Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjyshja ime ka jetuar në Janinë. Një grua e mrekullueshme që më ka dhënë shumë dashuri e gatuante enkas për mua. E çuditshme, që sa herë që nuk e haja deri në fund gjellën e drekës, kur doja të luaja futboll, ajo më kërcënonte: Haje të gjithë pjatën, ndryshje vjen turku dhe të rrëmben! Ndoshta kjo ka qenë arsyeja, pse deri më sot i kam disa kilogramë më shumë se duhet.
Më vonë e kuptova kërcënimin e gjyshes: Janina në kuadër të luftërave ballkanike iu dha Greqisë në vitin 1913. Deri më atëherë gjyshja ime ishte qytetare e Perandorisë Osmane. Megjithëse “qytetare” është fjala e gabuar. Perandoria e familjes Osman, nuk donte qytetarë, “citoyen-ë” me vetëbesim por njerëz të nënshtruar. Grekët nuk donin ta pranonin këtë dhe u ngritën kundër sundimit osman. Kryengritja greke, jo vetëm e suksesshme, u kthye në mitin themelues të kombit grek. Dihet, se me mitet e ekzagjeron çdo komb. Krimet e bëra vetë nuk përmenden, kurse lavditë ngrihen në piedestal. Kështu mund të ketë ndodhur edhe me themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1922 apo shpalljen e Perandorisë Gjermane në vitin 1871 – pa harruar zviceranët që goditjen e mollës së Wilhelm Tellit thjesht e kanë shpikur.
Mitet dhe faktet historike
Në Greqi miti thotë, se shpirti i guximshëm grek me mbështetjen e kishës ortodokse triumfoi mbi turqit e shumtë në numër. Nga rezultati përfundimtar kjo edhe qëndron. Por çdo qytetar i lexuar duhet ta dijë, se pavarësia greke, pa mbështetjen e jashtme nuk do ishte e mundur të realizohej, si për shembull pa shkatërrimin e flotës turko-egjiptiane nga fuqitë e mëdha në vitin 1827. Ndoshta për këtë arsye politikanët në Ankara besojnë ende edhe sot, se Greqia gjithmonë ka qenë fëmija i përkëdhelur i perëndimit. Në Athinë madje mendohet e kundërta: Kaq shumë është e përkëdhelur Turqia, saqë ende furnizohet me armë nga partnerët e NATO-s, megjithëse mban gjysmën e Qipros të pushtuar, ka marshuar në vendet fqinje dhe mbi të gjitha ka në krye një nacionalist që krijon shumicat parlamentare.
Retorika dhe politika
Retorika e zakonshme që dëgjohet, është se turqit dhe grekët duan të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin, por politikanët e kanë fajin. Nuk e di, sa e saktë është kjo. Por kam përjetuar shpesh në të dyja anët e Egjeut, që shumë njerëz kanë një lloj malli dhe miqësohen shpejt, qoftë përmes muzikës, ushqimit, humorit apo dëshirës së përbashkët për melankolinë.
Në filmin e njohur greko turk “Politiki kouzina” regjisori, Tassos Boulmetis përpiqet të paraqesë dhimbjen e grekëve të Stambollit pa lënduar ndjenjat turke. Figura kryesore, greku Fanis që në vitet 60-të dëbohet nga Stambolli për shkak të krizës së Qipros kërkon në Athinë të gjejë veten, por grekët e shajnë si “turk”, si njeri që nuk është pjesë e vendit. Në Greqi ky film festohet si film i fuqishëm emocional, por që le një shije të hidhur. Ndoshta një impuls për politikën: Më pak emocion dhe më shumë racionalitet. Në të shkuarën e afërt ndjenjat e mëdha nuk i kanë bërë mirë marrëdhënies dypalëshe.
Në fillim të viteve 70-të, gjatë kohës së diktaturës ushtarake, e gjithë Greqia e njihte historinë e Janit dhe Mehmetit, që pijnë verë së bashku e filozofojnë për zotin. “Ti beson në zot, unë në Allah dhe të dy vuajmë”, thotë Mehmeti. Pak më vonë Athina ndërhyn me ushtri në Qipro, Turqia e ndjen veten të thirrur të veprojë dhe zë gjysmën e ishullit duke shkelur të drejtën ndërkombëtare deri më sot. Jani dhe Mehmeti nuk kanë më se ç’t’i thonë njëri-tjetrit.
Le të jemi racionalë, që ndjenjat tonë për njëri-tjetrin të kenë një fundament të fortë. Nëse Turqia dhe Greqia përplasen ushtarakisht, atëherë humbës janë të dy popujt.
Le të jemi të guximshëm: Madje vetë armiqtë e fortë Elefterios Venizelos dhe Kemal Atatürk nuk hezituan të negocionin për një konfederatë greko-turke në Mesdheun lindor. Vërtet që ky koncept është utopik, sepse lidhet me frikën turke për ndarjen e atdheut. Megjithatë: Të zhvillosh koncepte të së ardhmes është më mirë se të mprehësh shpatat. Për këtë duhen politikanë të aftë, jo nacionalistë, dhe qytetarë të mendjendriçuar, “citoyen” me vetëdije.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Vulini është një monstrum politik dhe njerëzor. Ai e ka vetëm një të mirë, është transparent. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë i thotë gjërat ashtu siç i m...
Ata që thërrisnin fitore në 30 korrik, kur Parlamenti i cunguar votoi ndryshimet kushtetuese për të hapur listat, sot ishin viktima. Vetëm 2 muaj u deshën për t...
Për të gjithë ata që nuk u shkojnë teksteve deri në fund, dëshiroj ta bëjë të qartë që në fillim: Lulzim Basha nuk është model i politikanit për të cilin unë i ...
GJERMANI– “Është e enjte, 4 tetor, ora dy. Ju flet Deutschlandfunk me lajmet: Dyshtetësia gjermane mori fund. Në mesnatë hyri në fuqi aderimi i Republikës ...
Imagjinojeni, sikur nga njëra ditë në tjetrën jeta juaj të ndryshojë komplet. Ti humbet vendin e punës. Kualifikimet që ke nuk të hyjnë më në punë. Vlerat shoqë...
TIRANE– Gjatë mbledhjes së gjashtë që po zhvillohet mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri në ambientet e Pallatit të Kongreseve tonet mes dy liderve të vendeve duket ...
Mbi Daytonin, Xhemë Mustafën, vëllezërit Bytyçi dhe të gjithë të tjerët.1.Para 25 vjetësh isha në Tuzëll, qytet në Bosnje e Hercegovinë. Çdo natë,...
Nga Pierre HaskiEpoka post-amerikane është titulli i një libri nga gazetari i CNN Fareed Zakaria i botuar në vitin 2011, në të cilin autori shpjegonte se ndrysh...
Sipërmarrësit e bareve dhe restoranteve në vend nuk janë entuziast për çeljen e hapësirave të brendshme të bizneseve që zotërojnë.Ata shprehen se kriza e...
Sa herë e kemië shkruar këtë fjali në muajt e shkuar? Në raportime, opinione, intervista? Që Gjermania krahasimisht e ka kaluar mirë periudhën e pandemisë. Që q...