Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Avokati Spartak Ngjela është shprehur sot se Kryeministri Edi Rama ka frikë. Sipas tij frika e Ramaës vjen nga Reforma në Drejtësi, prandaj dhe po kërkon miratimin e paketën anti-shpifje.
“Rama tenton që të shmang vëmendjen. Unë s’kam parë ndonjëherë kryeministër që të ecë nëpër rrugë, viziton fëmijët, sikur është kryetar pionerësh. Ikën këtej-andej, i bie kërkon të fshehë diçka. Nëse tenton të fshehë diçka, nëse do të shmangë të vërtetën, atëherë të jap të dorëheqjen. Ramën e tremb e vërteta prandaj ka vendosur ligjin antishpifje”, u shpreh Ngjela.
I ftuar sot në rubkrikën “Opinion” në News 24, avokati shtoi se anti-shpifja është një ligj skandaloz, pasi ky projekt-ligj e kthen AMA-n praktikisht në një gjykatë.
“Është skandal. E kanë kthyer AMA-n në gjykatë. Ajo që ky i thotë shpifje, ka karakter juridik. Këta nuk e kuptojnë shpifjen. Nëse ti ke thënë diçka dizinformuese në publik, po ke bërë gabim, por jo pse them kritika ndaj qeverisë. Në demokraci nuk ka 3 pushtete, por ka 4. AMA është e trembur, nuk la asnjë stacion të flasë. Nuk ka kryeministër që ka hapur televizionin e vet. As Berluskoni nuk e ka bërë që ka pasur gjigandë mediatik. Rama ka dhunuar të drejtën e lirisë së fjalës. Ndërtesat kanë rënë sepse ka bashkëpunuar qeveria me mafiet”, tha avokati.
Deklaratat vijnë një ditë para se të kalojë në Kuvend paketa anti-shpifje. Komisioni i Ligjeve, miratoi dje në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët nuk tërhiqen nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Mazhoranca reflekton disa ndryshime pas një sërë apelesh nga ndërkombëtarët dhe shoqatat e gazetarëve për “Paketën Anti-Shpifje”. Drafti final që d...
TIRANË- Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTQI, Kristi Pinderi hedh akuza të forta drejtuar disa eksponentëve të rëndësishëm në Partin...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot draftin final të projekt-ligjit i njohur si paketa anti-shpifje. Në një reagim në mediat sociale, Rama ka pu...
FUSHË MAMURRAS- Presidenti Ilir Meta vizitoi banesat e dëmtuara nga tërmeti në Fushë Mamurras, ku disa nga banorët i kanë kërkuar presidentit të verifikojë...
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme jep njoftimin zyrtar për ish-kandidatin e zgjedhur për kryebashkiak në Shkodër, Valdrin Pjetri. Në një njoftim zyrtar, PP bën ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu është rikthyer sërish çështjes “Babalja”, ku edhe ka ripublikuar disa përgjiime, në të...
Tiranë– Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, për të diskutuar mbi situatën e pas tërmetit të 26 nëntori...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini, një nga hartuesit e draftit për Paketën Anti-shpifje, ka njoftuar se deri në muajin prill 2020 me mirat...
Durrës- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me banorët e prekur nga tërmeti në Shënavash të Durrësit. Ai ka deklaruar ...