Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
LAJM I MIRË/ Gjermania nis prodhimin e frigoriferëve që mund të ruajnë vaksinën kundër COVID19, ftohtësia kap rekord, mi
21 Nëntor 2020, 14:35Nga DOSJA
GJERMANI-Kompania e pajisjeve klimaterike, Binder ka nisur nga puna për të prodhuar frigoroferët deri në minus 80 gradë për të ruajtur vaksinat anti-Covid. Në një intervistë për mediat, Kreu i Kompanisë, Peter Binder është shprehur se kërkesat për këta frigoriferë janë rritur shumë javët e fundit. Më tej, ai ka thënë se do të bëjnë çdo gjë për të kënaqur klientelën.
“Siç mund ta merrni me mend, kërkesa për këto pajisje ka shpërthyer gjatë javëve të fundit. Dhe sigurisht që ne duam të kënaqim të gjithë klientët,” ka thënë Binder.
Vaksinat anti-Covid që janë krijuar deri tani janë 3. Nga të treja vaksinat ajo e Pfizer dhe BioNTech kërkojnë kushte klimaterike më të ftohta që shkojnë deri në minus 72 gradë Celsius, ndërsa vaksina e Modernës mund të ruhet deri në minus 20 gradë. Vaksina e krijuar nga AstraZenca ende nuk dihet se në çfarë grade mund të ruhet, por ka optimizëm se mund të dalë në treg në dhjetor.
(I.A;F.G/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 19 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 711 të tjerë...
SHKUP-Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, pritet të lejojë përdorimin e gjerë të mariuanës në publik, duke dekriminalizuar përdorimin e saj.Në një i...
RUSI-Një ngjarje tronditëse ka ndodhu në Tatinsky, ku shtatë persona kanë humbur jetën pasi kanë pirë një dezifektues kundër Covid-19, ndërsa dy të tjerë janë n...
HOLANDË– Një gazetar holandez ka arritur të futet pa leje në një videokonferencë sekrete të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropia...
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden gjatë një bisede që ka bërë me një infermiere të spitalit të Minesotës, është prekur pasi ka kujtuar kohën kur ...
BRITANIA E MADHE-Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka publikuar një video nga rezidenca zyrtare ku po qëndron në vetizolim. Në video e publikuar në Twitter...
PEKIN-Kina po merret me një studim të ri në lidhje me përhapjen e hershme të koronavirusit në Itali, duke hedhur kështu dyshime se është vendi ku ka lindur pand...
SLLOVENI-Një studim i publikuar ka treguar se 19 % e sllovenëve kanë shkuar në zyrë edhe pse kanë pasur simptoma Covid-19. Sipas mediave të huaja, pjesa më e ma...