“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Vrau shoku dhe trupin ia hodhi në rezervuar, kapet i riu tek spitali “Nënë Tereza”
16 Nëntor 2021, 14:10Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Kristi Bixheku, I shpallur në kërkim për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, trupi i të cilit u gjet në një rezervuar në Vithkuq të Korçës është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se Bixheku është arrestuar nga policia te spitali “Nënë Tereza”.
Trupi i pajetë i Fridman Xhaferrajt u gjet në rezervuarin e Gjançit në fshatin Vithkuq në Korçë në qershor të këtij viti. Viktima, u identifikua disa orë më pas dhe u zbulua se nuk ishte nga zona, por nga fshati Plug i Korçës. Me precedentë të mëparshëm penalë dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për djegien e tri makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnje, 25-vjeçari u gjet i lidhur dhe i dhunuar.
Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës bënë që grupi hetimor të dyshojë se kjo mund të jetë një vrasje dhe se i riu para se te hidhej ne rezervuarin e Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër. Në kërkim vijon ende të jetë Lulzim Spahija me nofkën “Arapi”. Ai dhe Bixheku dyshohet se e kanë torturuar të riun e më pas e kanë hedhur në rezervuar.
MALI I ZI- Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka kërkuar që edhe Presidenti malazez Milo Gjukanoviç të hetohet pas shkrimi të bërë nga m...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma e ka quajtur diktator të vockël e të shkurtër kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste,...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi me tone të larta gjatë seancës së sotme plenare duke u shprehur se në sallë ka kriminelë dh...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj deklaratave të bëra për gjyqtarët së fundmi që I konsiderojnë fyese. Përmes një deklarate zyrtare, ...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka treguar historinë e një gruaje në Kuvend. Nga foltorja Duma tha se rastësisht kishte dëgjuar...