LIVE UPDATES
Aktualitet

Nëna më tre fëmijë të mitur hidhet në rrugë nga Qendra e Grave të Dhunuara

13 Janar 2022, 19:57 Nga DOSJA
Nëna më tre fëmijë të mitur hidhet në rrugë

TIRANË- Një grua e dhunuar me 3 fëmijë ankohet në emisionin Fiks Fare se ishte hedhur në mes të rrugës bashkë me fëmijët e saj të mitur. Ajo u tregon gazetarëve se qendra ku ajo ishte strehuar e ka detyruar që të mos qëndrojë më aty. Nëna me 3 fëmijë thotë se fillimisht ka kërkuar ndihmë nga kisha në Don Bosko.

Më pas kisha e ka drejtuar tek Qendra e Grave të Dhunuara Kamëz ku ka qëndruar vetëm për 10 ditë pavarësisht se ka urdhër mbrojtje nga komshiu i saj. Në datë 15 dhjetor 2021 ajo së bashku me fëmijët është larguar nga qendra, pasi e ka detyruar drejtuesja e institucionit dhe stafi me pretendimin se zonja mbante telefon në dhomë. Nga ana tjetër zonja e mohon të ketë patur telefon, pasi kontrollohej nga stafi në çdo hyrje. Ndërkohë i kanë thënë që e kanë kapur kamerat e sigurisë për të cilat zonja ka kërkuar të shohë filmimet, por nuk e kanë lejuar. Firmën për të dalë nga qendra e ka hedhur për shkak të presionit të ushtruar nga drejtuesja dhe stafi. Momentalisht atë bashkë me 3 fëmijët e ka strehur dikush që ka njohur në kishë ndaj kërkon ndihmën e Fiksit.

Emisioni Fiks Fare i drejtohet Shërbimit Social Shtetëror me anë të një e-maili ku kërkon arsyet e largimit të viktimës nga Qendra e Grave të Dhunuara edhe pse ka urdhër mbrojtje deri në muajin mars 2022. Gjithashtu pyet edhe nëse qendra ka lajmëruar institucione të tjera mbikqyrëse si bashkia apo policia. Ky email mban datën 23 dhjetor 2021 dhe Shërbimi Social kthen përgjigje në datë 28 dhjetor 2021. Në përgjigje thuhet se zonja ka dalë me dëshirën e saj nga qendra dhe në momentin e daljes është lajmëruar Bashkia Kavajë, ku zonja është rezidente. Për këtë Fiksi merr dhe një shkresë që mban datën 16 dhjetor 2021 me numër protokolli 134. Pra Shërbimi Social thotë se qendra është në rregull me procedurat. Gazetarët kërkojnë informacion në Bashkinë Kavajë nëse shkresa u kishte shkuar dhe çfarë kanë bërë me rastin? Bashkia thotë se shkresa ka mbërritur në datë 23 dhjetor ditë në të cilën gazetarët kërkuan informacion në Shërbimin Social me numër protokolli 142.Pra qendra nuk ka dërguar asnjë shkresë në datën 16 dhjetor dhe këtë shkresë e ka hartuar vetëm për Fiksin për të justifikuar punën. Gazetarët për dy ditë me radhë janë munduar të takojnë drejtoreshën e qendrës, dhe pas shumë përpjekjesh nga ana e gazetarëve më në fund bindet që t’i presë. Gazetarët i kërkojnë të shohin protokollin pasi shkresat janë fiktive. Drejtoresha nuk pranon duke u justifikuar se janë të dhëna konfidenciale.

Për këto shkresa Fiksi vë në dijeni sërish Shërbimin Social Shtetëror. Brenda ditës ky i fundit thërret drejtoreshën e qendrës në komision të disiplinës. Në këtë komision i jepet vërejtje me shkrim jo vetëm drejtoreshës, por edhe të gjithë stafit të cilat kishin emrin dhe firmën në shkresat fiktive. Gjithashtu shërbimi social e ka nën monitorim prej ditësh Qendrën e Grave të Dhunuara për të dalë më pas në një masë dhe raport përfundimtar. Përveç këtyre Shërbimi Social ftoi të dhunuarën të kthehej në qendër bashkë me tre fëmijët e saj të mitur.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet qendra e grave të dhunuara tirane qendra e grave të dhunuara tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj