Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Në religjione flitet për ringjallje shpirtërore dhe jo fizike. Pastori Akil Pano i shokuar nga ngjarja makabre me familjen Josifi në Kombinat thotë se një ritual i tillë nuk ka lidhje me krishtërimin.
Pano: Në fenë e krishterë ringjallja pritet të ndodhë ditën e fundit të kohërave apo të fundit të botës. Në momentin kur një qënie njerëzore largohet nga jeta tokësore, shpirti largohet, trupi do ti nënshtrohet ceremonialit të varrimit, në traditën kristiane dhe islame 24 orë mbahet trupi i të vdekurit dhe pastaj shkon në funeral. Çfarë kemi dëgjuar nga media, është që ky lloj rituali nuk ka fare lidhje me kristianizmin, as me krishtërimin ungjillor, as krishtërimin katolik dhe as atë ortodoks. Është një tragjedi e madhe njerëzore, na ka lënë pa fjalë të gjithëve.Nocioni i ringjalljes apo rilindjes janë nocione që nuk përdoren vetëm në historinë e rilindjes kombëtare apo rilindjes politike, në religjion flitet për ringjallje shpirtërore.
I ftuar në Rtv Ora, pastori thotë se e gjithë ngjarja duhet parë si e tërë, ndërsa thotë se nëna me dy vajzat mund të jenë viktima të sekteve mistike që mund të kenë shtrirë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipërisë.
Pano: Janë një sërë faktorësh, faktori ekonomik, izolimi, vetminë që prodhon izolimi.Këto praktika janë të njohura në kultet pagane që lidhet me demonologjinë dhe sekte mistike që mbase kanë arritur të ushtrojnë dhe veprimtarinë dhe funksionin e tyre në Shqipëri. Kjo është diçka e padëgjuar në fenë e krishterë. Çdo individ ka të drejtë të besojë dhe praktikojë besimin e tij, qofshin dhe grupimi i Dëshmitarëve të Jehovait. Pres që prokuroria dhe organet hetimore të dalin me përfundimet e tyre.
Pastori nga ana tjetër thotë se edhe izolimi gjatë pandemisë ka rritur nivelin e stresit te njerëzit. Ai tregoi se ka marrë qindra mesazhe për asistencë shpirtërore.
Pano: Ky është realiteti i shumë familjeve.Gjatë kohës së pandemisë kam marrë me qindra mesazhe nga individë që kërkonin asistencë shpirtërore pasi përballeshin me drepresionin dhe ankthin në një nivel akut. Depresioni që vjen kur takohemi me izolimin dhe vetminë dhe atë nevojë të madhe ekonomike, emocionale dhe shpirtërore nuk do të prodhojë elementë më të mirë se vetëvrasja.
Pano thotë ndër të tjera se në Shqipëri vetëvrasjet janë në nivele alarmante dhe për këtë ai referoi statistikat e 2018.
Pano: Në 2018 kam parë 183 raste vetëvrasjeje përkundrejt 57 vrasjesh. Kemi tre herë më shumë vetëvrasje në vit se vrasjet. Është për të vënë alarmin. Shoqëria shqiptare dhe shteti shqiptar i përngjan një ushtrie që vret me indiferentizëm dhe mospërfshirje të plagosurit e saj.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për shkaktim vetëvrasje në lidhje me vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe vajzës së saj në Kombinat.
Hetuesit po verifikojnë personat që i kanë shtyrë gratë drekt vetëflijimit ndërkohë që ekspertiza ka arritur në përfundimin se Anisa Josifi është mbajtur e vdekur për 15 muaj në banesë nga nëna dhe motra e saj që nga marsi i vitit 2019.
Ata kanë marrë dëshminë e vajzës së shpëtuar, e cila ka shpjeguar se pas të motrës edhe ajo dhe nëna nisën të refuzojnë ushqimin ndërsa luteshin për ringjalljen e motrës së vdekur.
(Marrë nga Ora News)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Shefja e Repartit Infektiv, Najada Çomo, ka thënë sot se Komiteti i Ekspertëve nuk merr vendime, por vetëm jep sugjerime. Në një intervistë ...
TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli në studion e ABC News foli për rritjen e rasteve të reja dhe rritjen e numrit të personave që hum...
TIRANË- Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në emisionin “Open” në Top Cha...
TIRANË– Najada Çomo është shprtehur se grupmosha e qytetarëve që preken nga koronavirusi është ulur rëndshëm në Shqipëri. E ftuar në studion e “Open...
TIRANË- Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka thyer heshtjen disa mujore dhe sot ka zgjedhur të flasë në media. E ftuar në emisionin “Open” në Top Ch...
ELBASAN– Katër infermiere kanë rezultuar të infektuara me Covid-19. Mësohet se infermieret në fjalë ishin pjesë e stafit dhe personelit mjekësor në gjinek...
TIRANË– Shefja e Repartit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, ka folur sot për herë të parë në media për COVID-19. Në një rrëfim në emsionin “Open” në To...
TIRANË– Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte e ftuar farmacistja Erjona Xhaferraj. Erjona prej vitesh jeton në Kanada dhe së fundmi është n...
TIRANË- Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin ” Në fokus” në TV T, ku ndër të tjera, ka folur edhe për pandeminë dhe shtimin e rasteve të pers...