Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ekstremistët e ekstremit të djathtë në Britani kanë hyrë në materialin mbi terrorizmin të botuar në internet nga grupi i Shtetit Islamik, janë shprehur për BBC ekspertët kundër terrorizmit.
Ata thonë se neo-nazistët dhe ekstremistët e tjerë të krahut të djathtë kanë studiuar metoda të sulmeve që xhihadistët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në internet.
Por nuk duhet të habitemi që ata kanë disa ngjashmëri.
‘Urrejtja e plotë’
Që nga mesi i vitit të kaluar, MI5, shërbimi i sigurisë, është ngarkuar për të ndihmu policinë për të trajtuar kërcënimin në rritje nga ekstremistët e ekstremit të djathtë në Britani.
Oficerët e kundër-terrorizmit kanë përdorur një sërë metodash, duke përfshirë edhe përgjimet telefonike, për të mbledhur informacione mbi atë që individët më të dhunshëm kanë planifikuar ose aspirojnë të bëjnë.
Në disa raste, arrestimet janë bërë pasi të dyshuarit janë kapur duke shkarkuar pornografi me fëmijë. Por zyrtarët thonë se neo-nazistët dhe ekstremistë të tjerë po përdorin këto materiale për të planifikuar sulme të publikuara nga armiqtë e tyre ideologjikë, të Shtetit Islamik.
Kjo mund të duket e çuditshme, por nuk duhet të vijë si një surprizë.
Ideologjitë e tyre mund të jenë diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën, por ekzistojnë disa ngjashmëri shqetësuese ndërmjet tyre, disa prej të cilave janë të dukshme, të tjera më pak.
Shumë supremacistë të bardhë dhe ekstremistë të dhunshëm islamikë tentojnë të banojnë në një botë të ngushtë të dominuar nga një urrejtje që konsumon gjithçka dhe një intolerancë totale ndaj pikëpamjeve të gjithkujt, përveç tyreve.
Për xhihadistët e IS, për shembull, kjo nënkupton trajtimin jo vetëm të jomyslimanëve si armiq, por edhe myslimanëve shiitë dhe çdokujt që ata shohin si bashkëpunues me “jobesimtarët”.
Duke përdorur konceptin e “Tekfirit”, xhihadistët do të deklarojnë edhe bashkëfetarët e tyre si “jobesimtarë” dhe “apostatë” dhe prandaj në sy të tyre dalin si një objektiv i ligjshëm.
Kjo intolerancë e ngushtë, së bashku me dhunën e arsyetuar, ka qenë një faktor kryesor që kontribuon në pamundësinë e al-Kaedës, IS dhe grupeve të tjera për t’u bërë thirrje një brezi më të gjerë të popullatave muslimane anembanë botës.
Po ashtu në Britaninë e Madhe dhe pjesën tjetër të Evropës, ekstremistët e ekstremit të djathtë i shohin si armiq të gjithë ata që – në sytë e tyre – kanë ndihmuar në ndryshimet që ata nuk i pëlqejnë, të tilla si lejimi i migrimit të brendshëm nga Azia dhe Afrika.
Në vitin 2011, ekstremisti norvegjez Anders Breivik kreu sulmin e tij vrastar në Oslo, jo ndaj muslimanëve apo emigrantëve, por ndaj anëtarët të rinj të një partie që ai e fajësoi për përzierjen racore të Norvegjisë.
‘Material i pamoralshëm’
Supremacistët e bardhë shkon kundër një shoqërie shumëkulturore.
Kështu bëjnë edhe xhihadistë. Ata u referohen myslimanëve që jetojnë në Perëndim si “në zonën gri” dhe vazhdimisht i nxisin ata të mos përzihen me popullatat mbizotëruese jomuslimane në Evropë.
Ekstremistët e akstremit të djathtë dhe xhihadistët e shohin veten si puristë të drejtë, megjithatë ata duan shoqëri shumë të ndryshme.
Ajo që ata kanë si pjesë të përbashkët është shpesh një interes i ngulitur në imazhet jashtëzakonisht grafike në internet, shumica e tyre janë të koduara, por disa prej tyre qarkullojnë më gjerësisht për qëllime të rekrutimit.
Zyrtarët e kundër-terrorizmit kanë përshkruar disa nga këto materiale si aq të zymtë sa që stafit monitorues duhet t’i jepet konsulencë.
Në vitet menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, al-Kaida përdorte vazhdimisht imazhet e avionëve që hynë në Kullat Binjake.
IS e mori këtë në një fazë më të përparuar, duke tronditur botën me videot e tij të tmerrshme të pengjeve që shfaqeshin pa kokë në kamera, si dhe mizori të tjera të tilla si meshkujt duke u hedhur jashtë ndërtesave të larta si dënim për homoseksualitetin.
Ndërsa këto kishin efektin e tjetërsimit të popullsisë së zakonshme myslimane, ata në të njëjtën kohë tërhoqën tek të rinjtë e rastit nga e gjithë bota të cilët shpesh kishin dispozita kriminale, psikopatike ose sadiste.
Gjatë Kalifatit të vetëshpallur të IS-së ndërmjet viteve 2014 dhe 2019, praktika e saj për skllavërimin e vajzave Yazidi deri në nëntëvjeçare për seks, thuhet të ketë tërhequr rekrutë pedofilë nga vendet evropiane.
Zyrtarët e Whitehall thonë se ekstremistët e ekstremit të djathtë kanë shkëmbyer imazhe dhe video të dhunshme, satanike dhe okulte, ndonjëherë duke përdorur lojëra dhe forume muzikore për të rekrutuar anëtarë të rinj.
Qëllimi, thonë ata, është pjesërisht për të ulur ndjeshmërinë te njerëzit për dhunën që ata besojnë se është e pashmangshme në një përplasje të ardhshme të qytetërimeve.
Mungesa e kohezionit
Sidoqoftë, një fushë ku dy grupet dallojnë shumë janë në bashkërendim dhe kohezion.
Në përgjithësi, xhihadistët janë të bashkuar që dëshirojnë të shohin versionin e tyre ultra-strikte të ligjit islamik të Sheriatit me forcë të imponuar mbi të gjithë nën sundimin e tyre.
Por në Britani, grupet e ekstremit të djathtë që kanë shpërthyer kryesisht nga Akcioni Kombëtar i Ndaluar tani, tregojnë pak shenja se punojnë së bashku.
Disa aspirojnë për atë që ata e shohin si pastërti racore, të tjerë duan territorin e tyre ku zbatohen vetëm ligjet e tyre, ndërsa të tjerët janë thjesht anarkistë, të prirur për të shkatërruar “sistemin”.
Burimi BBC
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KOSOVË- Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj prodhimeve të Serbisë ka rezultuar me ndërprerjen e procesit të dialogut ndërmjet dy vendeve dhe rrje...
Dhoma me e ulët e parlamentit britanik, ose siç quhet ‘House of Commons’ u zaptua nga disa protestues të zhveshur dhe te mbuluar me slogane ambjentaliste...
Media në SHBA, ka vdekur – Sean Hannity (Fox News)Shqiptarët, nën rregjimin e egër stalinist, sikurse edhe në shumë vende të ish blokut komunist të Europës Lind...
SHBA- Një moment i trishtë ndodhi pas një gare kuajsh pranë qytetit Lincoln të SHBA-së. Trajneri i kalit fitues pas përfundimit të garës ishte duke u kthyer në ...
KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të ...
Një gjykatës i specializuar së shpejti do të vendosë nëse një burrë mundet të vazhdojë të bëjë dashuri me gruan e tij me të cilën ka 20 vite sëbashku.Gruaja ka ...
Stamboll, Turqi – Miliona votues turq po përgatiten të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe zyrtarët lokalë më 31 mars në një garë të parë si një provë e re për pa...
KOSOVË– Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se është i bindur se Lugina do t’i bashkohet Kosovës, teksa shton se disa fsha...
Në Maqedoninë e Veriut ka nisur zyrtarisht gara presidenciale, ku një nga kandidatët është edhe shqiptari, Blerim Reka.Rivalët e Rekës në zgjedhjet e 21 Prillit...
VATIKAN– Papa Françesku ka kritikuar Europën për pandjeshmërinë ndaj migrantëve, kur mijëra prej tyre po mbyten në Mesdhe në përpjekje për të mbërr...