LIVE UPDATES
Insights

Historia e mbretërisë shqiptare nga viti 1928-1939 dhe Ahmet Zogu

1 Shtator 2020, 18:44 Nga DOSJA
Historia e mbretërisë shqiptare nga viti 1928-1939 dhe Ahmet Zogu

TIRANË- Mbretëria Shqiptare 1 shtator 1928-7 prill 1939. 92 vite më parë më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuse e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928,vendosi që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Mbretëri (Royaume) Demokratike, Parlamentare dhe e Trashëgueshme dhe Mbreti i shqiptarëve ishte Lart-Madhëria e tij Zogu I, nga familja e famshme shqiptare Zogu. Mbretëria Shqiptare 1928-1939 nën drejtimin e Mbretit Zog I i cili bëri reforma të mëdha si në vëndet e zhvilluara në Shqipërinë që pothuajse 3 dekada më parë kishte shpallur pavarësinë në vitin 1912 nga pushtimi shekullor osman. Ahmet Zogu ishte Mbret i të gjithë shqiptarëve në të gjithë kombin e madh shqiptarë përtej kufinjëve të 1913 të Shqipërisë.Në vitet 1928-1939 në Shqipëri u zhvillua shumë tregtia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, kultura, sporti, arsimi, etj.

Një nga politikat më të mira të kësaj kohe ishte dhënia e bursave nga shteti për të rinjtë ekselentë që të arsimoheshin në Universitet më të mira jashtë vendit.Sistemi ligjor që në vitet e para të Mbretërisë pati një ndryshim të madh,për herë të parë Shqipëria do të kishte Kodin Civil dhe Kodin Tregtarë.Patriotizmi dhe atdhedashuria për Shqipërinë duket qartë në moton e Mbretit Zog I “Atdheu mbi të gjitha” gjithashtu edhe fjalitë tepër domethënëse që shkruheshin në hyrjen e pasaportës shqiptare në kohën e Mbretërisë.Koha e ka treguar se ishte domosdoshmëri në Shqipërinë e viteve ‘20 vendosja për formë qeverisje Mbretëri Demokratike,Parlamentare dhe e Trashëgueshme pasi krijoi qëndrueshmëri politike dhe Shqipëria nisi rrugën e zhvillimit.I paharruar dhe mirënjohje,nderime dhe respekte përjetë Mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu.

Ahmet Zogu Delegatë i Matit,Ministër,Kryeministër,President dhe Mbret i Shqiptarëve

