Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Në Shqipëri s’ka zgjedhje”, Lulzim Basha i lë të gjithë me gojë hapur: Votoni në Europë
24 Maj 2019, 11:21Nga DOSJA
Ndërsa të gjithë presin se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, a do mund të votojnë në 30 qershor, a do të ketë një zgjidhje për krizën, kryetari i Partisë Demokratike, ka dhënë një mesazh të papritur.
Për të gjithë ata që nuk do të mund të votojnë në 30 qershor në Shqipëri, ka një mundësi – të votojnë në Bashkimin Europian.
Një këshillë vizionare e kryetarit të PD, duke parë fluksin e madh të shqiptarëve që largohen çdo ditë.
Në valën e tretë të emigracionit masiv të shqiptarëve, me të drejtë zoti Basha ka menduar që më mirë u bie shqiptarëve të votojnë në BE dhe për PE, aty ku po ndërtojnë të ardhmen gjysma e shqiptarëve dhe aty ku mezi presin ta ndërtojnë të ardhmen shqiptarët e mbetur këtu.
Aq më tepër që atje nuk është Edi Rama Kryeministër dhe vota e tyre nuk kërcënohet as nga blerja as nga vjedhja.
E vetmja gjë që nuk shkon në mesazhin e kryetarit të opozitës është që i fton të votojnë kundër disa qeverive të rëndësishme.
I fton të votojnë partitë e qendrës së djathtë, ndërkohë që Macron, presidenti I Francës është i qendrës së majtë dhe kundërshtarët e tij Republikanë deri para thirrjes së Bashës, rrezikonin të humbsnin më shumë në favor të Marie Le Pen.
Ky selfie-mesazh, vërtet mund të përmirësojë pozitën e RPR në Francë, por do të mërzisë me siguri Presidentin, i cili deri tani i ka bërë nder opozitës shqiptare duke refuzuar Edi Ramën.
MESAZHI I BASHËS
Të dashur miq ju përshëndes nga selia qendrore e Partisë Demokratike të Shqipërisë në Tiranë. Ky mesazh iu drejtohet të gjithë bashkëqytetarëve tanë, të gjithë bashkatdhetarëve tanë dhe gjithë shqiptarëve, të gjithë bashkëkombësve tanë kudo ku ndodhen në shtetet anëtare të BE-së. Vëllezër dhe motra, në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje, për standardet dhe vlerat europiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lirisë dhe demokracisë, të votës së lirë, të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe barazisë para ligjit, të lirisë ekonomike dhe dinjitetit për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Këto janë vlerat europiane për të cilat lufton Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar. Por këto ditë një betejë tjetër po zhvillohet në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Zgjedhjet për PE janë një betejë për vlerat europiane, janë një betejë për ta mbajtur Europën të fortë e të bashkuar, demokratike dhe të lirë, mendjehapur dhe vendosur për të siguruar integrimin europian dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE së toku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kërkesa ime ndaj jush vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, të rinj e të reja është që të ndani pak minuta nga koha juaj, t’i drejtoheni kutive të votimit dhe të zgjidhni Partinë Popullore Europiane, partitë tona simotra, të votoni për partitë simotra të PPE kudo ku ndodheni, në vendet fqinje, në Itali e Greqi, në Gjermaninë mike dhe aleate, në vendet e tjera mike dhe aleate të Shqipërisë, kudo në BE, në vendet skandinave dhe kudo tjetër të zgjidhni partitë simotra të PPE, partisë më të vendosur për vlerat europiane të lirisë e demokracisë.
Partisë që ka udhëhequr Europën drejt kohërave të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit më të pashembullt në këto 70 vite. Votoni për partitë simotra të PPE-së dhe në këtë mënyrë do të keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaja si shtetas apo si rezidentë në shtetet anëtare të BE-së dhe në këtë mënyrë do të keni votuar për një parti të vizionit europian të një Europe të plotë, në paqe e prosperitet dhe të integruar me të gjitha vendet e saj përfshirë dhe Shqipërinë tonë të dashur, përfshirë edhe Kosovën, përfshirë dhe Maqedoninë, Malin e Zi, madje edhe Serbinë ku jetojnë bashkëkombësit tanë Luginën e Preshevës.
Ndaj ju bëj një thirrje nga zemra ndani disa minuta të çmuara nga koha juaj për diçka shumë më të çmuar, një parlament europian ku PPE, forca e vërtetë e progresit europian, e vlerave dhe idealit europian të jetë dhe të mbetet përsëri forca kryesore vendimmarrëse me anë të së cilës do të arrijmë që në të gjitha vendet tona, e veçanërisht këtu në Shqipëri të çojmë përpara standardet europiane dhe të hapim rrugën e bllokuar drejt Europës, drejt integrimit europian. Në emër të Partisë Demokratike, në emrin tim personal ju ftoj të votoni partitë simotra të PPE dhe kandidatin tonë për kryetar të Komisionit Europian zotin Manfred Weber.
E sotmja, e nesërmja dhe e pasnesërmja do të jenë ditë decizive për një parlament europian dhe më pas institucione europiane që do ta çojnë përpara vendosmërinë dhe axhendën e përfshirjes së gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë në BE. Kjo është një betejë e përbashkët, është beteja për Europën e vlerave, është beteja për Shqipërinë europiane. Ndani kohë nga koha juaj, votoni për partitë simotra të PPE. Të dashur bashkëqytetarë kudo ku jeni, nga Athina në Selanik, nga Roma në Milano, në Gjermani dhe në të gjitha vendet e tjera europiane, thirrja ime e përzemërt është: drejtojuni kutive të votimit, merrni pjesë në zgjedhjet për PE, votoni për partinë simotër të PPE në cilindo vend ku jetoni. Kështu do të keni kontribuuar për një Europë të fortë, për një Europë të vlerave, kështu do të keni kontribuuar për një Shqipëri të vlerave europiane që është beteja që ka bashkuar sot të gjithë shqiptarët , betejë që do fitohet në emër të Shqipërisë, në emër të demokracisë, në emër të të ardhmes sonë europiane. Ju përshëndes nga zemra!
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ndërsa të gjithë presin se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, a do mund të votojnë në 30 qershor, a do të ketë një zgjidhje për krizën, kryetari i Partisë D...
TIRANË- Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka dalë në një konferencë urgjente për mediat, për të sqaruar atë që sipas tij ...
TIRANË- Delegacioni i OSBE-OHDIR që ka ardhur në Tiranë ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka shpjeguar të gjithë procesin që ata do të ndjekin der...
TIRANË- Aleati i Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka shpalosur sot platformën e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend.Në nj...
TIRANË- Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar pas debatit te fundit dhe sulmeve ndaj institutit te drejtuar nga Agron Tufa. Përmes një njoftimi...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka hapur sot rrugën për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale. Në një letër publike, kreu i shtetit deklaron se p...
Tiranë- Për zgjedhjet që po zhvillohen për kryetarin e Akademisë së Shkencave ku i vetmi kandidat është Skënder Gjinushi ka reaguar edhe Partia Demokratike.Edmo...
TIRANË- BE-ja dhe SHBA-ja janë plotësisht të përkushtuara që të vazhdojë ta mbështesë reformën e gjyqësorit në Shqipëri, për të garantuar të drejtën e qyte...
Tiranë- Për zgjedhjet që po zhvillohen për kryetarin e Akademisë së Shkencave ku i vetmi kandidat është Skënder Gjinushi ka reaguar edhe Partia Demokratike. Edm...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur letrës së tretë të Ramës për Bashën.Në një reagim në Facebook, Paloka shkruan se ...