LIVE UPDATES
Politike

Krimet e Komunizmit, Tabaku reagon për sulmet ndaj Tufës: Pse socialistët kanë frikë nga e vërteta?

24 Maj 2019, 09:25 Nga DOSJA
Krimet e Komunizmit, Tabaku reagon për sulmet ndaj Tufës: Pse

TIRANË- Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar pas debatit te fundit dhe sulmeve ndaj institutit te drejtuar nga Agron Tufa. 

Përmes një njoftimi në Facebook, Tabaku shkruan se: Duhet të kuptojmë se 6027 të vrarët nga regjimi komunist nuk ishin rastësi dhe as nuk erdhën sepse komunizmi nuk u implementuar siç duhet. Të rinjtë sot mund ta kuptojnë vetëm përmes librave dhe instituteve si ai i drejtuar nga zoti Tufa, se si ka mundësi që në kampet e internimit vdiqën 7022 shqiptarë vetëm sepse nuk mendonin si Enver Hoxha.

Postimi i Jorida Tabakut:

Kush ka frikë nga e vërteta?

Muajt e javët e fundit është rihapur debati mbi memorien historike mbi komunizmin shoqëruar me lustracionin. Në fakt, në një vend që s’i ka mbyllur mirë llogaritë më të shkuarën e tij këto debate duhet të jenë normale nga krahu i atyre që kërkojnë drejtësinë dhe shoqërisë që kërkon të vërtetën dhe pastrimin.

Por, në një vend që nuk ka akoma një ligj për Lustracionin pasi mazhoranca e refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të përmirësuar pjesën mbi Lustracionin në ligjin e miratuar për hapjen e dosjeve. Në një shoqëri ku aulën parlamentare e drejton ish ministri i fundit i brendshëm i regjimit kriminal komunist; Në një Shqipëri ku të përndjekurit mbahen në radhë dhe trajtohen si kuislingë, armiq apo njollë e keqe e historisë (në fakt duhet të ndodhte e kundërta), ku edhe ato pak evenimente që kryhen për nder të tyre janë më shumë qoka elektorale është shumë “normale” ajo çka dëgjojmë në parlament dhe nga goja e kësaj qeverie dhe mazhorance.

Sulmi i vazhdueshëm që eksponentë të së majtës komuniste po kryejnë ndaj Agron Tufës, vetëm pse Instituti që ai drejton ka botuar një punim të historianit Çelo Hoxha në lidhje me krimet e komunizmit duke shpalosur dokumente që janë transformuar nga propaganda komuniste, tregon se krimbi i gënjeshtrës për pushtet është shumë më thellë në deputetët socialiste njësoj si vitet e diktaturës. Asgjë tjetër nuk e shpjegon frikën e socialistëve ndaj të vërtetës.

Mbi të gjitha ajo që i mundon është e vërteta që bie në veshin e shqiptarëve ndryshe nga manipulimet e Sigurimit. Me shumë mundësi kjo gjendje e trazuar e mazhorancës dhe mllefi i saj karshi Institutit dhe anëtarëve të tij, vjen si pasojë e historisë së parë nga faktet dhe jo produkti i Kinostudios Shqipëria e Re.

Dikush mund të pyesë se sa nevojë kemi si komb të flasim për të shkuarën? Sot brezat e rinj që votojnë për herë të parë kanë lindur e janë rritur në demokraci dhe e kanë të pakonceptueshme se çfarë krimesh ka kryer regjimi komunist. Unë vetë do ta kisha të pakonceptueshme nëse nuk do kisha histori personale në familjen time mbi tmerret e atij regjimi. Shumë prej shqiptarëve duhet të kuptojnë se tmerret e internimit dhe përndjekjes kriminale komuniste nuk erdhën nga hiçi. Ato qenë pasojë e një ideologjie që i parapriu dhunës së strukturuar komuniste që në fillesat e luftës Nacional Çlirimtare.

Të rinjtë duhet të mësojnë se historia e Ballit Kombëtar, Legalitetit dhe grupeve nacionaliste nuk është ajo e pulave. Se historia moderne e Shqipërisë nuk është ajo e xhiruar në skenat e improvizuara.

Sot ne duhet të dëshmojmë të vërtetën për Konferencën e Mukjes, të vërtetën për kundërshtarët e fashizmit. Duhet të flasim më hapur për ato që ideuan dhe zbatuan me përpikmëri masakrën tek ish hotel Bristol, ata që dhunuan dhe shkatërruan pronën dhe dinjitetin e njeriut.

Çdo i ri që për një arsye apo një tjetër e ka humbur sensin e asaj që ka ndodhur për 5 dekada të gjata mundimi, duhet ta ketë të qartë se çfarë nënkuptonte regjimi komunist kur fliste për “Njeriun e Ri”. E ta dallojë qartësisht kur ky i fundit flet nga foltorja e kuvendit, kur nga ajo e qeverisë dhe kur nga poltrona e emisioneve televizive.

Duhet të kuptojmë se 6027 të vrarët nga regjimi komunist nuk ishin rastësi dhe as nuk erdhën sepse komunizmi nuk u implementuar siç duhet. Të rinjtë sot mund ta kuptojnë vetëm përmes librave dhe instituteve si ai i drejtuar nga zoti Tufa, se si ka mundësi që në kampet e internimit vdiqën 7022 shqiptarë vetëm sepse nuk mendonin si Enver Hoxha. Ndërsa mbi 50 mijë shqiptarë të tjerë u internuan në skajet më të rrënuara të vendit për të jetuar të dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.

Të rinjtë, edhe jo vetëm ata, duhet të mësojnë se aeroportin e Rinasit e kanë ndërtuar të burgosurit politikë, se kënetën e Maliqit (ku vdiqën me mijëra) e kanë tharë të burgosurit politikë e sa vepra të tjera si to. Se në minierën e Spaçit janë torturuar dhe dhunuar me mijëra të burgosur. Ata duhet ta dinë se si ndodhi që mbi 34 mijë shqiptarë u dënuan në burgjet e komunizmit pasi mendonin ndryshe nga Partia dhe Diktatori.

Për këto të vërteta dhe për shumë të tjera që nuk janë të mundura në këtë postim, deputetët e majtë turfullojnë sot me mllef kundër Institutit të Studimeve mbi Krimet Komuniste. Ata janë sofistët të cilët Arendt i përshkruan si të ndryshëm nga ata të antikitetit, pasi duan që gënjeshtrën ta quajnë si të vërtetë gjatë gjithë kohës. Pa i dhënë mundësi asnjëherë shoqërisë dhe atdheut të merret me çmendurinë gjysmë shekullore për të cilën ka aq shumë adhurim.

Do ishte e udhës që një katarsis i munguar të kish ndodhur vite më parë. Por, asnjëherë nuk është vonë për të thënë të vërtetën. Për të dëshmuar atë që pakkush do ta mbajë nën thundrën e dhunës që pushteti sot ofron. Gjaku dhe mundi i atyre që luftuan për pranverën e fillim viteve 1990 nuk do të harrohet. Ne dhe fëmijët tanë do të jemi në betejë për ta mbajtur në jetë me çdo kusht dhe çdo çmim.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa para Kuvendit ka hedhur akuza ndaj institucioneve të shtetit, duke thënë se nuk denjojnë të kthejnë përgjigje për ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron tufa instituti per krimet e komunizmit jorida tabaku krimet e komunizmit agron tufa instituti per krimet e komunizmit jorida tabaku krimet e komunizmit

Sondazh

Poll
Politike 24 Maj 2019, 08:59

Zgjedhjet në ASH, PD: Nuk i njohim, janë farsë

Tiranë- Për zgjedhjet që po zhvillohen për kryetarin e Akademisë së Shkencave ku i vetmi kandidat është Skënder Gjinushi ka reaguar edhe Partia Demokratike.Edmo...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet