"Nesër shpalosim programin Shqipëria 2030", Rama: Nuk jemi si ata që premtojnë pensione 500 euro dhe naftën 5 cent dhe ...
Aktualitet
Në burg për vrasjen e Bullarit,Selmanaj: E kisha mik,ai do takonte një shok në Vlorë
28 Janar 2022, 12:04Nga DOSJA
TIRANË – Flet ekskluzivisht nga burgu për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në “News24” dhe “BalkanWeb”, 39-vjeçari Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullgarit, në Vlorë.
Me telefon nga burgu, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë tregon se 25-vjeçarin Bullari e kishte njohur në Burgun e Fierit dhe e kishte shok e kaluar shokut, raporton “BalkanWeb”.
Pjesë nga intervista:
Njohja me Bullarin…
Kam qenë shok e kaluar shokut me të, kam qenë mik. Ne takoheshim në vende të ndryshme. Jemi takuar disa herë, jemi njohur në burgun e Fierit. Jemi arratisur tre herë nga Greqia e njëherë nga Italia dhe burgun e kam kryer në Shqipëri, ku kam njohur dhe Xhuljan Bullarin. Ai ka dalë para meje nga burgu, unë më vonë. Ditën e ngjarjes, jemi takuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kemi pirë kafe dhe më tha që do të nisej për në Vlorë se kishte takim me një mikun e vet. Edhe unë e kam për të ikur në Vlorë dhe kemi shkuar bashkë. Gjatë gjithë rrugës, ai shoku e telefononte. Unë e njihja, por nuk kisha muhabet me të. Kanë bërë takimin, kam qenë dhe unë aty. Unë i prisja jashtë, ata po bisedonin brenda për punët e tyre, dhe di që ishin shumë të qeshur. E pashë që isha i tepërt dhe u largova.
Me çfarë makine keni udhëtuar drejt Vlorës? Kemi udhëtuar me një Fiat të një kushërirës së Xhulajës, pasi mua më kishin sulmuar dhe makina ime ishte gjithë plumba. Më kanë goditur me breshëri automatiku në Lushnjë dhe makina më la te Drejtoria e Policisë së Tiranës, aty dha shpirt, nuk ndizej më.
Kur u qëllua makina jote? Në fshatin Vajkan, mes Fierit dhe Lushnjës, po atë ditë, kur po vija nga Vlora në Tiranë. Nuk e di kush më ka qëlluar, ndoshta për makinën që përdorja unë, pasi unë nuk kam pasur probleme me njeri.
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit. Për zgj...
TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Kukësit, Fahrije Gjana (Vata)...
ELBASAN – Një alarm për minë me sahat mbajti në ankth për më shumë se një orë banorët e qytetit të Elbasanit. Rreth orës 10:30, një telefonatë në Drejtori...
TIRANË– Dy persona kanë përfunduar në polici pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga është arrestuar personi me inicialet E. L., 38 vje...
ELBASAN – Oficerët e xhenios mbërritën në zonën pranë ambulancës së qytetit ku raportohet se ishte vendosur një minë me sahat.Pas sinjalizimit për alarm p...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, sulmoi gjatë konferencës së gazetarëe kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha duke i etiketuar me togfjalëshin...
TIRANË– Komisioni i Rithemelimit ka paditur në SPAK, ish-deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Brahon për shpifje. Kjo padi, ka lidhje me deklaratë...
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person pasi akuzohet se ka dhunuar mjeken e spitalit të Shijakut. Mësohet se personi me inicialet D....