LIVE UPDATES
Bota

‘Niveli i korrupsionit është i lartë’/ Kurti: Keni mbi 144 arsye për të na votuar

13 Nëntor 2021, 10:15 Nga DOSJA
‘Niveli i korrupsionit është i lartë’/ Kurti: Keni

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka falenderuar të gjithë qytetarët për përkushtimin që patën gjatë fushatës zgjedhore. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti u kërkoi të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin në votime masivisht.

Teksa u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë, Kurti shkroi se ata kanë më shumë se 144 arsye që të votojnë kandidatët e VetëVendosjes. Kryeministri u shpreh se me anë të politikave lokale, ndikimi te jeta e njerëzve është më e lartë, ndërkohë që ngriti dhe problemin e korrupsionit në komuna, duke shkruar se niveli i korrupsionit është i lartë.

Postimi i Plotë:

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Kosovës, Përgjatë këtyre ditëve të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kemi qenë bashkë. Jemi takuar në shumë takime e tubime e diku edhe nuk kemi arritur. Koha është resurs i kufizuar. Për gjithë këtë mbështetje që ia keni dhënë Lëvizjes VETËVENDOSJE! unë ju falënderoj tej mase. Ju na dhatë mundësinë që të jemi në balotazh në 12 komuna. Ky është një shans i madh për Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Dardanën, Vitinë, Gjakovën, Rahovecin, Kaçanikun, Shtimen, Fushë-Kosovën, Obiliqin dhe Besianën. Në këto Komuna, votuesit tanë e kanë ngacmuar mentalitetin e vjetër dhe nesër më 14 nëntor është koha që ta zëvendësojnë krejtësisht, me një mundësi të re. Kjo është rruga e VETËVENDOSJE!-s.

Në Prizren e Besianë duhet të vazhdohen punët e mira që kanë nisur dhe të kryhen shumë të tjera. Kurse në 10 komunat e tjera ku kandidatët e Lëvizjes janë në garë, qytetarët po duan t’i heqin rropullitë nga qeverisja e stërgjatë me përplot gabime. Mjaft më! Askush nuk po do të kthehet në të kaluarën e errët komunale. Koha është që t’i bëjmë zgjedhjet e duhura. Të vendosim për qytete të jetueshme, plane të zbatueshme e projekte të dobishme për qytetarët.

Niveli komunal e ka maskuar keqpërdorimin nën petkun e asaj që korrupsioni ndodh më shumë lart, atje larg në institucione qendrore. Sikurse shumë punë të mira e me ndikim që mund të ndodhin vetëm në nivel lokal ku zhvillohet shumica e jetës sonë, edhe një pjesë e korrupsionit zhvillohet pikërisht nëpër Komuna. Prandaj, është e rëndësishme që kjo të ndalet siç është ndalur në nivelin qendror. Ky është hap i domosdoshëm për t’i hapë rrugë zhvillimit mëpastaj.

Komuna, kryetarët tonë të zgjedhur, kabineti dhe asambleistët do të jenë infrastruktura lehtësuese për përmirësimin e jetës. Këtu është qëllimi i politikës sonë – jeta. Siguria, qetësia, zhvillimi, atraksioni, lëvizja, shërbimi, kujdesi. A nuk janë këto mbështetje jetësore? Këto i synojmë në këto zgjedhje dhe kjo nuk është pak. Politikat lokale mund të bëjnë më së shumti dhe e kanë ndikimin më të shpejt e direkt te jeta e qytetarëve. Prandaj janë të rëndësishme. Prandaj edhe këto zgjedhje janë të tilla. Prandaj kemi më shumë se 144 arsye që ta votojmë këtë numër të dielën. Këto zgjedhje mbyllin këtë cikël fitoresh të VETËVENDOSJE!-s. Na bëjnë edhe më të qëndrueshëm, më të përkushtuar e angazhuar sepse na obligojnë më shumë.

LAJMI KRYESOR: Nesër votohet! Kosova sot në heshtje zgjedhore

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet lokale ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021 albin kurti zgjedhjet lokale ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021

Sondazh

Poll
Bota 12 Nëntor 2021, 21:56

Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian. Kremlini tha se dër...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj