LIVE UPDATES
Insights

Nëse një ditë do të riktheheni në detyrë…

7 Maj 2022, 14:05 Nga DOSJA
Nëse një ditë do të riktheheni në detyrë…

Letër e hapur

Ish drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta Imeraj

E nderuar prokurore,

Teksa ju dëgjoja në intervistën Tuaj, pas vendimmarries së KPA-ë, ndaj jush, si qytetare – në veçanti si femër e palëkundur në parimet e saj, vendosa t’ju drejtohem kështu. Qëllimi i këtij komunikimi nuk është kundështues apo qejfbërës. Aspak! Po ju drejtohem ju e nëpërmjet jush, të gjithë atyre që kanë përgjegjësi për “ Reformën në drejtësi”, pasi në morrinë e problematikave – pengesave në gjetjen e së drejtës, të ngritura nga ju para gazetarëve, unë gjeta veten me stërmundimin tim tre vjeçar – deri më tani, në kërkim të nxjerrjes të së vërtetës, e gjetjes të së drejtës, nisur nga prokuroria që ju drejtonit atëhere. Në atë moment u pikëllova në mendimet: “…Kur nuk ka mundur të gjejë të drejtën një drejtuese e organit të akuzës, e lëre pastaj një qytetar i thjeshtë si unë, etj!!” Mendoj që, këtë keqardhje dhe habi do ta shprehnin jo pak veta që janë stërmunduar në kërkim të së vërtetës, – të gjetur apo jo, kjo e vërtetë.

Përpos, t’ju them se tashmë ndoshta do t’i kuptoni vuajtjet e atyre qytetarëve nga padrejtësia që kanë nisur nga institucioni që ju keni drejtuar (nga vartësit Tuaj) e nesër kur të riktheheni (meqë kishit besim në gjetjen e së drejtës), të vendosni një monitorim “të thellë” të punës në prokurori që besimi i publikut – në veçanti i qytetarëve të thjeshtë, tek organi i akuzës të rritet. Ndërsa ju pohonit, se dikush e do largimin Tuaj – si prokurore, po ju them se edhe unë pretendova, në institucionin që ju drejtonit, se dikush e deshi largimin tim nga sistemi arsimor, madje dhe më keq se kaq – diskretitimin tim në shënjë hakmarrje mbi “fjalën e lirë”, por askush nuk më dëgjonte. Solla prova, fakte por ato veç u mbushën me pluhur të hedhura diku. Ndërsa për vartësit Tuaj, situatat e stisura, procesverbalet e mbushura nga drejtuesit e shkollës. për të justifikuar largimin tim nga puna, në ngjashmëri me “ fletërrufetë”, “fotot pa kokë, bardh e zi“,  “deshmitarë të rremë nën presion, që nuk faktojnë asgjë” – si në kohën e monizmit, peshonin më fortë se provat dhe faktet e mija. Ose më qartë ata (vartësit Tuaj) “i rëndonin peshores” që ajo të anonte nga ata donin, apo dikujt i interesonte. E kur “ndizet shkëndija në prokurori, më pas në gjykata varet nga gjyqtari – përgjegjshmëria e tij. Ashtu siç ju me të drejtë pretenduat se në një proces të dyja palët duhet të jenë të dëgjueshme, atë pretendova edhe unë tek vartësit tuaj, por më kot! Ata nuk bënin punën në funksion të hetimeve, por hetime krejtësisht të njëanshme, përpilonin akte fiktive, vendime në fshehtësi, sjellje të etikës jo profesionale – deri në poshtërime e presione, e të tjera që do ti gjeni më poshtë. Një herë jam provokuar e poshtëruar, në prani të katër personave  ku ende nuk dihet kush ishin ata persona, përveç OPGJ- së.  Fatkqësia ime ishte, se edhe ish mbrojtësi im, luajti rolin e ndihmës prokurorit, jo mbrojtësit dinjitoz dhe të paguar. Vazhdova të pretendoj, në ILD, KPK, KPA, Komisioneri Publik, e deri tek ONM – që jep sugjerime për reformën në drejtësi, për vartësit tuaj (Prokuroren, OPGJ – të), ndonjë gjyqtarë dhe ish – avokatin, tek DHKA, ministri i drejtësisë por askush nuk e morri përsipër të verifikojë realisht këto pretendime, qoftë edhe jo për mua, por për sistemin e drejtësisë – transparencën e shumëpretenduar. Edhe kur unë iu drejtova vetë prokurores së çeshtjes, për sqarim të ekzistencën të disa akteve fiktive, që i konstatova në gjykatë, përgjigja më erdhi me firmën Tuaj, pro prokurores dhe OPGJ- ve, ndoshta siç ndodh në institucione, titullarëve u çohen përgjigjet e gatshme për firmosje. Mos ndoshta procesi i Venting – t, çoi në atë që prokurorë e gjyqtarë për tu mbushur mendjen vlerësuesve, vezhguesve te huaj, fokusohen tek matësit sasior në punën e tyre, duke nxituar të rrisin numrin e vendimeve për çuarjen e çështjeve për gjykim ( prokurorët) dhe vendime fajësie (gjyqtarët) –  pa iu dhënë shumë rëndësi matësve cilësore dmth hetimeve të drejta, jo të njëanshme, jo sipërfaqësore – prokurorët dhe vendime pa u thelluar mbi vendimet e prokurorëve – gjyqtarët!!?  Mos vallë (!) kjo valë ka marrë para këdo, veç ata që duhet – Jo! Ky mendim më vjen. pasi në intervista në media, dëgjon disa “ prokurorë” apo “gjyqtarë” të masin arritjet e tyre, bazuar në përqindjen e madhe të çeshtjeve çuar per gjykim apo që nuk kanë marrë pafajësi, pa u futur në analizën: “A kanë qenë të drejta këto vendime (!?) dhe cila kategori e popullatës kanë marrë, më shumë, të tilla vendime”. Edhe juve përdorët këtë mënyrë arsyetimi për arritje. Ju personalisht, mund ti keni reale, por nëse kjo logjikë përdoret nga të gjithë, atëhere i jepni mundësi edhe KPK-së dhe KPA- së të përdorin matës sasior (numrin apo % e prokurorëve dhe gjyqtarëve të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, si arritje për VETING – n dhe kjo nuk do ti vijë mirë asaj kategorie që pretendojnë për vlerësim jo real në Veting. Referuar shembullit që dhatë ju për mësuesen e nderuar tropojane, e dënuar padrejtësisht në monizëm dhe krahasimin e bërë në raport me gjetjen e së drejtës në kohën e sotme, unë përforcova mendimin tim të shprehur publikisht tërë këto vite, mbi egërsinë e këtij pushteti ndaj “mendimit kritik” dhe atyre që nuk u binden në urdhërat që u jepen. Ky trajtim shumë më i ashpër edhe se ai i kohës së monizmit, që pushtetatët e sotëm e përdorin kur duan të tregojnë se sot është ndryshe nga ajo kohë. Mësuesja në fjalë, paska patur akuzën “agjitacion dhe propogandë” të cilësuar, ndërsa ky pushtet i sotëm nëse ngren problematika e ofron zgjidhje, të akuzon në vetvete me këtë motivation – “agjitacion dhe propogandë”, por presioni i kohës – “të qenit në Europe” i shtyn të mos dalin me këtë akuzë, por me një “të moderuar”: ”gjej një njëri të dobët, përdore të akuzojë dhe pushteti del i larë”.  Këtë e tregon kur vetë denoncuesi ndaj meje thotë, ” ..më mësoi drejtori i shkollës të shkojë të denoncojë”. Pra me teknikën: “diskretito dhe lërja në dorë topin prokurorisë, gjykatave, duke iu “shkelur syrin” me nënkuptimin “se vettingu …”, apo atyre punonjëse që janë mësuar me makinacione të tjera, jo ligjin. Duke shpresuar dhe mos dashur të marrë nuancën e hedhjes baltë mbi “ Vetting –n,”  por me parimin se e vërteta duhet thënë, më lejoni të bëj një praralelizëm: Juve si prokurore, ju kanë futur “ankimues anonim”, ndërsa ankimimin tim për prokuroren e institucionit Tuaj, apo dhe ndonjë gjyqtare, organet e Veting-ut e trajtuan ashtu, sikur një person që fshin shtëpinë e dikujt me fshesë, por sytë i ka lartë, sepse nuk i intereson pastërtia e shtëpisë së tjetrit”. Po, kjo është e verteta! Edhe pse shembulli që përdora është banal, në raport me vlerën që ka reforma në drejtësi, por kur kjo reformë banalizohet nga vetë institucionet, përse unë e shpërfillura prej tyre të jem e kujdesshme!!! A nuk është shpërfillje (?!) kur ti drejtohesh në organet e larta të sipërcituara duke nënvizuar ndër të tjera se : “ …ish mbrojtësi im ka ndërvepruar me prokuroren e çështjes, OPGJ –të ( ku përgjegjësia është e prokurores)  apo ndonjë gjyqtare në dëmin tim, ka folur në emër të prokurores, gjykatës; ka bashkëpunuar me prokuroren dhe vartësit e saj, në fshehje aktesh dhe provash – që nuk përbëjnë asnjë provë duke më mohuar një mbrojtje efektive, në marrje vendimesh në fshehtësi duke më mohuar të drejtën e informimit dhe të një ankimimi, firmosje deklarimesh nën presion e kërcënim e deri në shkelje të të drejtave të mija më elementare. Ndërkohë, nga ana tjetër më fliste që kemi të bëjme me një denoncim pa prova e fakte dhe çështja ime ishte një skandal, që duhej çuar në Strasburg!!” Sipas meje, këto janë të rënda si për prokuror dhe gjyqtarë, pasi përveç përgjegjësisë institucionale kanë dhe përgjegjësi morale. Organet e Veting, etj le të merreshin me makinacionet dhe sjelljet jo etike të prokurores dhe gjyqtarë, përgjegjësia e avokatit dilte prej këtij trajtimi. Mos serioziteti dhe bashkëpunimi jo institucional i këtij avokati me prokurorë e gjyqtarë duket edhe kur ky avokat kërcenon dhe sms, me binomin “prokurori – gjykatë”, kur unë them të vërtetat. I bindur që një çeshtje e ngritur apo e mbrojtur prej tij do të ndjek rrugën që ai do, në emër të ndërveprimit me prokurorë e gjyqtarë të veçantë, se s’ka si të jetë ndryshe. A nuk tregon kjo që në Prokurorinë e Tiranës ka prokurorë që nuk bazohen në prova e fakte por në linja te tjera?!! Unë mendoj që po! Shpesh dëgjohet që zyrtarë të lartë apo njërëz të thjeshtë teksa thonë: “Flet apo foli ky / ajo, pasi nuk morri një vendim pro tij /saj”.. Më duhet ta citoj se, unë ankimova “arsyetimin e një vendim, ku ky vendimi ishte pro meje”, në mënyrë që arsëyetimi i vendimit të nxirrte më në pak me argumenta cënimin padrejtësisht të dinjitetit tim. Pra me qëllim vënien në vend të dinjitetit tim tërësisht sepse për mua dinjiteti është shumë i rëndësishëm.

E nderuar, Unë nuk jam gazetare, por me profesion mësuese matematike, me dhunti në shprehjen e gjërave me syrin kritik në shtypin e shkruar, me cilësi për ti parë gjërat atje ku tê tjerët nuk arrijnë të shohin dhe me guximin për ti thënë gjërat kur tê tjerët nuk guxojnë ti thonë. Për këtë jam parë dhe shihem si “armik i popullit dhe i partisë” dhe ndaj armikut tërë bota kundra. Ktëtë ma faktoi edhe ish mbrojtësi im, kur justifikohej, “ke tërë shtetin kundra”. Por edhe kuptohet se ka mbi tetë vite që përndiqem, nuk jam lënë e qetë të punojë nga disa drejtues me sjellje banditeske si hakmarrje ndaj shprehjes së lirë të mendimit në shtyp. Me vite kam vënë në dijeni tërë pushtetin aktual – deri tek ish minstrja që sot është “Kryeparlamentare” e tek kryeminisrtri vendit, por më kot (!), hakmarrja vazhdoi deri në fund, siç sipërcitova.

Trinomi, “politik – arsim – krim” gatoi për mua,ndërsa binomi, ”polici – prokurori” i shërbeu këtij “trinomi”, e më pas dhe ndonjë gjyqtare. Mjafton të më vëzhgoni një ditë, në përditshmërinë time do të kuptoni përndjekjen, presionet e provokimet mbi mua dhe familjarët. Po kjo është një turp, të mos themi skandal!  Se e sa si unë mund të ketë. Nuk vihet shteti në ndjekje të banditëvë, kriminelëve, hajdutëve që i ka edhe nëpër institucionet shtetërore, por merren me ato që kanë etiketuar si “armiq të pushtetit”. Po ku të denoncosh tek ata që ti bëjnë!!! Sot është më keq se në kohën e sigurimit të shtetit. Ju mund t’ju vijë keq për këtë që them, pasi keni drejtuar prokurorinë, por ja pra, ish vartësit tuaj, një / dy kate më lartë apo më poshtë jush – që nuk iu dridhej qërpriku se ju mund të ngjiteshit ti shihnit apo ti dëgjonit në ato që bënin, se mund ti merrnit vesh një ditë hetimet fiktive, sjelljet jo etike, më detyruan të flas kështu. A është justifikim: “nuk ti treguan fotot”  se mos i nxirrje në shtyp”. Aspak! Edhe nëse i nxirrja, unë do të mbaja përgjegjësi. Por, fshehja ishte sa të merrnin vendimin që deshën, e pastaj le të flas unë, u morr ai vendim. Sot, këta së bashku me ndonjë gjyqtarë që unë kam përmendur në ankimime janë në punë, kanë kaluar dhe ‘’Veting-n “ ndërsa ju, jo. Ashtu si mësuesja tropojane dikur, edhe unë isha e vetme kunder gjithë botës, por e pa lëkundur, sepse ngrija problematikat që shqetësonin arsimin me fakte dhe prova nga ZVA Tiranë dhe shkolla ku unë punoja. Edhe tani po ashtu, duke kërkuar pa pushim një njëri në drejtësi që të më “dëgjojë” me shpresën se ndoshta një ditë do gjendet ky njëri. Ndoshta dhe ju, nëse një ditë do të riktheheni në detyrë, do të shtyheni qoftë nga kurioziteti për këto që thashë, qoftë nga karakteri juaj i fortë, apo të qenit nënë, të nxirrni të vërtetat e pretenduara nga unë. Nëse për dinjitetin tim do jetë pak vonë, për dinjitetin e fëmijës tim që i ka përjetuar, parë, kuptuar shumë nga këto që unë them, madje dhe hakmarrjen.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Fitnete Gruda

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

blog blog elibeta imeraj fitnete gruda elibeta imeraj fitnete gruda

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë