LIVE UPDATES
Bota

Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

12 Nëntor 2021, 21:56 Nga DOSJA
Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian. Kremlini tha se dërgimi i trupave ka të bëjë me një stërvitje të përshpejtuar. Por kjo lëvizje përkon edhe me shtimin e forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ndërsa veprimi po shton alarmin tek evropianët dhe Shtetet e Bashkuara.

Moska është akuzuar se ka ndihmuar aleatin e saj, udhëheqësin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko, për orkestrimin e kalimit të migrantëve në Poloni, si një formë ‘lufte hibride’ kundër Bashkimit Evropian dhe provokim ndaj bllokut. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë biseduar me aleatët e NATO-s lidhur me mundësitë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për të gllabëruar pjesë të tjera të Ukrainës, siç bëri në vitin 2014 kur aneksoi Krimenë.

Më herët këtë javë, kryediplomati amerikan Antony Blinken tha se, “Nuk kemi qartësi rreth qëllimeve të Moskës, por e dimë si vepron ajo. Shqetësimi ynë është se Rusia mund të bëjë një gabim serioz duke u përpjekur të përsërisë atë që bëri në vitin 2014, kur grumbulloi forca përgjatë kufirit, u fut në territorin sovran të Ukrainës dhe pretendoi në mënyrë të rremë se ishte provokuar.”

Por nga ana tjetër, zyrtarët rusë mohojnë se shtimi i trupave në kufirin me Ukrainën ose dërgimi i parashutistëve në Bjellorusi është i pazakontë apo agresiv.

Një njësi e parashutistëve rusë do të praktikojë më 12 nëntor zbarkimin në një territor të panjohur në rajonin Hrodna të Bjellorusisë si pjesë e stërvitjeve për të inspektuar gatishmërinë luftarake të parashutistëve”, tha përmes një deklarate të premten Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dërgoi në Moskë drejtorin e CIA-s William Burns, për të theksuar shqetësimet amerikane mbi lëvizjet ushtarake dhe krizën e migrantëve në rritje, të shoqëruar me një luftë të ashpër fjalësh, akuzash dhe protestash diplomatike mes Bjellorusisë dhe Polonisë. Polonia, Lituania dhe Latvia kanë forcuar kufijtë e tyre me Bjellorusinë në përpjekje për të ndaluar kalimin e turmave të mëdha të migrantëve.

Këto vende e akuzojnë Lukashenkon për krijimin e krizës së migrantëve si hakmarrje ndaj Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë lidhur me zgjedhjet e debatuara dhe shtypjen e egër të protestave që sfidonin legjitimitetin e sundimit të Lukashenkos. Zgjedhjet u konsideruan gjerësisht të manipuluara. Presidenti Lukashenko e ka mohuar me gjysëm zëri se ai po kërkon të shantazhojë Evropën duke u përpjekur të nxisë një krizë migrantësh, por tha se po reagonte ndaj presionit të huaj.

“Ne nuk po shantazhojmë askënd me migracion të paligjshëm”, u tha ai gazetarëve në Pallatin e Pavarësisë në Minsk në muajin gusht. “Ne nuk po kërcënojmë askënd. Por ju na keni vënë në rrethana të tilla që jemi të detyruar të reagojmë. Dhe ne po reagojmë.”

Vetëm në muajin tetor, Polonia regjistroi 15,000 tentativa për kalime të paligjshme të kufirit. Polonia dislokoi javën e kaluar 2,500 trupa të tjera në kufi, duke e çuar në 10,000 numrin e ushtarëve që patrullojnë kufirin.

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Piotr Wawrzyk, tha: “Veprimet e ndërmarra nga autoritetet bjelloruse në javët e fundit kanë shenja gjithnjë e më të dukshme të një tensionimi të qëllimshëm”. Të paktën 2,000 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë bllokuar në kufi në temperatura të acarta. Disa janë ankuar se janë rrahur nga rojet kufitare polake ndërsa i detyruan të kthehen mbrapsht në Bjellorusi. Organizatat humanitare kanë kritikuar si Poloninë ashtu edhe Bjellorusinë.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bjellrusi rusi bjellrusi rusi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës