Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Referendumi në Serbi/ Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në Kosovë, debatet për votimin
13 Janar 2022, 13:19Nga DOSJA
KOSOVË-Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi në çështjet e drejtësisë do të mbahet në 16 Janar. Qytetarët e Serbisë do të votojnë nëse janë pro ose kundër aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Siç ka shpjeguar vazhdimisht përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell qëllimi i ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë është që të arrihet një gjyqësor i pavarur, pa ndikim politik dhe për sundim të ligjit. Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve të Serbisë, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Referendumi i fundit në Serbi për konfirmimin e Kushtetutës së re është zhvilluar në vitin 2006 dhe është mbajtur edhe në Kosovë, ku qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë kanë ushtruar të drejtën e votës. Ndryshe nga referendumi i kaluar qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë për referendumin e datës 16 janar nuk do të lejohet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një bisede me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se s’është pajtuar që të organizohet referendumi i Serbisë edhe në Kosovë, derisa ka shtuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Në kundpërgjigje, kryediplomati evropian ka përmendur se si në të kaluarën janë grumbulluar votat nga misioni i OSBE-së.
Pas deklaratave nga kryeministri Albin Kurti dhe Josep Borrell reagime ka patur nga Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili ka paralajmëruar për pasoja të mëdha nëse referendumi nuk do të lejohet. Një reagim ka ardhur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit serb Veljko Odaloviç, i cili ka kujtuar se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë zhvilluar pa problem në kohën e qeverisjes së Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Avdullah Hotit, ndërsa Kurti është ai që punon ndryshe dhe po përkeqëson situatën.
Ndërkohë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me anë të një njoftimi e ka cilësuar si anues shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, i cili deklaroi pro referendumit. KMDLNJ ka ftuar të gjitha subjektet politike opozitare dhe shoqërinë civile të përkrahin kundërshtimin e qeverisë së Kosovës për mbajtje të referendumit të Serbisë në Kosovë, si shprehje të mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës dhe detyrim ndaj respektimit të Kushtetutës së Kosovës.
ITALI- Një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike është shkatërruar ditën e sotme në Itali. Bologna shkruan se gjatë një operacioni të policisë italiane u arrest...
TIRANË– Në 24 orë është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve shqiptarë të cilët janë prekur nga Covid-19. 2 viktima dhe 2029 raste të reja nga 7378 tes...
TIRANË– Për tre orë me radhë, ish-kryeministri Sali Berisha është mbajtur në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Tiranës, aty ku është marrë në p...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi hapjen e garës për njërin prej vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese pasi ky institucion konfirm...
TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 55-vjeçar është arrestuar në Belsh, pasi ka...