LIVE UPDATES
Insights

Në emër të popullit je i arrestuar! Dje ke ushqyer mushkën e Cane armikut. I dhe bukë gruri kur populli ha kallamoq

13 Shtator 2020, 09:33 Nga DOSJA
Në emër të popullit je i arrestuar! Dje ke ushqyer mushkën e

(Tregimi i së dielës)

Në fshat,nga dritarja e shkollës e shihja shpesh Xhelën me tre mushkat e kooperativës. Nga që nuk kishte rrugë makinash transporti i çdo gjëje bëhej me kafshë. Edhe nafta e traktorit të vetëm,edhe kripa,edhe librat e nxënësve me këto kafshë silleshin që nga lokaliteti,aty ku i zbraste makina. Por që me syrin e parë dukej që njëra mushkë ngarkohej dyfish. Gati rrëzohej kur ecte. I merreshin këmbët,por kamxhiku i Xhelës e forconte. Dy të tjerat si zonja. Pak ngarkesë,e ngjitnin malin me kokën lart.

Një ditë pyeta Xhelën për këtë çudi. Qeshi dhe tha veç tre fjalë.

-Ajo është kulake.

E mora si shaka. Kulak qe fjalë që përdorej për dikë që qeveria e kishte cilësuar armik.
-Mushkë kulake?-e pyeta.

-Po. Është e Canes,e atij që fliste poshtë e lart që po vdesim urie. Canen e futën në burg,mushkën ma caktuan mua për transport. Ngarkoje dyfsh,më tha kryetari i kooperativës. Merrja shpirtin! Ndaj po i nxjerr inatin e Canes,-shpjegoi ai.

Nuk dija ç’të bëja. Të flisja do më quanin dhe mua kulak. Në fakt kisha dëshirë ta rrihja Xhelën. Ika pa folur. Pashë syrin e mushkës kulake që më përshëndeti me beben zmadhuar. Më dhimbsej e më qahej për atë kafshë të mjerë. Ishin vite që edhe mushkat po e ndjenin luftën e klasave……

Pas dy vjtësh mushka futi në burg Nihatin,një djalë i ri,sapo kishte mbaruar teknikumin për gjeologji. Erdhi atyre anëve për të bérë praktikën në sondat që kérkonin qymyr. Po nuk mbushi javën. Erdhi Pirro,operativi i zonës dhe u mbyll te zyra e kryetarit të kooperativës bashkë me Lutfiun,inxhinierin e ekspeditës gjeologjike. Ndenjën orë e orë aty brenda po jo vetëm për punë. Shpesh hynte aty edhe Vjosa,kuzhinierja e mencës që u çonte ushqime dhe shishe me raki kumbulle. Kur u ngrys brenda ia filloi kënga. Ajo e zonës:”Bishtin e urës ç’ma kanë zënë…”

Kur po afrohej mesnata erdhën dy policët e lokalitetit. Mezi merrnin frymë nga malorja e fortë,por edhe nga barku madhosh që ata kishin. Djersë e uf uf bënin të dy. Në këto minuta doli Pirro nga zyra. U vu në krye të policëve dhe me hap ushtarak trokitën te dera e Yzeirit,aty flinte Nihati,gjeologu i ri 18 vjeçar. Doli Yzeiri me kanatiere leshi e flokët bubuzhel.

-Lajmero Nihatin,-i bértiti Pirro.

Po Nihati doli brof,pandehu se e thirrën nga sonda ekspeditës.
-Në emër të popullit je i arrestuar,-nuk e zgjati Pirro.

Policët i hodhën prangat dhe e vunë në mes.
-Pse?- belbëzoi i ngrati.-Se dje ke ushqyer mushkën e Canes,mushkën e armikut. Madje i dhe bukë gruri kur populli ha kallamoq.

Qysh nga ajo ditë mushka u kthye në sëmundje. Askush jo që nuk i afohej,por nuk ia hidhte as sytë. Ndérsa kurrizin ia ngarkonin dyfish dhe kamzhikun nuk ia kursente Xhela.

Kështu rrodhën muaj deri sa një ditë Petriti,veterineri,kaloi në depresion. Ia çoji Xhela për ta parë se syri i djathtë i qe bërë gjak i kuq. Pasi e vizitoi Petriti i dha ilaçe,ca pika lëng në sy dhe padashje e férkoi te qafa.

-Pse e përkëdhel? A e di që është mushka e Canes?-i bértiti Xhela.

Qysh atë çast Petritit i iku çerhja. As hante,as pinte,as flinte priste natën te dera Pirron me policët. Për muaj i iku mendja deri sa një mëngjes u hap lajmi se mushka qe rrëzuar në një greminë e kishte ngordhur. Fshati atë ditë sikur qe në festë. Petriti piu aq shumë sa edhe pas një jave ishte i dehur. Nuk i hyri kush ngjarjes se si mushka u gremis. Vetëm një ditë xha Saniu,te kolibja e rojeve,mes shumë vetave tha:

-Edhe majë shkëmbit ecin mushkat,nuk iu dridhet këmba kurrë.

Por nga që pasoi heshtje e ca burra vrapuan jashtë,xha Saniu ia priti:

-Po bëra shaka,o të uruar. E kisha për mushkat tona,jo për ato kulake,që thyejnë zverkun se nuk e dinë rrugën që na ka mësuar Sadiku.

Sadiku ishte sekretari i partisë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka historite e agim xhafkes agim xhafka historite e agim xhafkes

Sondazh

Poll
Insights 12 Shtator 2020, 19:06

Ikin, ikin shqiptarët…

Shënime të nxituara nga një rrugë e beftë!Për t’i shpëtuar orëve të pritjes dhe ankthit për ta shtënë në duar kopjen e parë të librit tim të ri “Biri”, graha ku...

Insights 8 Shtator 2020, 13:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha ultimatum në takimin që pati me kryetarët e Bashkive disa ditë më parë, ku iu tha se çdo emërim drejtorësh do të k...

Insights 7 Shtator 2020, 12:33

Kosovë- Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje

Përtej entuziamit, 3 aktorë me legjitimitet të diskutueshëm prodhuan një marrëveshje pa marrëveshje që bën pak me mirë dhe lehtësisht mund të injorohet në disa ...

Insights 7 Shtator 2020, 11:40

Vaksina për gripin sezonal, po, por si?!

Prej disa javësh është duke u folur për mundësinë e ofrimit të vaksinës për gripin e stinës falas për gjithë popullatën. Ndërsa kjo masë do të ndihmojë për të u...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj