LIVE UPDATES
Bota

New York Post për “non gratën” e Berishës: Kongresmeni i kërkon llogari Blinken

7 Shkurt 2022, 09:34 Nga DOSJA
New York Post për “non gratën” e Berishës:

SHBA – Shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga SHBA ka marrë vëmendjen e medias amerikane “New York Post”. Në artikullin e ditës së sotme ku sulmohet Sekretari Amerikan i Shteti Antony Blinken dhe filantropi George Soros për ndëhyrje në Shqipëri, përmendet se kongresmeni republikan Lee Zieldin, i cili i ka kërkuar shefit të diplomacisë së SHBA për të tretën herë prova për vërtetimin se Berisha është i korruptuar dhe ka minuar demokracinë në Shqipëri.

“E dimë që Berisha është një kundërshtar agresiv i George Sorosit. çfarë informacioni specifik na jepni për ne dhe komitetin në këtë kohë për të justifikuar këtë lëvizje dramatike. Është hera e tretë kjo që bëj  kërkesë për informacione shtesë që prej shpalljes ‘non grata’ të Berishës nga Sekretari Blinken”, shkruan Zielin.

Artikulli i New York Post
Sikur Sekretari i Shtetit Antony Blinken të mos ishte përfshirë mjaftueshëm në debate të huaja, ai tani akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet shqiptare në emër e për interes të financierit miliarder George Soros dhe si rezultat është paditur për shpifje në një gjykatë ndërkombëtare.

Një nga veprimet e para të çuditshme të Blinken pas marrjen e detyrës vitin e kaluar, ishte sanksionimi non grata i ish-presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, aleati antikomunist i Presidentëve H. ë. Bush dhe ë. Bush, dhe që ka qenë në opozitë për tetë vjet. Berisha njihet që është një kundërshtar i zëshëm i Geroge Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur, i cili ka shtyrë ‘reformën’ gjyqësore dhe zgjedhore në Shqipëri.

Në një deklaratë zyrtare dhe një postim shoqërues në Tëitter prillin e kaluar, Blinken pretendoi se Berisha është ‘i korruptuar’ dhe se kishte ‘minuar demokracinë në Shqipëri’ dhe e ndaloi atë, gruan dhe dy fëmijët e tij të hynin në SHBA.

Berisha i mohon me forcë akuzat, është i indinjuar që Blinken nuk ka dhënë kurrë asnjë provë, pretendon se qeveria amerikane po përpiqet të mbështesë qeverinë shqiptare socialiste të kryeministrit aleat të Soros, Edi Rama dhe ka ngritur një padi për shpifjeje kundër Sekretarit Blinken në një gjykatë në Paris. Vitin e kaluar, gjykata korrektuese e Parisit ra dakord të dëgjonte rastin e tij.

‘Asnjëherë në jetën time nuk jam akuzuar nga një person apo një institucion për korrupsion’, tha Berisha në telefon nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.

‘E kundërta ishte e vërtetë. Kam punuar shumë ngushtë me qeverinë amerikane në luftën kundër korrupsionit.’

Problemi me Sorosin

Berisha thotë se sanksionet janë hakmarrje ndaj përpjekjes së tij për ta shpallur Sorosin ‘persona non grata’ në Shqipëri, pasi u shqetësua për ndikimin keqdashës të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të Soros në vendin e tij.

‘Unë kurrë nuk kam pasur një problem personal me George Soros. Së pari ai e ndihmoi Shqipërinë që të kishte shoqëri civile dhe unë e falënderova për këtë por në një kohë të shkurtër u bë e qartë se ai po krijonte një model monastik të shoqërisë civile.

‘Grupi Soros diktoi gjithçka. Pra, tani kemi një sistem drejtësie, të kontrolluar totalisht nga qeveria. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, në kundërshtim me ligjet kushtetuese, për momentin janë ish-prokurorë komunistë.’

Berisha, një kardiolog që udhëhoqi lëvizjen për të rrëzuar diktaturën komuniste të Shqipërisë, shërbeu si presidenti i parë jokomunist i Shqipërisë nga viti 1992 dhe më vonë si kryeministër dhe lider i opozitës.

Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin, duke dyshuar mbi ngjarjen ka kërkuar tre herë që Blinken të sigurojë prova për të mbështetur akuzat e tij për korrupsion kundër Berishës. Gjatë një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve qershorin e kaluar, Zeldin tha se masa erdhi ‘me sa duket nga askund’.

Zeldin tha se Berisha ‘ishte i njohur gjithashtu si një kundërshtar agresiv i George Soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin në këtë kohë për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

‘E papranueshme dhe e dyshimtë’

Matt Palumbo pretendon në librin e tij të ri ‘The Man Behind the Curtain: Inside the Secret Netëork of George Soros’ se Blinken ka lidhje familjare me Soros.

Ai thekson faktin se babai i Sekretarit të Shtetit, Donald Blinken, ish-ambasadori i SHBA-së në Hungari dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, i cili u themelua dhe financohej nga Soros. .

Palumbo citon gjithashtu një raport të Rrjetit të Fondacioneve Soros nga viti 2002, në të cilin Donald Blinken renditet në Bordin e Administratorëve të universitetit, me Soros si kryetar.

Pasi Antony Blinken u konfirmua si Sekretar i Shtetit, gazeta hungareze ‘Magyar Nemzet’ e quajti atë ‘lajm të madh për George Soros’.

Në nëntor, Zeldin i shkroi përsëri Blinken duke kërkuar që ai të justifikonte veprimet e tij në Shqipëri.

‘Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë me Sekretarin Blinken që nga ngritja e çështjes së sanksionimit të Sali Berishës dhe ndodh gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021,’ shkroi Zeldin.

‘Kongresi luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrës për degën ekzekutive duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak hollësi në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.’

‘Blinken duhet të bëjë transparencë. Nëse ka prova se Berisha është i korruptuar, duhet t’i bëjë publike. Përndryshe, reputacioni i Amerikës dëmtohet.’

Burimi: New York Post

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota politike antony blinken george soros kongresi amerikan sali berisha sali berisha non grata antony blinken george soros kongresi amerikan sali berisha sali berisha non grata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj