LIVE UPDATES
Insights

Covid-19/ Fëmijët në “peshore”, arsimi përballë shëndetit

12 Shtator 2020, 10:05 Nga DOSJA
Covid-19/ Fëmijët në “peshore”, arsimi

TIRANË– Por a janë vlerësuar risqet, a do t’ia dalin të vegjlit të ruajnë distancat, të ndekin rregullat me përpikmëri, të mos ndikojnë në përhapjen e Coronavirus në vend dhe të mos bëhen shkak për infektimin e familjarëve të tyre të sëmurë apo në moshë?  Këto përgjigje do të merren me atë që situata në terren do të tregojë, ndërkohë që nga ana tjetër mbi Minstrinë e Arsimit peshon përgjegjësia e faturës së rriskut dhe të një vit tjetër të “humbur” apo të çalë nëse do të vendosej që të mos hapeshin shkollat.

Udhëzimi për hapjen e shkollave

Ministria e Shëndetësisë ka bënë pubik udhëzuesin  për hapjen e shkollave në kushte pandemie në Shqipëri për vitin e ri shkollor. Udhëzuesi i miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, do të shërbejë për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe kopshteve si dhe për prindërit. Sipas drafit, do të ketë grafik nga shkollat për hyrjen e nxënësve me orare dhe nën monitorimin e mësuesve kujdestarë.

Nxënësit duhet të mbajnë maska,  duhet të paraqiten me përpikmëri dhe kur hyjnë të mbajnë radhë 2 metra nga njëri- tjetri. Kush shfaqin simptoma, kanë detyrim të lajmërojnë mësuesin kujdestar që me mjekun e shkollës apo familjes verifikon nëse ka COVID-19 apo jo. Po ashtu pas futjes së të gjithë nxënësve, dera e shkollës mbyllet dhe nuk hapet më deri në përfundim e mësimit..

Në rast se nxënësi del nga shkolla nuk lejohet të hyjë më, dhe lëvizja e nxënësve lejohet vetëm brenda territorit të shkollës. Në draft thuhet se nuk do të lejohet dalja nga klasa e nxënësve përjashtuar ato për nevojat personale Në korridore ata duhet të mbajnë distancë 1.5 metra teksa nuk lejohen aktivitetet me më shumë se 10 veta në ambientet jashtë. Këto janë disa nga pikat që përmban udhëzuesi  ndërkohë që bëhët e qartë se  të gjithë nxënësit që thyejnë masat ndaj COVID-19 brenda institucioneve arsimore parauniversitare do të ndëshkohen me masë disiplinore.

OBSH: Mësimi online si zgjedhje për nxënësit

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për hapjen e shkollave në 14 Shtator për nxënësit e arsimit parauniversitar, pa përcaktuar ende protokollet e sigurisë për frenimin e përhapjes së Coronavirus, ndërsa fillimisht ka lançuar vetëm faktin se do të ketë mësim me turne për të minimizuar klasat.

Por cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë shkollat për t’u quajtur të sigurta? Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vendimmarrësit duhet të marrin parasysh kur vendosnin të hapin shkollat: transmetimin dhe ashpërsinë e COVID-19 te fëmijët;  situatën lokale dhe epidemiologjike të COVID-19 ku ndodhen shkollat;  vlerësimin e tyre dhe aftësinë për të mbajtur masat e parandalimit dhe kontrollit të COVID-19.

Po ashtu, OBSH sugjeron se që të rihapen shkollat, duhet të kenë të garantuar infrastrukturën për kontrollin e COVID-19, duke marrë në konsideratë nëse kanë kushte për të ruajtur higjenën e duarve, të frymarrjes, distancimin e duhur,  a janë të pajisura me materiale dhe furnizime për të ndihmuar në parandalimin e transmetimit, të tilla i çezmat e larjes së duarve;  A është e mundur të zvogëlohen përmasat e klasës, dhe a janë të pajisur me një infermiere për të lehtësuar kujdesin e fëmijëve të sëmurë. OBSH sugjeron se krahas vendimit të qeverive për rihapjen e shkollave duhet të vijohet me mësimin on line.

“Vijimi i mësimit on line, me metoda të përziera aty ku është e nevojshme dhe e mundur (p.sh. disa grupe nxënësish mund të marrin mësime on line, të mësojnë nga shtëpia përmes detyrave të shtëpisë, në blogje, dhe të angazhohen në aktivitete fizike në shtëpi në shtëpi).  Nëse mësimi në shkollë nuk është i mundur, ftojini nxënësit të marrin libra shkollorë në shtëpi ose të organizojnë detyra. Konsideroni transmetimet televizive të mësimeve apo në radio, rregulloni një sistem shoqëror për detyrat e shtëpisë me motrat dhe vllezërit më të mëdhnj në shtëpi, ose me miqtë me telefon”, thuhet në raport.

6 kritere për rihapjen e shkollave

Përpara një vendimi për rihapjen e shkollave në vend, duhet të merren parasysh gjashtë kritere kyçe për të vlerësuar gjendjen e tyre të gatishmërisë dhe për të ndihmuar me planifikimin. Në këtë konkluzion del raporti me temë “Korniza për rihapjen e shkollave” i përgatitur një një sërë aktorësh si Banka Botërore, Unicef, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, etj. Sipas raporit, elementët kyç që duhen analizuar janë politikat, financimi, funksionimi i sigurt, të nxënit, arritja deri te fëmijët më të margjinalizuar dhe mirëqenia/mbrojtja.

Sipas raportit, “Kontekstualizimi dhe përshtatja do të jenë parësore për t’iu përgjigjur nevojave dhe kushteve vendase, veçanërisht për kontekstet ku ekzistojnë një sërë kufizimesh (si në rastin e zonave me popullsi të dendur, me kushte jo të mira të furnizimit me ujë, ato në konflikt, etj.). Analiza duhet të krahasojë kushtet para pandemisë, duke marrë në konsideratë kufizimet ekzistuese në kontekstet me burime të pakta, gjithashtu dhe synimet aktuale.

Dokumenti sugjeron se përpara rihapjes së shkollave, duhen përgatitur procedurat dhe planet kryesore të financimit që nevojiten për përmirësimin e të mësuarit, duke i kushtuar vëmendje funksionimit të sigurt, duke përfshirë përmirësimin e praktikave të mësimit në distance. Konkretisht sugjerohet, që të shqyrtohet financimi lidhur me reagimin dhe rikuperimin për investime të menjëhershme në furnizimin me ujë, kanalizimet dhe higjienën në shkollë.  Kërkohet t’u jepet përparësi kostove të produkteve dhe shërbimeve për pastrimin dhe dezinfektimin e plotë të shkollave dhe për planet e kontigjencës dhe rezervat.

Po ashtu, sugjeërohet  që të përqendrohet financim për arsimin te shkollat që janë më të prekura nga kriza, për shembull nëpërmjet financimit të bazuar në formulën që u jep përparësi fëmijëve më të margjinalizuar. Për sa u përket mekanizmave, kërkohet të merren në konsideratë grantet fikse dhe transfertat në para (të kushtëzuara ose të pakushtëzuara) për nxënësit. Ndërsa, si pjesë e procesit të  rihapjes duhet të ndiqet një qasje proaktive për të integruar sërish fëmijët e margjinalizuar dhe ata që nuk ndjekin shkollën.

Sugjerohet investim në furnizimin me ujë, kanalizimet dhe higjienën për të zbutur rreziqet dhe arsimin kompensues për të plotësuar kohën mësimore të humbur. Ndërsa për shkollat e rihapura kërkohet monitorim në mënyrë aktive i treguesve shëndetësorë, duke i kushtuar vëmendje mirëqenies dhe mbrojtjes. Raporti thekson se duhet përmirësuar pedagogjia,  të përshtatet arsimi në distancë, për të kombinuar mësimdhënien me të nxënit, duke përfshirë njohuritë mbi përhapjen dhe parandalimin e infektimit. Dëri më tani qeveria nuk ka marrë masa konkrete apo të ketë akorduar fondet e nevojshme për të “imunizuar’ fëmijët ndaj përhapjes së Coronavirus, ndërsa nuk ka një studim të detajuar mbi gjendjen aktuale të shkollave.

Rihapja e shkollave, pa studim

Nxënësit e sistemit parauniversitar do të kthehen në bankat shkollore më 14 Shtator, në kushte jo normale, kur vendi është në përballje të përditshme me pandeminë COVID-19. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri CRCA Albania, shpreh shqetësimin se Ministria e Arsimit nuk ka ndarë asnjë studim të detajuar se cili do të jetë ndikimi që do të ketë Covid-19 tek fëmijët, si mund të ndikojë hapja e shkollave në përhapjen akoma edhe më gjerë të virusit në popullatë dhe, cilat janë masat praktike dhe strategjike që ka ndërmarrë për të eleminuar ekspozimin e fëmijëve në një virus.

Ndërsa thekson se asnjë prej mësuesve të arsimit parauniversitar, nuk është trajnuar për t’u përballuar me Covid apo distanciminn social, një pjesë e mire e shkollave tona të arsimit parauniversitar publik janë thuajse jashtë çdo standarti të kujdesit minimal ndaj fëmijëve, përfshi edhe higjenën personale të tyre. Për këtë arsye, CRCA bën apel për hartimin e një studimi të mirëfilltë të ndikimit dhe përhapjes së Covid tek fëmijët dhe për shkak të fëmijëve tek familjet në Shqipëri.

Ndërsa sugjeron se hapja e shkollave duhet bërë vetëm nëpërmjet një plani kombëtar të mirë-studiuar, të konsultuar me prindërit dhe publikun, që merr në konsideratë shëndetin e fëmijëve, shkallën e përhapjes së virusit në Shqipëri, mundësitë e sistemit pediatrik që të përballet me rritjen e mundësisë që covid-19 do të prekë edhe fëmijët më të varfër dhe më të ekspozuar ndaj sëmundjeve aspiratore, diabetit, mungesës së ushqimit të shëndetshëm etj.  Sipas kësaj organizate, ky plan duhet ndër të tjera të përfshijë edhe hapa të qartë të arsimimit në distancë të fëmijëve.

Kosova, lë pas Shqipërinë

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ndryshe nga Shqipëria,  Ministria e Arsimit të Kosvës ka miratuar, një udhëzues të detajuar se si do të organizohet mësimi në kushtet e pandemisë COVID-19. Dokumenti është hartuar me ndihmën e një sërë aktorësh si Unicef, Fondacioni Friedrich Ebert, Kosova që duam, Koperacioni Gjerman, dhe Giz. Ministria e Arsimit të Kosovës vë në dispozicion tre skenare për zhvillimin e procesit mësimor, i cili mundëson organizimin e mësimit sipas kushteve epidemiologjike në vend duke përfshirë edhe kushtet e rihapjes së institucioneve edukativo arsimore me masa të shtuara për shëndetin publik, kushte të mbylljes së pjesshme apo kushte të mbylljes së plotë për shkak të rrezikshmërisë së shëndetit nga pandemia COVID-19.

Konkretisht, sipas udhëzimit, skenari A i përgjigjet një niveli rrezikshmëri të ulët dhe parashikohet rikthimi në institucionin parashkollor dhe shkollë me masa për siguri dhe shëndet, protokoll për COVID- 19 dhe raportim të rregullt të mungesave të raportuara të ndëridhura me COVID-19.  Skenari B i përgjigjet një niveli rrezikshmërie mesatar, dhe synon rikthim të pjesshëm në klasa, duke parë si mundësi mësimdhënien e kombinuar me prezencë dhe në distancë. Ndërsa skenari C do të aplikohet në rast se rrezikshmëria është e lartë, dhe parashikon që mësimi të zhvillohet vetëm në distancë, përmes leksioneve në television dhe mësimit on line.

Marrë nga Scan

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione arsimi përballë shëndetit koronavirusi ne shqiperi arsimi përballë shëndetit koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 8 Shtator 2020, 13:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha ultimatum në takimin që pati me kryetarët e Bashkive disa ditë më parë, ku iu tha se çdo emërim drejtorësh do të k...

Insights 7 Shtator 2020, 12:33

Kosovë- Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje

Përtej entuziamit, 3 aktorë me legjitimitet të diskutueshëm prodhuan një marrëveshje pa marrëveshje që bën pak me mirë dhe lehtësisht mund të injorohet në disa ...

Insights 7 Shtator 2020, 11:40

Vaksina për gripin sezonal, po, por si?!

Prej disa javësh është duke u folur për mundësinë e ofrimit të vaksinës për gripin e stinës falas për gjithë popullatën. Ndërsa kjo masë do të ndihmojë për të u...

Insights 1 Shtator 2020, 16:47

ANALIZA: Kush e donte të vdekur Aleksei Navalny-n?

Vizita e Aleksei Navalnit në Siberi javën e kaluar, shkoi si shumica e udhëtimeve të tjera që ai ka ndërmarrë në mbarë vendin, për të nxitur zemërimin popullor ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë