LIVE UPDATES
Bota

Në pritje të 24 prillit, çfarë përpjekje bëri Emmanuel Macron për dialogun Kosovë -Serbi

12 Prill 2022, 14:32 Nga DOSJA
Në pritje të 24 prillit, çfarë përpjekje bëri

KOSOVË– Herë me kancelaren Merkel, e herë i vetëm, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka qenë i përfshirë aktivisht në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Nga viti 2018 deri në vitin 2021, Macron ka takuar zyrtarët më të lartë të shtetit, duke filluar me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin e Albin Kurtin. Macron sot është në luftë për të siguruar mandatin e dytë të tij si president i Francës, përballë Marie Le Pen. Macron dhe Le Pen do të përballën në një raund të dytë zgjedhjesh më 24 prill.

Dialogu për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe procesi i liberalizimit të vizave, janë dy çështje për të cilat s’mund të diskutohen pa e përmendur rolin e Francës dhe të presidentit, Emmanuel Macron. Kjo për shkak të rolit aktiv që Macron ka pasur në procesin e negociatave Prishtinë-Beograd nga viti 2019 deri në vitin 2021 dhe gjithashtu edhe për shkak të qëndrimit skeptik të Francës sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për këto dy tema, Macron ishte bërë protagonist në takimin e parë që kishte organizuar në bashkëpunim me Angela Merkelin sa ishte kancelare e Gjermanisë në vitin 2019 në Berlin. Ky  takim ku kishin marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ramush Haradinaj si shef i Qeverisë së Kosovës ishte përcjellë me tensione, për të cilat Edi Rama do të rrëfente më vonë.

Rama teksa fliste për ndodhitë brenda takimit, kishte treguar se si presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e kishte lutur Ramush Haradinajn që të hiqte taksën kundër Serbisë dhe si kundërpeshë për një kërkesë të tillë i kishte dhënë fjalën Haradinajt që do të kujdesej bashkë me kancelaren Merkel që Kosovës t’i liberalizoheshin vizat pas brenda një periudhe 3-4 mujore.

Për ta pranuar një ofertë të tillë, Haradinaj kishte thënë se i ishte bërë shumë presion nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi si president, megjithatë kreu i AAK-së nuk kishte ndërruar mendje.

Kjo çështje kishte bërë që përplasja Rama-Haradinaj të vazhdonte me vite, madje kreu i Qeverisë shqiptare e kishte paditur Haradijan për shpifje.

Duke parë se Samiti i Berlinit i mbajtur më 29 prill 2019 nuk pati ndonjë rezultat, Macron dhe Merkel në tentimin e tyre për të zhbllokuar negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë, kishin planifikuar edhe organizimin e një Samiti të ngjashëm në kryeqytetin e Francës.

I planifikuar të mbahej më 1 korrik 2019, Samiti i Parisit kishte dështuar, si rezultat i mosndryshimit të qëndrimeve. Haradinaj e Thaçi pas dështimit të Samitit fajësonin njëri-tjetrin.

Në pamundësi të organizimit të një Samiti bashkë me Merkelin, Macron ishte kujdesuar që në nëntorin e vitit 2019 të ftonte në Paris, Hashim Thaçin, në atë kohë president dhe shefin e shtetit të Serbisë, Aleksander Vuçiqin. Më të dy presidentët, Macron ishte takuar një ditë më herët veç e veç.

Thaçi dhe Macron ishin takuar në Paris edhe në marsin e vitit 2018 në kuadër të një Samiti për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë Macron nuk kishte pushuar përpjekjet e tija për organizimin e Samitit në Paris. Pas një viti, më 10 korrik 2020,  plotësisht në rrethana të tjera politike, kreu i Pallatit të Elizesë kishte organizuar Samitin në mënyrë virtuale. Në këtë takim, Kosova ishte përfaqësuar nga Avdullah Hoti si kryeministër, derisa Serbia nga presidenti, Aleksander Vucic. Në takim kishte marrë pjesë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Tre ditë para këtij samiti virutal, numri një i Francës, Emmanuel Macron, e kishte pritur në Pallatin e Elizesë, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, ku ishte diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për raportet bilaterale mes Francës dhe Kosovës.

Ndërkohë pavarësisht zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë dhe ndryshimit të Qeverive, Macron e vazhdonte përpjekjen e tij për protagonizëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti francez ishte kujdesur që në Elizë ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kurti kishte udhëtuar për në Paris më 23 korrik të 2021-ës, ku kishte diskutuar me Macronin për zhvillimet në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe në përgjithësi Ballkanin Perëndimor./GazetaExpress/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi emmanuela macron dialogu kosove-serbi emmanuela macron

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit