja e konflikteve në Ekuador mes bandave ka treguar një trajektore të njohur në vend, praninë e kokainës si dhe praninë e më shumë armëve mes bandas...
GJIROKASTËR – Elektriçisti Agron Manaj humbi jetën sot teksa po kryente riparime në një shtyllë tensioni të lartë për të kthyer energjinë elek...