"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Aktualitet
Rakipi: Gjendja nga pandemia, mjaft e rëndë! Në TV Kombëtare dalin të çmendur dhe thonë nuk ka virus, propagandë e rrezi
6 Korrik 2020, 19:09Nga DOSJA
TIRANË- Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin ” Në fokus” në TV T, ku ndër të tjera, ka folur edhe për pandeminë dhe shtimin e rasteve të personave me Covid-19 në Shqipëri. Rakipi tha se shteti duket totalisht i dorëzuar dhe se në televizionet shqiptare, kanë filluar të shfaqen të çmendur që bëjnë propagandë të rrezikshme, duke deklaruar se virusi nuk ekziston, duke nxitur njerëzit të mos marrin masa.
“Deri sot, në pak muaj, kemi patur dy Edi Rama. Njëri që na u bë pjesëtar i familjes, që na dilte për të thënë, lani duart dhe lani këmbët, një njeri që na u bë tmerr i madh, që drejtonte gjithçka, hapte dhe mbyllte gjithçka. Nga kjo gjendje, ai tani është zhdukur fare, nuk ekziston, as ai dhe as shteti. Në një kohë kur pandemia në Ballkan, ka marrë përmasa të frikshme. Shteti duhet të funksiononte, por shteti nuk është fare. Meqenëse e ka lëshuar “i madhi”, atëherë nuk ka institucione fare.
Janë mbledhur të çmendurit e Shqipërisë dhe thonë, që do na bëjnë vaksinë dhe do na fusin çipin dhe njeriu do të bëhet 10 metra i gjatë… Këto i thonë në televizionet kombëtare të vendit. Në një vend tjetër, shkon në burg për këtë lloj propagande. Edhe televizioni penalizohet, por edhe i çmenduri shkon në çmendinë, aty ku e ka vendin.
Këtu gjendja është katastrofale. Ky është terrōrìzēm, që dalin njerëz në televizione kombëtare dhe thonë nuk ka koronavirus. Këta të çmendur i kanë mbushur mendjen një pjese të njerëzve. E gjithë kjo propagandë del në televizionet kryesore të vendit dhe kjo nuk ndalohet. Një shtet i pafuqishëm, për të kryer edhe veprimet më të rëndomta. Këta i bëjnë dëm, një pjese të madhe të popullësisë, që i dinë të vërteta të gjitha këto gjëra“, tha Rakipi.
PAS MINUTËS SË 18
Gazetari u shpreh se mosveprimi i shtetit, lidhet me faktin se Shqipëria ndodhet në një gjendje ekonomike të vështirë dhe se nuk ka një strategji për t’u marrë seriozisht me virusin.
“Kryeministri tani nuk ka fuqi fare, vendi nuk ka fuqi ekonomike, nëse do të ketë një mbyllje të dytë. Prandaj duhet të mblidhen politikanët, Presidenti që del nëpër ujra, kryeministri që ka marrë rrugët dhe flet për rrugët që nuk do të bëhen kurrë, apo zgjidh problemet e Kosovës. Duhet të mblidhet kjo politikë dhe të mendojë se çfarë do të bëjë në këtë gjendje katastrofe botërore, jo më Shqipërinë, që kudo që ta kapësh të mbetet në dorë. Politika shqiptare duhet të mblidhet dhe jo të bëjnë filma me rrugë dhe me shëtitje.
Duhet të merren seriozisht me këtë punë. Meta e lëshoi një klithmë sot. Por, siç doli Meta për tërmetin, i lëshuan ata Elisa Spiropalin, që ja bën ajo “kam, kam”… Ne shqetësohemi vetëm pasi ndodh e keqja. Jemi një vend pa rrënjë dhe e marrim jetën si të na vijë. Ndodh e keqja, hidhemi në sulm. Kur s’ka të keqe, nuk marrim asnjë masë për të keqen që mund të vijë. Edi Rama që çmendi të madh e të vogël, tani që janë shumëfishuar rastet, nuk del fare”, tha Rakipi.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Studiuesi Lisandri Kola është përfshirë në debatin me Auron Taren dhe Ardian Ndrecën, për studimin e ish-drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Turizm...
TIRANË- Në një intervistë për Ora News, doktoreshë Eugena Tomini nga ISHP tha se institucionet po i respektojnë masat anti-covid, sepse në të kundërt do të...
TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka pozuar sot me krenari krah ambasadores së SHBA-VE, Yuri Kim, me forcat detare përkatëse. “Krah për krah...
TIRANË– Ekspertët e PPNEA (Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri ) dhe ata ndërkombëtarë të BLRP (Programi për Rimëkëmbje...
ITALI– Autoritetet e Guardia di Finanza Italiana kanë zbuluar një laborator për përpunimin e heroinës në territorin e Provincës së Veronës në një banesë n...
TIRANË– Mjeku urolog, Artan Koni ka shpërthyer kundër qeverisë lidhur me situatën e Covid-19 në vend. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Koni shk...
SHKODËR– Një 28-vjeçare me inicialet L. H., ka ndërruar jetë si pasojë e një alsidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme n...
TIRANË- Shkrimtari Primo Shllaku është bërë pjesë e debatit mes Auron Tares dhe Ardian Ndrecës. Në një shkrim në mediat sociale, Shllaku shkruan se Ndreca,...
TIRANË- Studiuesi Auron Tare i është përgjigjur replikës se Ardian Ndrecë. Tare në një postim në mediat sociale, shkruan se ai është krahasuar me Ndreca e ...