Ahmet Zogu në të gjitha detyrat e larta që ka mbajtur si Ministër i Brëndshëm në qeverinë e Kongresit të Lushnjes,si Kryeministër i Shqipërisë,si President i Parë i Republikës në Shqipëri dhe si Mbret i Shqipërisë punoi përherë për Shqipërinë dhe shqiptarët.Ahmet Zogu është personazhi kryesor politik në Shqipëri në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit XX.Ahmet Zogu që në moshë tepër të re ishte një patriot me vlera të rralla për mbrojtjen e atdheut dhe pavarësisë së tij.Ahmet Zogu ishte 17 vjeç kur ishte zgjedhur delegatë i Matit për në Kuvendin Kombëtarë të Vlorës.Ahmet Zogu vetëm 8 vite më pas në 1920 u zgjodh përsëri delegatë i Matit në një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kombit Shqiptarë pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 dhe Shpalljes së Pavarësisë në 1912,Kongresin Kombëtare të Lushnjes.Delegati i Matit Ahmet Zogu me forcat e tij garantoi mbrojtjen për mbarvajtjen me sukses të Mbledhjes Kombëtare të Lushnjes.Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes Ahmet Zogu u zgjodh Ministër i Punëve të Brëndshme.Ahmet Zogu Ministri i Punëve të Brëndshme pas përfundimit të punimeve të Kongresit në 31 janar 1920 u dërgoi çdo prefekture një proklamatë me anë të së cilës populli njihej me vendimet që ishin marrë në Kongresin Kombëtarë të Lushnjes. Gjithashtu Ahmet Zogu u tregua tepër i gatshëm për të vendosur organet e reja qeverisëse në Durrës.Ahmet Zogu tepër i guximshëm kryesoi udhëtimin për në kryeqytetin e Shqipërisë Durrës por kur u njoh me rezistencën e italianëve që ishin atje,Zogu për të shmangur përplasjen vendosi me zgjuarsi dhe maturi që përkohësisht organet e reja qeverisëse ti vendoste në Tiranë sepse kryesore në atë kohë ishte të fillonin punën institucionet.Më 11 shkurt 1920 institucionet e zgjedhura në Kongresin e Lushnjes hynë në Tiranë ku patën një pritje madhështore nga populli dhe Tirana de facto u bë kryeqytet i përkohëshëm i Shqipërisë.Kuvendi Kushtetues që doli nga zgjedhjet e dhjetorit 1923 i ndërpreu në mes punimet e tij nga qershori deri në dhjetor 1924 pasi Shqipëria u drejtua nga qeveria ilegjitime me kryeministër Fan Noli-n i cili erdhi në pushtet me mjete jo demokratike,jo kushtetuse.Pas Triumfit të Legalitetit në 24 dhjetor 1924 dhe që në Shqipëri u rikthye qeveria e ligjshme e drejtuar nga Iliaz Vrioni e cila 10 ditë pas rikthimit dha dorëheqjen.Në 6 janar 1925 u formua qeveria e re me kryeministër Ahmet Zogu-n.Kuvendi Kushtetues në 21 janar 1925 do të vendoste që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Republikë Parlamentare dhe më 31 janar 1925 Ahmet Zogu zgjidhet President.Shqipëria nga ky moment do të ishte për herë të parë në historinë e saj Republikë.De jure Shqipëria ishte Republikë Parlamentare por de facto ishte Republikë Presidenciale pasi Ahmet Zogu ishte President dhe Kryeministër njëherazi.Gjatë kohës së Republikës Shqiptare Parlamenti përbehej nga dy dhoma (Deputetëve dhe Senati) kjo ishte nje risi dhe zhvillim për vendin.Në 17 gusht 1928 u organizuan zgjedhjet në Shqipëri prej të cilave doli Asambleja Kushtetuese me 58 deputetë.Asambleja Kushtetuse më 1 shtator 1928 vendosi që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Mbretëri (Royaume) Demokratike,Parlamentare dhe e Trashëgueshme dhe Mbreti i shqiptarëve ishte Lart-Madhëria e tij Zogu I,nga familja e famshme shqiptare Zogu.Statuti Themeltarë i Mbretërisë u votua përfundimisht në 1 dhjetor 1928 nga Asambleja e cila më pasë vijoj punën si parlament me mandatë katërvjeçarë që fillonte nga gushti 1928.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog ahmet zogu kevin haxhiu ahmet zogu kevin haxhiu

Sondazh

Poll
Insights 1 Shtator 2020, 16:47

ANALIZA: Kush e donte të vdekur Aleksei Navalny-n?

Vizita e Aleksei Navalnit në Siberi javën e kaluar, shkoi si shumica e udhëtimeve të tjera që ai ka ndërmarrë në mbarë vendin, për të nxitur zemërimin popullor ...

Insights 1 Shtator 2020, 06:50

Tani Edi të puthet me Milon

Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papritur ndaj elitave të verbëra të perëndimit, ndaj burokratëve të Brukselit dhe atyre që e përdorën kr...

Insights 29 Gusht 2020, 06:14

Televizioni me parabolë dhe fqinji im Taku!

Sapo kishin dalë antenat parabolë. Unë nuk kisha lekë ta blija. Taku, komshiu im zemërmirë, kishte lekë sepse atë kohë shiste “vjetërsina”, priza, f...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës