Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
“Në Kupë nuk falen hapat fals. Do të jetë një duel, ku duhet të japim gjithçka”
16 Mars 2021, 10:28Nga DOSJA
TIRANE – Trajneri i të kuqve të kryeqytetit, Ilir Daja, ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka folur në prag të ndeshjes së nesërme ndaj skuadrës kurbinase të Laçit, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ai theksoi se skuadra e Partizanit do të synojë ta fitojë edhe këtë trofe, duke nënvizuar vështirësitë dhe kujdesin që duhet patur në rrugëtimin përgjatë kampionatit, ku titullit është një tjetër objektiv.
Kualifikimi?“Është një ndeshje që kualifikimi është 50 me 50, për vetë ecurinë e skuadrave deri më tani në kampionat. Luhet jashtë, por është pa tifozë dhe gjithçka është e barabartë. Ne do luftojmë me gjithë potencialin që kemi dhe nesër e kemi të gjithë kontingjentin, përveç Ferhan Hasanit. Në kampionat mund të bësh ndonjë hap fals, kurse në Kupë jo. Do e mendojmë këtë 90-minutësh si një duel ku duhet të japim gjithçka. Shkojmë me maksimumin, pasi edhe rrugëtimi në kampionat është akoma i gjatë. Janë shumë pikë dhe javë. Objektiv kemi edhe kupën. Nesër do të jemi të përqendruar në maksimum te ndeshja”.
Fitorja kundër Tiranës?“Mendoj se me fitoren në derbi kemi bërë një kthesë mjaft të mirë në aspektin psikologjik, pasi triumfi në derbi veç tre pikëve të jep edhe një bonus psikologjik. Mendoj që kishim një ngërç në rezultate, por e përsëris që nuk kishim probleme me lojën dhe është ajo që të jep në fund fare garancinë. Tani rikthehemi në qetësinë që kemi pasur, por duhet të në shërbejë që të shfaqim nesër vlerat tona maksimale”.
Frikë nga euforia?“Kampionati është shumë i ngjeshur, ndaj nuk mendon dot për eufori. Sa mbaron një ndeshje vjen tjetra dhe ndoshta nuk ke kohë as të mendosh e të mërzitesh, pasi ke ndeshjen tjetër pranë”.
Rinovimet?“Nesër vjen drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama dhe do të ulemi direkt e të flasim. Nuk mund ta riformatojmë një ekip nga fillimi, duke ditur objektivat që ka Partizani. Pra do të ruajmë pothuajse një përqindje të madhe të ekipit aktual dhe do mundohemi ta plotësojmë ekipin aty ku kemi pasur probleme dhe ta përforcojmë”.
Ferhan Hasani?“Do të jetë gati të na shërbejë pas pauzës prej ndeshjeve të kombëtares”.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MADRID-Në korrik të vitit 2018 Juventus ia doli të transferojë Cristiano Ronaldon nga Real Madrid për 100 milionë euro. Në aspektin ekonomik, operacioni dukej s...
SUEDI – Trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Anderson, sot në mesditë pritet të dale para medias dhe të zyrtarizojë listën e futbollistëve të përzgjedh...
ITALI – Zërat e largimit të Eleid Hysajt nga Napoli janë gjithmonë e më realë dhe kjo është tashmë një fakt i konfirmuar nga vetë menaxheri i tij, Mario Giuffre...
SHKODER – Sikur të mos mjaftojë kriza e rezultateve dhe së fundmi bllokimi i ankandit për shitjen e aksioneve të Vllaznisë, situata në Shkodër vazhdon të ...
SPANJE – Gara për titull në La Liga është e hapur. Barcelona fiton 4-1 me Huescan e fundit në “Camp Nou” dhe ngushton në vetëm 4 pikë diferencën me Atleticon e ...
ANGLI – Federata angleze dhe trajneri Gareth Southgate kanë besim, se Jude Bellingham do të grumbullohet me kombëtaren e “Tri Luanëve”, pa kaluar periudhën e ka...
ANGLI – Liverpool arriti një fitore shumë të rëndësishme në javën e 28-të të Premier League. Mjaftoi goli i Diogo Jota, në minutën 45’+2 të pjesës së parë, që “...
TIRANE – Ekipi ynë kombëtar do ta nisë nga Barcelona aventurën e tij të re të eliminatoreve të Botërorit. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë në Andorra më 2...
SPANJË-Messi i paprekshëm? Nuk do të dukej më ashtu, pas përplasjes së furishme që kampioni argjentinas pati me tifozët e Barcelonës. Gjithçka fillo...