LIVE UPDATES
Bota

“Ne do t’ia dalim”/ Koment: Terrori i djathtë i ndikuar në kontekst shoqëror

29 Janar 2021, 07:37 Nga DOSJA
“Ne do t’ia dalim”/ Koment: Terrori i djathtë i ndikuar

GJERMANI- Vrasësi ekstremist i djathtë i presidentit të rajonit të Kaselit Walter Lübcke u dënua me burgim të përjetshëm. Ky është dënimi kapital. Megjithatë nga ky proces mund të dalë një sinjal fatal, mendon Hans Pfeifer.

Eshtë 24 shtator 2017, dita e zgjedhjeve të Bundestagut të ri. Politikani kristiandemokrat Walter Lübcke ende jeton. Ai punon fort si president i qeverisë rajonale në Kasel për integrimin me sukses të refugjatëve, që gjatë dy viteve të fundit mbërritën me dhjetëra mijëra edhe në rajonin e tij. Ai e mbështet politikën e kancelares Merkel. E ai ndan të njëjtën moto me të: „Ne do t’ia dalim!”

Kjo ditë vjeshte 2017 është edhe triumfi i kundërshtarëve të politikës gjermane ndaj refugjatëve. Sepse partia e djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) me kursin e vet kundër refugjatëve ka arritur suksese të dukshme elektorale. Partia e dehur nga suksesi i saj: Në mbrëmje kandidati kryesor i saj Alexander Gauland del nën brohoritjet e përkrahësve të vet përpara kamerave dhe shpall moton e politikës së ardhshme të AfD-së: “Ne do t’i përzëmë ata, ne do ta përzëmë zonjën Merkel apo këdo qoftë – dhe ne do t’ia kthejmë vendin tonë popullit tonë.”

Urrejtja si motiv

Dy vjet më vonë Walter Lübcke nuk jeton më. Ai qëllohet në pragun e shtëpisë së tij. Dorasi, Stephan Ernst, është një ekstremist i djathtë. Motivi i tij: Urrejtja ndaj politikës gjermane për refugjatët. Urrejtja ndaj një njeriu, që e mishëronte këtë politikë: Walter Lübcke.

Alexander Gauland nuk e njihte dorasin. Nuk ka asnjë lidhje. Madje as ndonjë lidhje që mund të konsiderohej juridikisht si pjesë e një procesi gjyqësor brenda një konteksti politik. AfD me trumbetimin e saj të urrejtjes për vite me radhë i ka dhënë tonin atmosferës në Gjermani. Ajo i ka yshtur njerëzit. Kundër refugjatëve. Kundër migrantëve. Kundër kundërshtarëve politikë. Partia mohon çdo përgjegjësi për krimet ekstremiste të djathta prej urrejtjes. E kundërvihet duke argumentuar, se këto janë përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj ndaj kritikave në adresë të qeverisë. Ajo sillet si Pontius Pilatusi biblik duke dashur të lajë duart me pafajësi.

Dorasi Stephan Ernst për krimin e tij ka marrë dënimin më të lartë të mundshëm në Gjermani: burgim i përjetshëm. Përveç kësaj Gjykata e Lartë Rajonale në Frankfurt mbi Main ka konstatuar peshën e rëndë të fajit, gjë që e përjashton mundësinë e një lirimi të parakoshëm. Ky dënim është i drejtë. Eshtë edhe një sinjal i rëndësishëm ndaj skenës së ekstremizmit të djathtë.

Mjedisi i rrezikshëm rreth dorasit nënvleftësohet

Përse nga procesi dhe vendimi megjithatë mund të dalë një mesazh fatal? Sepse i akuzuari i dytë, Markus H. largohet nga gjykata si njeri i lirë. Shoku i atentatorit u çlirua prej akuzës për bashkëveprim për vrasje. Ai dënohet me kusht për armëmbajtje pa leje.

Përtej çështjes, se sa i përshtatshëm është ky dënim kaq i butë për personin e dytë – prokuroria kërkoi dhjetë vjet burg – ai ka efekt politik. Sepse skena e ekstremizmit të djathtë e gatshme për dhunë sërish përjeton një dënim të butë në mjedisin e dorasit. E kaluara ka treguar, se si janë pritur të tilla dënime: ato festohen.

E rreziku është, që vrasësit e motivuar politikisht ndonëse janë të rrallë, ata pothuajse asnjëherë nuk veprojnë të izoluar nga shoqëria. Këtë e tregon edhe kjo vrasje. Edhe Stephan Ernst është radikalizuar prej fjalimeve, klimës së krijuar dhe demonstratave. Edhe nga AfD-ja. E përpara se të arrihet tek krimi, ka edhe një kontakt me njerëz të tjerë, me të cilët ai shkëmben mendime për urrejtjen e tij – qoftë në botën reale apo në atë virtuale. Kjo përzierje bën, që atentatorë politik si Stephan Ernst ta konsiderojnë veten si pjesë të një misioni: Ata e kryejnë krimin për një vizion politik.

Inkurajim për skenën e djathtë të Gjermanisë

Mesazhi në fund të këtij procesi për skenën e ekstremit të djathtë është: Sa kohë nuk merr pjesë drejtpërdrejt në krim dhe sa kohë nuk ngarkohesh vet prej gjyqit, nuk ke përse të kesh frikë nga pasoja serioze për urrejtjen tënde. Rëndësisë së jashtëzakonshme që ka mjedisi përreth atentatorëve rëndom nuk i kushtohet vëmendja e duhur në proceset penale në Gjermani. E kësisoj shumë procese penale dështojnë në qëllimin thelbësor të tyre: Zbardhjen e së vërtetës. Sepse e vërteta është, që krimet politike nuk njohin doras të vetmuar. Ato karakterizohen prej klimës në shoqëri.

MARRË NGA DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexander gauland hans pfeifer kaselit walter lübcke alexander gauland hans pfeifer kaselit walter lübcke

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj