LIVE UPDATES
Editorial

Negociata me NPK-në

15 Tetor 2020, 09:16 Nga DOSJA
Negociata me NPK-në

1.

Brenda disa ditësh dy politikanë të njohur në Serbi, njëri përherë i pushtetit dhe tjetri pothuajse përherë i opozitës, prekën njërën prej pikave më neuralgjike në marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. Ministri i Jashtëm dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, në një bisedë të gjatë televizive, deklaroi në lidhje me kërkesat që i bëhen Serbisë lidhur me të kaluarën e saj: “Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët, të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë?”. Ministri Daçiq nuk ka mundur në formë më të sintetizuar të rrëfente të menduarit zyrtar e qeveritar lidhur me ballafaqimin me të kaluarën. Sipas tij, të gjithë ata aktivistë të të drejtave të njeriut dhe njerëz të cilët nuk duan që të mbajnë krimet e bëra kundër shqiptarëve në ndërgjegjen e tyre dhe që tregojnë për varrezat masive të ndërmarra për të fshehur krimet “flasin budallallëqe”. Po të heshtnin, nuk do të hynin në këtë kategori. Heshtja ndaj krimeve, në fakt, ka qenë politikë zyrtare e Serbisë pas të gjitha luftërave të zhbërjes së ish- Jugosllavisë, dhe, për më tepër, jo vetëm nga regjimi i Milosheviqit. Njëra prej figurave më konsekuente demokratike në Serbi, lideri i socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, po në televizion rrëfeu momentin kur Qeveria e parë demokratike pas rënies së Milosheviqit u ballafaqua me krimet e bëra ndaj shqiptarëve të Kosovës: “… ministri i Policisë, Dushko Mihajloviq, e tha këtë fjali: ‘Nuk mund të fle. Më duhet ta ndaj këtë me juve’. I kemi gjetur 16 varreza masive në Serbi. Pra, 16 varreza masive në Serbi. Dhe kur kam parë se çfarë kemi gjetur aty, duhet ta ndaj këtë me ju, dhe të merremi vesh se çfarë duhet bërë me gjithë këtë?’. U paraqita për të folur, dhe i thashë se nuk e kuptoja pyetjen. Kjo ka qenë shpejt pas 5 tetorit, mbase janari a shkurti. “Çka të bëjmë me gjithë këtë”, i thashë, nuk po e kuptoj pyetjen. Nuk jemi këtu për t’i fshehur krimet e ish-regjimit, por që t’i zbulojmë. D.m.th. nesër konferencë për shtyp, t’i marrim me vete gazetarët prej një lokacioni në tjetrin që të bëhen xhirime e që më pas të vendosim se çfarë do të bëjmë. Atëherë Zoran Gjingjiqi, i cili përherë është mbajtur i rezervuar se nuk kishte qejf ta impononte mendimin e tij, ani që ka pasur peshë të madhe. Tha: ‘Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë’. Atëherë e kuptova se e kishim një problem të brendshëm serioz”.

2.

Problemi i brendshëm serioz për të cilin foli para njëzet vjetësh N.Çanaku është zhvilluar dhe tash është problem i Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe tërë Evropës. I shndërruar në pyetje, “problemi serioz” duhej të tingëllonte kështu: a mund të ndërtohet një demokraci funksionale nga një ideologji fashizmi e pa u ballafaquar një herë me të kaluarën e tij? Përgjigjja prodhon së paku edhe një, e gjithsesi më shumë “probleme serioze”. Përgjigjja “normale” duhej të ishte jo. Pra, jo, nuk mund të kalohet prej fashizmit në demokraci funksionale pa ballafaqim me të kaluarën. Përgjigjja “normale” është e ndërtuar mbi procesin e pajtimit në Evropë, pjesë boshtore e të cilit ishte ballafaqimi i Gjermanisë me të kaluarën e saj. Rezultatin e dimë dhe është impresiv: Gjermania është sot fanari i demokracisë në botë. Por ekziston edhe një përgjigje tjetër, e ajo është po. Pra, po, mund të kalohet prej fashizmit në “demokraci” pa u ballafaquar me të kaluarën. Për Serbinë mjafton që të gjithë të pajtohen, që “të mos mihet toka e të dalin kafkat”- të parafrazohet mbledhja e Qeverisë post-milosheviqiane – apo që të mos “fliten budallallëqe” rreth varrezave masive, siç do të sugjeronte ministri i Jashtëm, Daçiq. Pas një kohe të kësaj fshehjeje, Bashkimi Evropian, siç ka bërë, do të vlerësojë se Serbia është një demokraci funksionale që me të gjitha të metat e veta meriton statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

3.

Pra, kalimi apo “kalimi” prej fashizmit në demokraci qenka i mundshëm edhe pa ballafaqim me të kaluarën. Është? Po, dhe këtu kontributi i Kosovës është i pazëvendësueshëm. Në vitin 2009 Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në gjykimin Shainoviq et al. dha verdiktin e vet së bashku me dënimet për Nikola Shainoviqin, zv. kryeministër i “Jugosllavisë” dhe gjeneralët N. Pavkoviq e S. Llukiq dhe ushtarakët e tjerë për veprimet e tyre gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s, mars-qershor 1999. Gjykata gjeti se “… ka ekzistuar një fushatë e gjerë e dhunës, e drejtuar kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës…dhe se kjo fushatë është zhvilluar nga forcat e ushtrisë dhe MPB-së nën kontroll të autoriteteve të RFJ dhe Serbisë, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimin masiv të civilëve shqiptarë të Kosovës nga shtëpitë e tyre, si dhe incidentet e vrasjes, sulmit seksual dhe shkatërrimit të qëllimshëm të xhamive”. Gjykata gjeti se “këto krime u kryen gjatë zbatimit të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, qëllimi i së cilës ishte ‘përdorimi i dhunës dhe terrorit për të dëbuar nga shtëpitë e tyre e përtej kufijve dhe me dhunë një numër të rëndësishëm të shqiptarëve të Kosovës, në mënyrë që autoritetet shtetërore të mbanin kontrollin mbi Kosovën”. Pas ankesës së të dënuarve, në gjykimin e Apelit më 2014 u vërtetuan gjetjet e Tribunalit. Pra, u vërtetua edhe një herë se Serbia dhe “RFJ”, nëpërmjet NPK-së, ishin përgjegjëse për dëbimin me terror e dhunë të civilëve shqiptarë të Kosovës “në mënyrë që autoritetet shtetërore të mbanin kontrollin mbi Kosovën”.

4.

Kosova nuk ngriti me asnjë rast, juridikisht apo politikisht, përgjegjësinë e Serbisë pas verdiktit Shainoviq et al. Përkundrazi, pranoi që Serbia pa ballafaqim me përgjegjësinë për të kaluarën të zhvillojë “dialog për normalizim” . Rrjedhimisht Serbia hyri jo vetëm me të drejtën që të mos ballafaqohet me NPK-në, por, për më tepër, me të drejtën për legjitimimin e synimit të NPK-së të ushtruar me dhunë e terror “ që autoritetet shtetërore të mbanin kontrollin mbi Kosovën”. BE-ja zgjodhi, meqë Kosova pranoi, po ashtu që Serbia të mbajë njëkohësisht aspiratat e anëtarësimit në BE dhe aspiratat e NPK-së, ndërmarrjes së përbashkët kriminale, të zbatuar në Kosovë. Serbia është sot një vend ku po revidohet historia e luftërave të ish-Jugosllavisë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë e ku NPK-ja në Kosovë shërben si pjesë e krenarisë në diskursin e shumicës. Prej vitit 2011, BE-ja ndërmjetëson “dialogun” mes Kosovës e Serbisë me të drejtën e saj të legjitimuar të NPK-së, lidhur me rirregullimin juridik dhe territorial të Kosovës sipas gustos së elitës në pushtet, në Beograd. Prej vitit 2013 e deri në ditën e sotme, pjesë e këtij rirregullimi, me nënshkrimin e kryeministrit të Kosovës dhe ratifikimin nga votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës është autonomia territoriale serbe, me emrin Bashkësia e komunave serbe të Kosovës. Bosnjë-Hercegovina, 25 vjet pas Marrëveshjes së Daytonit, vazhdon të jetë shtet jofunksional. Ballkani Perëndimor, që mori premtimin për ardhmërinë e vet evropiane më 2003, nuk do të anëtarësojë ndonjë shtet të vetin në BE as më 2030. Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial diallogu kosove-serbi dialogu kosove-serbi editorial nga veton surroi veton surroi diallogu kosove-serbi dialogu kosove-serbi editorial nga veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 8 Tetor 2020, 07:12

Grekët dhe turqit, miqësi e vështirë

Gjyshja ime ka jetuar në Janinë. Një grua e mrekullueshme që më ka dhënë shumë dashuri e gatuante enkas për mua. E çuditshme, që sa herë që nuk e haja de...

Editorial 5 Tetor 2020, 12:57

Shumica absolute që zbulon mashtrimin e Ramës

Ata që thërrisnin fitore në 30 korrik, kur Parlamenti i cunguar votoi ndryshimet kushtetuese për të hapur listat, sot ishin viktima. Vetëm 2 muaj u deshën për t...

Editorial 4 Tetor 2020, 12:59

Shqipëria duhet të distancohet nga Edi Rama

Për të gjithë ata që nuk u shkojnë teksteve deri në fund, dëshiroj ta bëjë të qartë që në fillim: Lulzim Basha nuk është model i politikanit për të cilin unë i ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj