Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Ngjarja HORROR në Fier! Policia: I mituri s’u kthye në shtëpi, nëna dha alarmin
16 Nëntor 2021, 17:52Nga DOSJA
FIER- Pasi i biri nuk iu kthye në banesë, F.V., ka shkuar rreth orës 15:30 të pasdites në Policinë e Fierit për të bërë denoncimin e djalit vetëm 8 vjeç. Por ishte tepër vonë për të miturin. Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e fqinjit të tyre, K. Ç., 38 vjeç, aty ku edhe kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijët, i mbuluar në baltë në oborrin e banesës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur. Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë. Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.
Mëngjesin e 10 majit të vitit 2016, Julian Delvina është paraqitur pranë një banke të nivelit të dytë dhe ka kryer një pagesë në vlerën 87.200 lekë për zhdogani...
TIRANË– 7 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërr...
TIRANË – Banorët e lagjes “5 maj” këmbëngulin se nuk tërhiqen nga arritja e marrëveshjes me bashkinë e kryeqytetit për banesat e tyre.Njëri prej bano...
GJERMANI– Policia ka arrestuar dje në Oberkulm një shqiptar, pjesëtar të dyshuar të një bande mashtruesish telefonikë, të cilët kishin tentuar të mashtron...
Dyshimet se edhe në vrasjen e Armando Dumanit dhe Erigers Mihasit janë angazhuar vrasës me pagesë, shtojnë bindjen se në tregun e krimit, përherë e më shumë gru...